Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumWww.Nur-Islam.TLatest imagesRegjistrohuidentifikimi
Radio NurIslami

 

 Shehadeti-Kuptimi i fjales La-ilahe il-lallah

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Admin



Numri i postimeve : 187
Join date : 10/07/2008
Location : Gjilan

Shehadeti-Kuptimi i fjales La-ilahe il-lallah Empty
MesazhTitulli: Shehadeti-Kuptimi i fjales La-ilahe il-lallah   Shehadeti-Kuptimi i fjales La-ilahe il-lallah Icon_minitime12.07.08 14:00

Me tė vėrtet shtylla e parė prej shtyllave tė Islamit ėshtė dėshmia se nuk ka tė adhuruar tjetėr me tė drejtė veq Allahut dhe se Muhamedi a.s ėshtė rob dhe i dėrguari i Tij.Ky ėshtė themeli mbi tė cilin ngrihen tė gjitha shtyllat e tjera tė Islamit dhe dispozitat e tij.Nėse kjo shtyllė ėshtė e fortė dhe e shėndoshė do ti vlenin tė gjitha punėt e tjera tė njeriut dhe do tė ishin te pranueshne tek Allahu.E nėse kjo shtyllė nuk do tė ishte e pranishme tek dikush,nuk do ti pranohej asnjė punė tjetėr.Si shembullii atij njeriu tė etur nė shkretėtirė qė sheh nga larg njė imazh oazi(me uje)e kur shkon atje nuk sheh gje.Ose hiri i zjarrit qė e shpėrndan stuhia.E nėse mungon kjo shtyllė tek dikush ai jeton njė jetė tė vėshtirė e nė botėn tjetėr nuk fiton asgjė veē pendimit e humbjes. Dy dėshmitė kanė domethėnien dhe gjėrat qė lidhen me to.Kjo fjalė duhet shqiptuar duke ia ditur kuptimin,si dhe duhet punuar me ato qė i kėrkon kjo fjalė,e nėse nuk plotėsohen kėto kushte nuk ka dobi shqiptimi i saj sa do i shpeshtė qoftė.Domethėnia e fjalės La il-lahe i-la llah,ėshtė vėrtetimi se nuk meriton askush tjetėr tė adhurohet veq Allahut,dhe cdo gjė tjetėr me Tė ėshtė e kotė sic thotė ajeti i 30 i sures Llukman"Kjo (dokumenton) se Allahu ėshtė Ai i vėrteti dhe se ajo qė ata adhurojn veq Tij ėshtė e kotė(gėnjeshtėr),e Allahu ėshte Ai i Larti i Madhi" Ajo qė lidhet me fjalėn La il-lahe i-la llah ėshtė veqimi i Allahut nė adhurim e tė mos adhurosh me Tė asgjė.Nėse thua La il-lahe i-la llah,ke shfaqur distancimin nga gjdo gjė qė adhurohet veq Allahut dhe ke vendosur ta adhurosh Allahun tė vėtėm,tė veprosh qfarė tė urdhėron dhe tė largohesh nga ajo qe tė ndalon kjo fjalė.Mushrikėt e Mekes e kishin kuptuar mjaftė mirė se kur Muhamedi a.s i thoshte:thuani La il-lahe i-la llah ,kjo pėr ta nėnkuptonte jo vetėm tė adhuronin Allahun por edhe ta braktisnin adhurimin ndaj putave.Prandaj ata nuk e shqiptuan dhe e mohuan kėte fjalė duke thėnė:A mendoni ai ti bėj zotat njė Zot? Vėrtet kjo ėshtė njė gjė e quditshme.Paria nga mesi i tyre shkoi duke i thėnė njėri tjetrit;vazhdoni tė jeni tė qėndrueshėm nė adhurimin e zotave tuaj, sepse kjo ėshtė njė gjė e kurdisur.Ne nuk kemi dėgjuar diqka tė kėtille nė popullin e fundit ;kjo nuk ėshtė gjė tjetėr veq njė trillim!"Sure Sad ajeti5-7 Domethėnia e La il-lahe il-la llah, i bėri zotat njė Zot tė vetėm dhe e largoi adhurimin e gjdo gjėje tjetėr me Tė.Mushrikėt e asaj kohe tė cilėt ishin arab dhe njihnin mirė gjuhėn e tyre e kuptuan domethėnien e kėsaj fjale,kurse adhuruesit e varreve sot nuk e kuptojnė domethėnien e La il-lahe il-la llah,dhe nuk i veprojnė ato qė i kėrkon kjo fjalė .Pėr kėte arsye e shqiptojnė shehadetin por i adhurojnė tė vdekurit .Mushrikėt e parė e kishin kuptuar domethėnien e La il-lahe il-la llah,mė mirė se adhuruesit e varreve qė edhe pse e shqiptojnė kėtė fjalė,pėrsėri u drejtohen tė tjerėve vec Allahut duke iu lutur Aliut Hysejnit,Abdyl Kadrit etj veq tyre.U kėrkojnė ndihmė tė vdekurve pėr plotėsimin e nevojave dhe largimin e vėshtėrsive ,bėjnė tavaf tek varret e tyre,presin kubana pėr ta,atėher q'kuptim ka kjo fjalė per ta e c'dobi kanė prej kėsaj?Por me tė vėrtet ata janė popull qė nuk logjikojn.
Thotė Allahu nė Kur'an " E harruan Allahun e Allahu i harroi ata" sure Teube 67 si dhe ajeti 37 po nė suren EL TEUBE"...atyre u janė hijeshuar veprat e tyre tė kėqija.Po Allahu nuk e vė nė rrugė tė drejtė popullin mohues".
Prej asaj qė kėrkon dėshmia La il-lahe il-la llah ,ėshtė kryereja e fjalės e cila ėshtė shtylla e dytė e islamit pas dy dėshmive.Thotė Allahu nė suren Et Teube ajeti 11" Po, nėse ata pendohen e falin namazin ,e japin zekatin,atėher i keni vėllezer nė fe.Ne sqarojmė argumentet pėr ata njerėz qė kuptojnė."
Gjithashtu prej atyre c'ka kėrkon kjo fjalė ėshtė dhėnia e zekatit,agjėrimi i Ramazanit,shkuarja nė haxh nėse ka mundėsi,kėrkon ti kryesh tė gjitha obligimet e fesė dhe tė lėsh gjėrat e ndaluara.Iu thua njė herė Hasan El Basriut r.a se disa njerėz thonė:kush thotė La il-lahe il-la llah,hyn nė xhenet.Ai tha:Kush thotė LA IL-LAHE IL LLAH,ia jep asaj tė drejtat e veta dhe kryen obligimet qė ka ndaj saj hyn nė xhenet.Kur u pyet Uah bin Munbih se a ėshtė fjala LA IL-LAHE IL- LA LLAH,celsi i xhenetit? Ai the:Po, porse cdo celės ka dhėmbė, e nėse vjen me celėsin me dhembė e hap derėn,e nėse e ke pa dhėmbė nuk e hap dot.Ashtu sikurse shirku i madh e kundėrshton dhe e mohon fjalėn LA IL-LAHE IL-LA LLAH,ashtu edhe gjynahet e pakėsojnė shpėrblimin e kėsaj fjale tek njeriu,nė varėsi tė gjynahit qė ky njeri vepron.Kėrkohet prej muslimanit qė kur ta thotė kėtė fjalė ta dijė kuptimin e saj dhe tė veproj me atė qė kėrkon kjo fjalė,qoftė nė pamjen e mbrendshme apo te jashtme.Gjithashtu tė pėrqėndrohet nė tė.Allahu thotė nė suren ZUHRUF ajeti i 80 "Ata qė i adhuruan pos tij,nuk mund tė ndėrmjetesojnė pėr veq kush e dėshmoi tė vėrtetėn e ata e dinė."kuptimi i fjalės dėshmoi tė vėrtetėn,do tė thotė:tha LA IL-LAHE IL-LA LLAH.Ndėrsa kuptimi i fjalės ,"e ata e dinė"e dinė zemrat e tyre pėr cka dėshmuan gjuhėt e tyre.Pra kini frikė Allahun,mėsojeni dhe dijeni kuptimin e fjalės LA IL-LAHE IL-LA LLAH,dhe punoni atė qė ajo kėrkon.Dijeni se nuk mjafton vetėm shqiptimi i saj pa e ditur kuptimin e saj,pa besuar atė qė ajo tregon dhe pa e vepruar atė qė ajo kėrkon.Vetėm shqiptimi nuk i benė dobi njeriut.Thotė Allahu nė suren ENBIJA ajeti25"nuk kemi dėrguar asnjė tė dėrguar para teje vetėm se i kemi shpallur se nuk ka tė adhuruar tjetėr veq Meje,pra mė adhuroni."

Falendėrimi i takon Allahut i cili e dėrgoi profetin e Tij me udhėzim e me fenė e drejtė qė tė nzjerrė ata (fenė)triumfuese,e mjafton Allahu si dėshmitar.Dėshmoj se veq Allahut nuk ka Zot tjetėr qė me tė drejtė meriton tė adhurohet.Eshtė i Vetėm i pa shoq duke e pranuar kėtė e duke e njesuar (Allahun).Dėshmoj se Muhamedi a.s ėshtė rob dhe i dėrguari i Tij,falja e Allahut dhe paqja e Tij qofshin mbi tė,familjen dhe shokėt e tij.Kuptimi i fjalės Esh-shhedu enne muhemmede resulullah ėshtė pranimi se Muhamedi a.s ėshtė i dėrguar prej Allahut,e themi kėtė duke besuar me zemėr.Ajo qė kėkohet prej kėsaj dėshmie ėshtė:
1)-Bindja ndaj profetit qka ka urdhėruar.
2)-Besimi nė atė qė ka thėnė.
3)-Largimi prej asaj qė e ka ndaluar.
4)-Tė mos adhurohet Allahu vetėm se me atė mėnyre qė i dėrguari e ka adhuruar Atė.Pra nėse dėshmon se i dėrguari i Allahut bėhet obligim pėr ty t'i bindesh atij ne qfarė ka urdhėruar,dhe ti largohesh asaj qė e ka ndaluar.Ta besosh atė qė tregoi dhe lajmėroi pėr Allahun,pėr tė fshehtat,pėr tė kaluarėn qoftė apo pėr tė ardhmen ky njoftim.Tė mos afrohesh tek Allahu me ndonjė menyrė apo ibadet qė ėshtė jashtė mėnyrės sė ibadetit tė Muhamedit a.s.Domethėnė tu largohesh shpikjeve nė fe si dhe thėnieve tė cilat bien nė kundėrshtim me veprėn e tė dėrguarit a.s.Cdo njėrit nga njerėzit merret dhe i lihet thėnia me pėrjashtim tė Muhamedit a.s.Thotė Imam Maliku r.h:Cdo njeri prej nesh ėshtė refuzues apo i refuzuar pėrveq njeriut tė kėtij varri(d.m.th profeti a.s)Gjithashtu Imam Muhamed bin Idris Esh-SHafi r.h:"tė gjithė dijetarėt Islam ranė dakord se kujt i qartėsohet dicka prej sunetit tė Profetit a.s se takon atij qė ta lėrė atė prej thėnies sė dikujt".Poashtu ka thėnė Imam Ahmet bin Hambeli r.h:"Bėj qudi me njė popull qė mėsojnė transmetuesit e hadithit dhe vėrtetėsinė e tij pastaj marrin mendimin e Sufjanit(njė dijetar shumė i madhė,e Allahu nė Kur'an thotė:"...prandaj,le tė ruhen ata qė e kundėrshtojnė rrugėn e tij se ata do ti zė ndonjė telash (fitne),ose do t,i gadasė dėnimi i idhėt ".A e dini se cdo tė thotė telashe (fitne)e pėrmendur nė ajetin e mėsipėrm?El-fitne ėshtė shirku.Mbase personit i cili refuzon dicka prej thėnies sė profetit a.s,mund ti mbetet nė zemrėn e tij pakėnaqėsi,urrejtje dhe kjo ėshtė shkak qė se ky person tė largohet nga e vėrteta.Allahu nė Kur'an thotė:c'ka tju japė pejgamberi,merreni e cka t'ju ndaloi,pėrmbahuni dhe kini frikė Allahun, se Allahu ėshtė ndėshkues i ashpėr."Kini frikė Allahun e madhėruar,bindjuni Atij dhe dijeni se nė tė vėrtet fjala mė saktė ėshtė libri i Allahut e udhėzimi mė i mirė ėshtė ai i Muhamedit a.s.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://nur-islam.forummotion.com
 
Shehadeti-Kuptimi i fjales La-ilahe il-lallah
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» La ilahe il-la Allah Bazat dhe kushtet‏

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Shtyllat e fesė Islame :: Shehadeti-Deshmia-
Kėrce tek: