Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumWww.Nur-Islam.TLatest imagesRegjistrohuidentifikimi
Radio NurIslami

 

 HAXHXHI-dhe dispozitat e tij

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Admin



Numri i postimeve : 187
Join date : 10/07/2008
Location : Gjilan

HAXHXHI-dhe dispozitat e tij Empty
MesazhTitulli: HAXHXHI-dhe dispozitat e tij   HAXHXHI-dhe dispozitat e tij Icon_minitime12.07.08 14:16

Haxhxhi ėshtė detyra e pestė kryesore islame, e cila pėrbėhet nga:
- veshja e ihramit – nijjeti;
- rrotullimi rreth Qabes – tavafi;
- ecja e shpejtė ndėrmjet Safasė dhe Merves- sa’ji;
- qėndrimi nė Arafat – vukufi dhe
- ritet tjera tė haxhxhit.

Obligueshmėria e haxhxhit bazohet nė urdhėresėn kur’anore:

“Aty ka shenja tė qarta: vendi iIbrahimit, dhe kush hyn nė te, ai ėshtė i sigurt. Pėr hirė tė All-llahut, vizita e shtėpisė (Qabes) ėshtė obligim pėr atė qė ka mundėsi udhėtimi te ajo, e kush nuk e beson (ai nuk e viziton); All-llahu nuk ėshtė i nevojshėm pėr (ibadetin qė e bėjnė) njerėzit.”
(Ali Imran, 97)

Urdhėresa e haxhxhit bazohet edhe nė hadithin e Muhammedit alejhisselam, ku thuhet: “O njerėz, rreptėsisht ju ėshtė urdhėruar haxhxhi, ndaj vizitojeni Qaben”.
Haxhxhi, sipas kėsaj, ėshtė urdhėresė e domosdoshme e All-llahut xh.sh., tė cilėn ēdo musliman e ka pėr detyrė, kur t’I plotėsojė kushtet, ta kryejė njė herė nė jetė.
Haxhxhin e ka pėr detyrė ta kryejė ēdo musliman i menēur, i moshės madhore, i lirė, i pasur, i shėndosh dhe i siguruar. Me moshėn madhore nėnkuptohet muslimani (muslimanja) i pjekur i cili, sipas dispozitave tė Sheriatit, ėshtė i detyruar tė kryejė obligime tė caktuara fetare.
Obligimi i haxhxhit hyn nė fuqi menjėherė sapo muslimani tė sigurojė tepricė tė caktuar tė mjeteve materjale, tė mos jetė borxhli, ta ketė tė siguruar banesėn dhe furnizimin e familjes gjatė mungesės sė tij, pastaj tė sigurojė mjete pėr shkuarje dhe ardhje nga haxhxhi.
Qė muslimanja tė jetė e obliguar pėr kryerjen e haxhxhit, patjetėr tė ketė mahremin e vet , gjegjėsisht burrin ose mashkullin, i cili s’mund tė martohet me tė, ose tė jetė nė shoqėri me mė shumė gra.
Obligimi i haxhxhit fillon prej atij momenti kur tė plotėsohen kushtet e lartėpėrmendura.
Pėrsoni qė ėshtė i obliguar ta kryejė haxhxhin, por nuk ėshtė i aftė pėr shkak tė shėndetit apo tė moshės, ėshtė i detyruar tė pėrgatisė njė bedel – zėvendės i cili do ta kryejė haxhxhin nė emėr tė tij. Bedeli do ta bėjė nijet pėr atė qė e zėvendėson.
Pėr bedel duhet marrė pėrsonin qė e ka kryer haxhxhinn pėr vete dhe i cili i njeh dispozitat islame dhe ato tė haxhxhit
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://nur-islam.forummotion.com
 
HAXHXHI-dhe dispozitat e tij
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» DISPOZITAT DHE RREGULLAT E HAXHXHIT

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Shtyllat e fesė Islame :: Shkuarja ne Haxhxh-
Kėrce tek: