Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumWww.Nur-Islam.TLatest imagesRegjistrohuidentifikimi
Radio NurIslami

 

 Mbulesa ėshtė nėnshtrim ndaj urdhrave tė Allahut

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Admin



Numri i postimeve : 187
Join date : 10/07/2008
Location : Gjilan

Mbulesa ėshtė nėnshtrim ndaj urdhrave tė Allahut Empty
MesazhTitulli: Mbulesa ėshtė nėnshtrim ndaj urdhrave tė Allahut   Mbulesa ėshtė nėnshtrim ndaj urdhrave tė Allahut Icon_minitime12.07.08 14:30

Besimtare e vėrtetė dhe e devotshme ėshtė ajo femėr e cila i nėnshtrohet urdhrave tė Allahut subhanehu ue teala dhe tė tė Dėrguarit tė Tij, paqja dhe bekimi i Allahut qoftė mbi tė, dhe nuk shikon anash se ēka do tė thonė njerėzit pėr tė. E, nuk i lejohet ndonjė besimtari apo besimtareje tė shikojė ndonjė zgjidhje tjetėr. Allahu subhanehu ue teala thotė: "Kur Allahu ka vendosur pėr njė ēėshtje, ose i Dėrguari i Tij, nuk i takon (nuk i lejohet) asnjė besimtari dhe asnjė besimtareje qė nė atė ēėshtje tė tyre personale tė bėjnė ndonjė zgjidhje tjetėrfare. E kush e kundėrshton Allahun dhe tė Dėrguarin e Tij, ai ėshtė larguar shumė larg sė vėrtetė." (El Ahzab, 36)
Shejh Abdurrahman Es-Sadi (njė prej komentuesve tė Kuranit), kur e komenton ajetin e lartpėrmendur, "nuk i takon (nuk i lejohet) asnjė besimtari dhe asnjė besimtareje", thotė: “Kjo nėnkupton se njė person i cili e ka quajtur veten besimtar apo thotė se ka iman nė zemrėn e tij, duhet tė vrapojė drejt veprave tė mira qė e kėnaqin Allahun subhanehu ue teala dhe tė Dėrguarin e Tij dhe tė largohet nga veprat qė e hidhėrojnė Allahun subhanehu ue teala dhe tė Dėrguarin e Tij, t’i kryejė urdhrat e Allahut dhe tė tė Dėrguarit tė Tij dhe tė largohet nga ndalesat e Allahut dhe tė tė Dėrguarit tė Tij.
E, nuk i takon njė besimtari dhe besimtareje, "Kur Allahu ka vendosur pėr njė ēėshtje, ose i Dėrguari i Tij... qė nė atė ēėshtje tė tyre personale tė bėjnė ndonjė zgjidhje tjetėrfare", pra qė tė shikojnė se a ta kryejnė atė urdhėr apo jo. Ēdo besimtar dhe besimtare e di se i Dėrguari, paqja dhe bekimi i Allahut qoftė mbi tė, ka mė pėrparėsi pėr tė sesa edhe vetja e tij, prandaj mos ta bėjė epshin e tij pengesė mes tij dhe urdhrave tė Allahut subhanehu ue teala dhe tė tė Dėrguarit tė Tij.
"E kush e kundėrshton Allahun dhe tė Dėrguarin e Tij, ai ėshtė larguar shumė larg sė vėrtetės", ėshtė larguar larg sė vėrtetės sepse ai ėshtė larguar nga rruga e vėrtetė e cila tė ēon drejt mirėsisė sė Allahut subhanehu ue teala, ėshtė larguar nga kjo rrugė e vėrtetė nė njė rrugė e cila tė ēon nė njė dėnim tė dhimbshėm (Tefsir Es-Sa'di f. 612).

Oj motėr muslimane, a je prej atyre tė cilat kanė dėshirė tė shkojnė nė xhenet, apo je prej atyre qė me vetėdėshirė shkojnė nė xhehenem? Nėse ia parashtron kėtė pyetje secilės, do tė tė pėrgjigjet me fjalėt: -Kush nuk ka dėshirė tė hyjė nė xhenet?!
Mirėpo dije se i Dėrguari, paqja dhe bekimi i Allahut qoftė mbi tė, nė hadithin qė transmeton Ebu Hurejra, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, ka thėnė: "Krejt umeti (populli) im do tė hyjė nė xhenet, pėrveē ata qė nuk dėshirojnė." I thanė tė pranishmit: “E kush ėshtė ai i cili nuk dėshiron, o i Dėrguar i Allahut?” I Dėrguari, paqja dhe bekimi i Allahut qoftė mbi tė, tha: "Ai i cili mė nėnshtrohet mua (urdhrave tė mia), do tė hyjė nė xhenet, kurse ai i cili nuk i nėnshtrohet urdhrave tė mia, ka refuzuar (tė hyjė nė xhenet)." Buhariu 7280.
Oj motėr muslimane, a nuk dėshiron tė hysh nė xhenet, a nuk dėshiron qė tė shpėtosh nga zjarri i xhehenemit? Ti me vetėdėshirė dėshiron tė shkosh nė xhehenem! A nuk e di se Allahu subhanehu ue teala tė ka obliguar tė mbulohesh me mbulesėn islame?
Allahu subhanehu ue teala thotė: "Thuaju edhe besimtareve tė ulin shikimin (nga tė vėshtruarit e gjėrave tė ndaluara) dhe t’i mbrojnė vendet e trupit tė tyre si dhe tė mos i nxjerrin hapur zbukurimet e tyre pėrveē asaj qė ėshtė e dukshme dhe tė vėnė shamitė mbi kraharorin e tyre, e tė mos i shfaqin zbukurimet e tyre pėrveē ndaj bashkėshortėve tė tyre, baballarėve tė tyre, ose ndaj vjehrrave tė tyre, ndaj bijve tė tyre ose bijve tė burrit, ndaj vėllezėrve tė tyre ose djemve tė vėllezėrve dhe djemve tė motrave tė tyre, ndaj grave (muslimane, motrave nė Islam) ose robėreshave qė i kanė nė pronėsinė e tyre, ose shėrbyesve tė moshuar e tė pamundur, ose fėmijėve tė vegjėl, qė nuk u zgjohen ndjenja turpi nga tė parėt e gjinisė tjetėr. Dhe tė mos kėrcasin me kėmbė qė tė shfaqin ēfarė fshehin nga stolitė e tyre. Dhe qė tė gjithė ju lutni Allahun qė t’ju falė tė gjithėve, o besimtarė, qė tė mund tė jeni tė fituar." (En-Nur, 31)
"O Pejgamber! Thuaju bashkėshorteve tė tua dhe bijave tė tua edhe bashkėshorteve tė besimtarėve tė lėshojnė vellon (mbulesėn) e tyre mbi gjithė trupin e tyre. Kjo do tė ishte mė e mirė qė ato tė mund tė dallohen (si gra tė ndershme) qė tė mos i shqetėsojė (e ngacmojė) askush. Dhe Allahu ėshtė gjithnjė Falės i madh, gjithnjė Mėshirėplotė." (El Ahzab, 59)
Ėshtė transmetuar nga Safijeh bint Shejbah, se Aishja, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, thoshte: "Kur u shpallėn fjalėt: "dhe tė lėshojnė vellot e tyre mbi xhujubihinna (mbi trupin, fytyrėn, qafėn dhe kraharorin e tyre)", ato morėn izarėt (lloj i veshjes) e tyre dhe i grisėn nė kėndet e tyre dhe mbuluan fytyrat e tyre me to." Transmetuar nga Buhariu, 4481.
Transmetimi tjetėr nga Ebu Davudi (4102): "Allahu i mėshiroftė gratė e muhaxhirėve. Kur Allahu shpalli fjalėt: "dhe tė lėshojnė vellot e tyre mbi xhujubihinna (mbi trupin, fytyrėn, qafėn dhe kraharorin e tyre)", ato grisėn pjesėn mė tė trashė tė aproneve (lloj i veshjes) sė tyre dhe mbuluan fytyrat e tyre me to."
A nuk e ke dėgjuar hadithin nė tė cilin i Dėrguari, paqja dhe bekimi i Allahut qoftė mbi tė, thotė: “Janė dy lloje njerėzish nga banorėt e xhehenemit,tė cilėt unė nuk i njoh: njerėzit me kamxhik nė dorė si bisht viēi, me tė cilėt rrahin popullin, dhe gratė me rroba tė tejdukshme, me lėvizje trupi. Nė kokė kanė diēka tė ngjashme me kokėn e devesė. Ky lloj nuk do tė hyjė nė xhenet dhe as qė do tė nuhasė erėn e tij, edhe pse kjo erė mund tė hetohet nga njė largėsi e madhe.” Muslimi.
Nė kėtė hadith, i Dėrguari Muhamedi, paqja dhe bekimi i Allahut qoftė mbi tė, ka cilėsuar gratė tė cilat dalin tė zhveshura apo tė veshura, mirėpo veshjen e kanė tė tejdukshme, se nuk do tė hynė nė xhenet e as erėn e xhenetit nuk do ta ndiejnė, edhe pse era e xhenetit ndihet nga largėsi e madhe.
A dėshiron tė jesh prej kėtij grupi grash? A nuk ka ardhur koha qė tė pendohesh sinqerisht tek Allahu subhanehu ue teala dhe tė mbulohesh me mbulesėn islame?
Prandaj, i kėshilloj tė gjitha motrat muslimane qė t’i nėnshtrohen urdhrave tė Allahut subhanehu ue teala dhe tė Pejgamberit tonė, Muhamedit, paqja dhe bekimi i Allahut qoftė mbi tė, dhe tė mos kėrkojnė zgjidhje tjetėr, nėse janė prej atyre qė dėshirojnė xhenetin.
E lusim Allahun subhanehu ue teala qė tė na i falė mėkatet tona, tė prindėrve tanė dhe tė gjithė besimtarėve dhe besimtareve deri nė Ditėn e Gjykimit.


Pėrgatiti: Eroll Nesimi
9.5.2008
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://nur-islam.forummotion.com
 
Mbulesa ėshtė nėnshtrim ndaj urdhrave tė Allahut
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» HIXHABI-Mbulesa ne Islam
» Kujtimi i Allahut-Microsoft Windows 95/98/2000/Me/NT/XP
» Fyrje ndaj Muhamedit a.s.-Video

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: FEJA ISLAME - Forumi gjeneral :: Fikh-
Kėrce tek: