ForumWww.Nur-Islam.TPytėsoriLista AnėtarėveGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi
Radio NurIslami

Share | 
 

 La ilahe il-la Allah Bazat dhe kushtet‏

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
muslimone
Antar Fillestar/e
Antar Fillestar/e


Numri i postimeve : 62
Join date : 16/07/2010
Age : 28

MesazhTitulli: La ilahe il-la Allah Bazat dhe kushtet‏    17.07.10 1:31

E Lavdėrojmė Allahun e Lartėsuar dhe i dergojmė bekime dhe selame Muhamedit salallahu alejhi ue selem,familjes dhe shokėve tė tij tė nderuar.

Thotė Allahu i Madhėruar nė Kur'an:''Ne nuk kemi dėrguar tė dėrguar,pėrveq qė i kemi shpallur se nuk ka zot tė vėrtetė pėrveq Meje.Ndaj,mė adhuroni vetėm mua!''(Enbija,25)

Nė kėtė ajet qartazi precizohe fjala La ilahe il-la Allah dhe ėshtė e lidhur drejtpėrdrejt me adhurimin e Allahut:''...ndaj mė adhuroni vetėm Mua....Kjo na jep tė kuptojmė rėndėsinė qė duhet t'i kushtojmė kėsaj fjale nė mėnjyrė qė ta realizojmė kėtė adhurim ashtu siq ėshtė e kėrkuar nga ne.

Kjo fjalė fatkeqėsisht nė shumicėn e rasteve pėrkthehet dhe kuptohet gabimisht,kur pėrkthimi i saj pėrkufizohet nė thėnien:''Nuk ka Zot tjetėr pos Allahut...''.Kjo padyshim se ėshtė e vėrtetė,por asesi nuk duhet kėtu tė pėrfundojė kjo fjalė.Allahu i Madhėruar e ka pėrmendur se edhe idhujtarėt e Mekės e pranonin se vetėm Zoti ėshtė Krijues dhe se vetėm Ai ėshtė Furnizuesi dhe Sunduesi,mirpo kjo nuk u mjaftoi atyre tė mbrohen nga dėnimi i Allahut dhe nga pėrleshja me besimtarėt e drejtė.

Andaj duhet medoemos ta dijmė se kuptimi dhe pėrkthimi i drejtė i kėsaj fjale do tė mund tė pėrkufizohej nė atė qė vijon:''Nuk meriton tė adhurohet me tė drejtė askush pos Allahut...'''

Pėr tu thelluar nė kuptimin e kėsaj fjale dhe pėr ta pasur mė tė qartė se qka kėrkohet prej nesh me thėnien e kėsaj fjale,atėherė,na duhet medoemos qė nė vijim tė merremi me kushtet e kėsaj fjale.Kushte kėto,pėr tė cilat dijetarėt e mirėfilltė nė bazė tė leximit induktiv tė ajeteve dhe haditheve kanė ardhur nė pėrfundim se janė qenėsore pėr kėtė fjalė dhe rrjedhimisht,kjo fjalė nuk qėndron pa kushtet e saja.

Kėshtu,kur ėshtė pyetur dijetari i njohur Vehb Ibn Munebeh:''A nuk ėshtė fjala la ilahe il-la Allah qelės i xhennetit?!'',u pėrgjigj duke thėnė:''Po,mirpo secili qelės i ka dhėmbėt e tij nė bazė tė tė cilve hapet dera.''

Andaj,pasi qė ne e posedojmė qelėsin,duhet tė shikojmė se a i ka dhėmbėt adekuat pėr ta hapur derėn e Xhenetit,ngase sikurse edhe ėshtė e njohur,nėse dhėmbėt e qelėsit nuk janė nė pėrputhshmėri me ata tė derės qė synojmė ta hapim,ėshtė i kotė posedimi vetėm i qelėsit,ngase dera nuk do tė hapet.

Fillimisht duhet ta cekim se kjo dėshmi ngrihet mbi dy baza,tė cilat janė :

1.Mohimi;
2.Pohimi(vėrtetimi);

1.Mohimi-'La il-lahe'-ėshtė mohim,e qė do tė thotė:'Nuk ka tė adhuruar tė vėrtetė'.Pra, me kėtė pjesė tė dėshmisė hidhen poshtė tė gjitha llojet e shirkut dhe mohohen tė gjithė ata qė adhurohen nė vend tė Allahut.

2.Pohimi-'il-la Allah'-ėshtė vėrtetimi dhe tė tė thotė'pėrveq Allahut'.Pra, me kėtė pohohet dhe vėrtetohet se askush nuk meriton tė adhurohet pėrveq Allahut,nė njėrėn anė,dhe bėhet e detyrueshme puna pėr realizimin e kėtij adhurimi,nė anėn tjetėr.Kuptimin e kėtyre dy bazave mund ta gjejmė nė shumė ajete tė Kur'anit.Si p.sh. nė suren Zuhruf,26-27:''...Unė jam i larguar prej asaj qė adhuroni ju.Pėrveq Atij qė mė krijoi mua...'''Nė kėtė ajet,thėnia:'Unė jam i larguar prej asaj qė adhuroni ju'ėshtė mohimi,ndėrsa thėnia:'Pėrveq Atij qė mė krijoi mua',ėshtė pohimi.

Ngjashėm,dėshmia 'La ilahe il-lAllah' ka disa kushte tė cilat duhet tė zbatohen nė mėnjyrė tė plotė,ngase lėnia e njėrės prej tyre e bėn tė pavlerė dėshminė.

Kushtet e dėshmisė-Dijetarėt nė bazė tė argumenteve tė qarta tė sheriatit kanė ardhur nė pėrfundim se kjo fjalė i ka 7 kushte tė cilat duhet tė plotėsohen qė dėshmia tė jetė valide,e ato janė:

1.Dituria-Kushti i parė i kėsaj fjale ėshtė dituria rreth saj,e qė nėnkupton qė secili qė e thotė kėtė fjalė duhet ta dijė se vetėm Allahu duhet tė adhurohet dhe nuk lejohet t'i bėhet shok Atij askush e asgjė nė kėtė adhurim.Allahu i Madhėruar thotė:''Dije se nuk meriton askush tė adhurohet pėrveq Allahut.Kėrko falje pėr gjunahun tėnd dhe pėr besimtarėt!Allahu e di se si silleni ju dhe ku qėndroni''.(Muhamed,19)

Transmeton Uthman Ibn Affan(Allahu qoftė i knaqur me tė)se i Dėrguari salallahu alejhi ue selem ka thėnė:''Ai i cili vdes duke e ditur se nuk meriton tė adhurohet me tė drejtė askush pos Allahut do tė hyjė nė Xhenet.''(Transmeton Buhariu)

Andaj secili qė e thotė kėtė fjalė duhet ta dijė se e tėra qė ka tė bėjė me adhurimin,nuk lejohet t'i takojė askujt pos Allahut,ngase vetėm kėshtu kjo fjalė i bėn dobi thėnėsit dhe bėhet shkak pėr shpėtimin e tij nga zjarri.Kurse thėnia e saj vetėm me gojė'duke mos e ditur se nuk bėn tė adhurohet dikush tjetėr pos Allahut'nuk i sjell pėrfitim dhe rrjedhimisht,nuk shihen gjurmėt e saj nė jetėn e thėnėsit.

2.Bindja-Ai i cili e thotė kėtė fjalė dhe e kupton domethėnien e saj,pėrveq kuptimit duhet edhe tė jetė i bindur nė atė qė aludon ajo.Ngase nėse e di kuptimin e drejtė tė kėsaj fjale e pastaj dyshon nė atė qė aludon ajo,atėherė edhe ky nuk pėrfiton atė qė duhet nga kjo fjalė.Allahu i Madhėruar thotė:''Besimtarė janė vetėm ata qė besojnė Allahun dhe tė Dėrguarin e Tij dhe pastaj nuk dyshojnė...''(Huxhurat,15)

Ndėrsa Ebu Hureja(Allahu qoftė i kėnaqur me tė)thotė se i Dėrguari salallahu alejhi ue selem nė njė hadith tė gjatė ndėr tė tjera kishte thėnė:''...atė tė cilin e takon pas kėtij muri e qė dėshmon me bindje se nuk meriton me tė drejtė tė adhurohet askush pos Allahut,pėrgėzoje me Xhennet.''(Transmeton Buhariu)

3.Pranimi-Do tė thotė se pasiqė e kemi kuptuar dhe jemi bindur nė atė qė aludon kjo fjalė,atėherė na mbetet ta pranojmė me zemėr dhe me gjuhė,tėrė atė me tė cilėn ka ardhur kjo fjalė.Jobesimtarėt nuk ishin nė gjendje ta pranonin realitetin qė e solli kjo fjalė,madje e mohuan dhe refuzuan me kryelartėsi e pėrbuzje.Allahu i Madhėruar thotė:''Atė ditė,tė gjithė do tė jenė sė bashku nė dėnim.Ne kėshtu veprojmė me keqbėrėsit.Sepse,kur u thuhej atyre nuk meriton adhurim askush pėrveq Allahut,ata tregoheshin mendjemdhenj,dhe thoshin:''Vallė,a t'i braktisim hynjitė tona pėr njė poet tė qmendur''.(Safat,33-36)

4.Nėnshtrimi-Pasi qė e kemi pranuar tėrė atė me tė cilėn ka ardhur kjo fjalė me zemrėn dhe gjuhėn tonė,vijojmė t'i nėnshtrohet praktikisht kėrkesave tė saj me gjymtyrėt tona.Andaj,nė bazė tė kėtij kushti kuptojmė se nuk mjaftojnė pretendimet se e kam zemren e pastėr,apo unė jam musliman.Mirpo doemos duhet qė praktikisht ta dėshmojmė kėtė nėnshtrim,me veprat tona.Allahu i Madhėruar thotė:''E kush ia dorėzon veten Allahut(i nėnshtrohet Atij)duke qenė edhe punėmirė,ai ėshtė kapur pėr vegėn mė tė fortė.Tek Allahu do tė kthehet gjdo gjė...'''(Lukman,22)Ky ajet qartazi dėshmon se vetėm ai i cili ka pranuar qė t'i dorėzohet Allahut dhe bėn vepra tė mira,i tilli ėshtė kapur pėr vegėn e fortė e cila nė kėtė rast ėshtė fjala ' la ilahe il-la Allah'.

5.Vėrtetėsia-Ta thotė dhe ta pranon kėtė fjalė me vėrtetėsi tė plotė e tė pastėr nga qdo njollė e gėnjeshtrės.Allahu i Madhėruar thotė:''Elif,Lamė,Mimė.A menduan njerėzit tė thonė:'Ne kemi besuar, e tė mos vihen nė sprovė?! Ne i sprovuam ata qė ishin para tyre,ashtu qė Allahu gjithsesi do t'i dallojė ata qė e thanė tė vėrtetėn dhe do t'i dallojė edhe gėnjeshtarėt.''(Ankebut,1-3)



Transmeton Muadh Ibn Xhebeli(Allahu qoftė i knaqur me tė)se i Dėrguari salallahu alejhi ue selem ka thėnė:''Kushdo qė dėshmon me vertetėsi se nuk meriton tė adhurohet me tė drejtė askush pos Allahut dhe se Muhamedi ėshtė rob dhe i dėrguar i Tij,tė tillin e mbron Allahu nga zjarri''.(Transmeton Buhariu dhe Muslimi)

6.Sinqeriteti-Do tė thotė qė gjatė kryerjes sė veprave tė cilat i janė obliguar me thėnien e kėsaj fjale,tė jetė i sinqertė dhe t'i kryejė ato vetėm pėr Allahun e Madhėruar dhe vetėm si pasojė e nėnshtrimit ndaj Tij.Thėnėsi i kėsaj fjale duhet qė tė mundohet maksimalisht qė mos tė pėrvidhet nė veprat e tij asnjė grimcė e syefaqėsisė,e cila ndikon nė cungimin e shpėrblimit apo edhe nė refuzimin e veprės sė tij nė tėrėsi.Allahu i Madhėruar thotė:''E duke qenė se ata nuk ishin tė urdhėruar me tjetėr,pos qė ta adhuronin Allahun me njė adhurim tė sinqertė...''(Bejine 5)

7.Dashuria dhe urrejtja tė jetė nė bazė tė kėsaj fjale.Pra besimtari i miqėson ata tė cilėt janė nė miqėsi me kėtė fjalė dhe i trajton si jomiq ata tė cilėt nuk janė tė kėtillė me kėtė fjalė.Gjithashtu,ai i do ato vepra tė cilat janė nė pėrputhje me kėto fjalė dhe i urren ato tė cilat kundėrshtohen me kėtė fjalė.Allahu i Madhėruar thotė:''Nuk gjen popull qė beson Allahun dhe ditėn e gjykimit,e ta dojė atė qė e kundėrshton Allahun dhe tė dėrguarin e Tij,edhe sikur tė jenė ata (kundėrshtarėt) prindėrit e tyre,ose fėmijėt e tyre,ose vėllezėrit e tyre,ose farefisi i tyre...''(Muxhadele,22)

Gjithashtu thotė:''Ju e keni shembullin mė tė mirė te Ibrahimi dhe ata qė ishin me tė,kur i thanė popullit tė vet:''Ne tėrhiqemi prej jush dhe prej asaj qė adhuroni ,pos Allahut.Nuk besojmė tuajėn,prandaj ndėrmjet nesh e jush ėshtė e hapėt armiqėsia e urrejtja derisa ta besoni vetėm Allahun Njė!''(Mumtehine,4)

Andaj besimtari e urren gjdo fjalė dhe vepėr e cila kundėrshtohet me fjalėn 'la ilahe il-la Allah'pavarėsisht nga kush buron kjo fjalė apo vepėr.Mirpo kjo urrejtje dhe armiqėsi nuk bėn ta shtyejė atė asesi qė t'i bėjė ndokujt tė padrejtė,apo nė mėnjyrė tė paligjshme t'ia cenojė atij jetėn,nderin apo pasurinė.

Kėto janė kushtet e fjalės 'la ilahe il-la Allah' dhe vetėm tė bashkuara,mundėsojnė qė kjo fjalė t'i japė fryetet e saja dhe t'i bėjė dobi thėnėsit tė saj nė kėtė dhe botėn tjetrėn.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
La ilahe il-la Allah Bazat dhe kushtet‏
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Meditimi dhe Izolimi(Halveti) nė Sufizėm
» Horoskopi Maja (Maya)
» Meditimi - Pėrsiatja
» Demonologjia Popullore
» Besėtytni

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Shtyllat e fesė Islame :: Shehadeti-Deshmia-
Kėrce tek: