Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumWww.Nur-Islam.TLatest imagesRegjistrohuidentifikimi
Radio NurIslami

 

 RENDESIA E EZANIT NE ISLAM

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Admin



Numri i postimeve : 187
Join date : 10/07/2008
Location : Gjilan

RENDESIA E EZANIT NE ISLAM Empty
MesazhTitulli: RENDESIA E EZANIT NE ISLAM   RENDESIA E EZANIT NE ISLAM Icon_minitime12.07.08 14:31

RENDESIA E EZANIT NE ISLAM

Edhe thirrjen(ezanin)tuaj pėr namaz ata e marrin pėr tallje e loje.Me kėte vėrtetojnė se janė qė nuk kuptojne.(El-Maide)

Nė fillim tė shpalljes sė Islamit dhe organizimit tė xhematit-bashkėsisė,si dhe kryerjes sė namazit bashkėrisht me xhemat,kishte shumė propozime pėr fillimin e kryerjes sė namazit dhe ne fund hazreti Omeri r.a., si thuhet tek Buhariu propozoi:
"Pse nuk dėrgon njė njeri i cili do tė thėrrasė rregullisht pėr namaz?.Pastaj Resulullahi a.s. tha:"O Bilall ēohu dhe thirre ezanin pėr namaz".
Prej atėher e deri mė sot nė mbarė botėn thirret ezani nė tė njėjtėn mėnyrė.Ezani thirret publikisht pėr tė treguar fillimin e kohėve tė namzit sikur shfaqen shtrėngata,zėnka,breshėr,pushtimi i ndonjė qyteti apo krahine,para hytbesė sė xhumasė etj.
El Kurtubiu si dhe shumė dijetarė tė tjerė,thonė:
"Ezani ėshtė me tekst tė shkurtėr,porse ka kuptim shumė tė thukėt dhe me pėrmbajtje tė mėsimeve themelore islame.Ai fillon me madhėrimin e Allahut xh.sh qė do tė thotė shprehje e ekzistencės sė Tij ,falenderim pėr ekzistimin vetėm tė Tij dhe refuzim tė ekzistimit tė ēfardoshoqi tė Tij,pranimin e pejgamberllėkut tė Muhamedit a.s.,pastaj thirrje pėr kryerjen e namazit nė kohė tė duhur,pėr dėgjueshmėri dhe falenderim ndaj Krijuesit pėr tė gjitha tė mirat ndaj nesh,thirrje pėr fat dhe shpėtim nė tė dy botėt.Pėrsėritja e fjalėve tė ezanit na kujton ringjalljen e jetės nė botėn e ardhshme,sidomos nė rėndėsinė e besimit nė pėrmbajtjen e secilės fjali tė tij".
Transmetohet nga Ebu Hurejre r.a. se Pejgamberi s.a.v.s. ka thenė:
"Sikur ta dinin njerezitė ēka kanė pėr thirrjen e ezanit dhe falje nė rendin e parė tė xhematit, edhe sikur mundėsinė e vetme pėr tė arritur kėtė ta gjenin nė hedhjen e shortit(tėrheqja e shigjetės),ata do ta hidhnin;sikur tė dinin pėr rėndėsinė e faljes sė drekės(nė qastet e para tė fillimit tė saj),do tė bėnin gara pėr tė,e sikur te dinin krejt qka kanė nė jaci dhe sabah do tė shkonin nė ato,qoftė edhe duke u zvarritur".Muhamedi a.s. kur udhėtoi natėn e Miraxhit dhe kur arriti nė Kudsi-Sherif,ezanin e thirri Xhebraili a.s,nė Mesxhidi Aksa u ndalėn dhe falėn namaz,e Muhamedi a.s. ishte imam,kurse pas tij u falėn melekėt dhe Pejgamberėt e Zotit."
Nė tė gjitha vendbanimet nė botė ku jetojnė muslimanėt,ēdo ditė dėgjohet zėri i myezinit,mė tė cilin proklamohet publikisht njėsia e Allahut xh.sh.Me madhėshitinė e Tij tė paarritur,thirren besimtarėt nė xhemat,nė unitet dhe shpėtim.
Fatėkeqėsisht ndaj kėtij zėri e thirrjeje ka edhe tė tillė qė mbeten tė shurdhėr pa e kuptuar rėndėsinė e fjalėve dhe thirrjve tė mėdha tė ezanit.
"Thuaj,o ithtarė tė librit,a na e shihni pėr tė metė vetėm pse e besuam Allahun;besuam atė qė na zbriti neve dhe atė qė zbriti mė parė!S'ka dyshim shumica jush janė tė shfrenuar"(El-Maide:59)
Ezani ėshtė aq me pėrmbajtje tek Allahu xh.sh,saqė Resulullahi s.a.v.s. ka thėnė:"Duaja(lutja) e bėrė me rastin e thirrjes sė ezanit dhe duaja me rastin e qėndrimit nė safat e parė tė xhematit nė emėr tė Allahut xh.sh,janė duatė e besimtarit tė vėrtet,tė cilat nuk do tė refuzohen".
Hattabi,njėri nga dijetarėt e mėdhenjė,konsideron se thirrja e ezanit ėshtė simbol i fesė Islame dhe se ėshtė obligim i myslimanėve qė nuk bėn ta lėnė.
Vlera dhe rėndėsia e ezanit shihet nga kėto fjalė tė Pejgamberit a.s:
"Allahu xh.sh. do ti lirojė nga dėnimi i varrit tre persona:myezinin,shehidin(dėshmorin) dhe atė qė vdes ditėn e premte ose natėn e sė premtes".
Kush e pėrserit atė qė thotė myezini gjatė thirrjes sė ezanit,do tė ketė shpėrblim sikurse ai.
Nė ditėt e konsultimeve pėr mėnyrėn e shpalljes sė kohėve tė namazit Ebu Abdullah b. Zjedi nga fisi Hazrexh,njė natė kishte ėndėrruar,dhe ėndėrren ia tregoi Pjegamberit s.a.v.s.:
"Pranė meje kaloi njė njeri i veshur me dy pallto tė gjelbra e me njė kėmbanė nė dorė dhe i thashė:
"O robi i Zotit,a do tė mė shesėsh atė kėmbanė?
-C'do tė bėje me tė?-pyeti ai.
-Duke i rėnė kėmbanės do tė shpallim faljen e pėrbashkėt tė namazit-iu pėrgjgija.
-A do tė udhėzoj pėr diqka mė tė mirė se kjo?-tha ai-Gjithsesi-iu pėrgjigja,kurse ai mu pėrgjgij:
-Tė thuash "Allahu Ekber-Allahu ėshtė mė i madhi,katėr herė.Pastaj njeriu i veshur mė tė gjelbra,shqiptoi nga dy herė:
Eshhedu en la ilahe il-lell-llah-dėshmoj se nuk ka Zot tjetėr pos Allahut.
Eshhedu enne Muhammeden resulullah-dėshmoj se Muhamedi a.s. ėshtė pejgamber i Allahut.
Haj ale-s-salah-ejani nė namaz
Haj ale-l-felah-ejani nė shpėtim.
Allahu ekber-Allahu ėshtė mė i madhi.
Pastaj njė herė:
La ilahe il-lell-llah-nuk ka Zot tjetėr pos Allahut.
Pejgamberi a.s. vėrtetoi se ajo ishte ėndėrr e vėrtet dhe i tha qė tė shkosh tek Bilalli dhe tė thėrriste ezanin me kėto fjalė sepse ka zė tė bukur dhe tė fortė.
Prej asaj kohe e deri nė ditėt tona,kėto fjalė dėgjohen nė tė gjitha anėt e botės e poashtu edhe tek ne.Secilit mysliman qė kontribuon nė ndėrtimin,mirėmbjatjen dhe funksionimin e xhamive,ezani i kujton se nė atė minare tė mrekullueshme ka edhe elemente tė tij tė ndėrtuara dhe nė bazė tė atyre elementeve ngrihet zėri i zemrės sė tij me madhėshtimin e Allahut xh.sh..Mendohet se nuk ka asnjė moment nė 24 orėt qė tė mos thirret njė ezan nė mbarė botėn.Allahu xh.sh, nė Kur'an porosit:
"E kush ėshtė nė rrugė mė tė mirė se ai qė thėrret nė rrugėn e Allahut,qė kanė bėrė vepra tė mira dhe qė thotė:"Unė jam prej myslimanėve".(Fussilet:33)
Kurse Muhamedi s.a.v.s. ka thėnė:"Pėr personin qė ka thirrur ezanin nė ditėn e gjykimit,do tė deshmojnė edhe njerėzitė e edhe xhinėt,toka dhe deti si dhe tė gjitha bimėt dhe pemėt".
Ebu Hurejre ka thėnė:"Personi qė e dėgjon ezanin dhe nuk i pėrgjigjet thirrjes,ka bėrė gabim ashtu sikurse ti derdhte vetes nė vesh plumb tė shkrirė."
Transmetohet nga Shuajb b. Ebu Hamze nga Muhammed b. Munkediri,e ky nga Xhabir b. Abdullahu se pejgamberi s.a..v.s. ka thėnė:"Kush shqipton pas tė dėgjuarit tė ezanit:
"Zoti im,Zot i kėsaj thirrjeje tė pėrsosur dhe lutjes sė pėrhershme,jepi Muhamedit pozitė,shkallė tė lartė dhe dėrgoje nė vendin e lavdėruar qė ia ke premtuar"-e meriton ndihmesėn time ditėn e gjykimit.(Buhariu)
Ezani ėshtė simbol i Islamit,zė vend tė rėndėsishėm nė jetėn e besimtarve nė mbarė botėn islame.Pra, nga qindra,minare nė botė,ēdo ditė 5 herė jehon ezani.Ezani tingėllon nė ajėr,jehon nė lugina,kalon nėpėr bjeshkė,lumenjė dhe thėrret pėr namaz,pėr shpėtim.Kurse tė gjithė ata qė nuk e kane ndotur shpirtin e zemrat e mbyllura,duke dėgjuar fjalėt e thirrjes sė aktin mė madhėshtor nė jetėn e besimtarit,i afrohen Allahut tė madhėrishėm,Atij i Cili prej asgjėje krijoi gjithqka.Kėto fjalė tė ezanit gjithmonė kanė futur gėzim dhe freski nė jetėn e muslimanit,dhe zgjojnė zemrat e kotura e inkurajojnė pėr hulumtimin e urdhėrave tė Allahut xh.sh .Ezani ėshtė njė prej faktorėve qė ringjall Islamin dhe i zgjon myslimanėt.
Ta kujtojmė Tarik ibni Zijadin,i cili me anije kaloi nė Anduluzi
(Spanjė),nė kodrėn qė sipas tij ėshtė quajtur Xhebeli Tarik(Gjibraltar),sepse po aty afėr detit ėshtė thirrur ezani i parė .Kjo ndodhi nė fillim tė shek VIII.
Prej atėher e deri mė sot ,janė ngritur minare tė mėdha pėr tu transmetuar fjalėt mė madhėshtore tė ezanit-Allahu ekber.
Ezani pėr myslimanėt ka qenė gjithmonė shpresė,gėzim,qetėsi dhe fat.Duke shqiptuar 4 herė fjalėt Allahu ekber,besimtari kėtė fjalė e drejton nė 4 anėt e botės,e pėr kėtė do tė dėshmojnė natyra,njerėzit,melekėt dhe xhinėt.Duke dėgjuar fjalėt e larta tė ezanit do ti pėrballojmė mė lehtė vėshtėrsitė me tė cilat do tė ndeshemi nė jetė.Fjalėt Allahu ekber jehojnė nga qindra miliona fyta tė besimtarėve nė ditėt e bajrameve si dhe nė tubime madhėshtore tė haxhit,atėher kur shqipton kori disamilionėsh i haxhinjėve.
Me anė tė ezanit besimtarėt thirren pėr namazin e pėrbashkėt nė xhami,nga e cila buron arsimimi,kultura dhe civilizmi islam.Dijetarėt e mėdhenjė islam si :Ebu Hanife,Shafiu,Maliku,Hambeli,Gazaliu,Ibni Ruzhdiu,ibni Sina,ibni Haldun e shumė tė tjerė mėsuan dhe studiuan nėpėr xhami,ligjėruan nė to dhe kėshtu pėrhapėn mėsimet dhe shkencat e tjera islame.Secili vend,fshat,lagje dhe qytet,ku gjenden xhamitė,mesxhidet dhe institucionet e tjera islame,kaplohet nga bekimi dhe mėshira e Allahut xh.sh..E ai qė thėrret-myezini,do tė ketė shpėrblim tė madh.Transmetohet nga Ebu Hurjre se Muhamedi a.s ka thėnė:"Pas pejgamberėve dhe shehidėve(dėshmorėve),uniformėn e xhenetit,i pari do ta veshė Bilalli r.a. dhe tė gjithė myslimanėt e mirė qė kanė qenė myezinė."
Se ėshtė kusht qė myezini ta ketė zėrin e mirė,shihet nga fjalėt e Ebu Hanifese r.a. i cili me rastin e faljes sė namazit nė njė xhami ,u interesua pėr myezinin qė kishte thirrur ezanin,sepse ai kishte pasur zė jo tė bukur.Kur erdhi myezini e pyeti se sa e paguanin si myezin,e ai ishte pėrgjigjur se kėtė e bėnte pėr hir tė Allahut xh.sh."Pasha Allahin,mos do ta largosh edhe kėtė numėr tė vogėl tė xhematit nga xhamia "-tha ai.
Allahu le ti mbushė zemrat e myslimanėve me ndjenja dashurie pėr ezanin,i cili do tė mbajė tė bashkuar deri nė ditėn e gjykimit.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://nur-islam.forummotion.com
 
RENDESIA E EZANIT NE ISLAM
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Poezi-Thirrja e ezanit!- Genc Rexhepi

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: FEJA ISLAME - Forumi gjeneral :: Fikh-
Kėrce tek: