Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumWww.Nur-Islam.TLatest imagesRegjistrohuidentifikimi
Radio NurIslami

 

 HISTORIA E NUHUT

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Admin



Numri i postimeve : 187
Join date : 10/07/2008
Location : Gjilan

HISTORIA E NUHUT Empty
MesazhTitulli: HISTORIA E NUHUT   HISTORIA E NUHUT Icon_minitime12.07.08 14:39

NUHI E FTOI POPULLIN E TIJ NE BESIMIN NDAJ ZOTI

Nė kohėn e Nuhut,njerėzit jetonin shumė gjatė,pėr shkak se nė tokė banonim pak njerėz dhe po tė kishin jetėgjatėsin tonė,do tė zhdukeshin.Nuhu ishte 50 vjeē,kur Allahu e dėrgoi tek populli i tij.Ai qėndroi nė mesin e tyre rreth 950 vite.

Sė pari ,Nuhu e ftoi popullin e tij nė besimin ndaj Zotit,qė Ai t'ua falte mėkatet.Ai u bėri thirrje njerėzve duke thėnė:O populli im,unė jam i dėrguar i Zotit tek ju dhe kjo ėshtė e qartė.Adhurojeni Atė,kini frikė prej Tij e mė dėgjoni mua.Zoti jua fal mėkatet e tuaja dhe jua zgjat jetėn deri nė njė afat tė caktuar.Kur tė vijė ky afat,nuk shtyhet pėr mė vonė,kėshtu qė do tė vdisni mėkatarė."

Besoi kush besoi,por tė pasurit e popullit te Nuhut mbetėn jobesimtarė.Kur Nuhu,i kėshilloi qė tė besonin,ata i thanė:O Nuh,fjalėt e tuaja i besuan vetėm tė varfėrit dhe tė dobėtit, e si mund tė tė besojmė,deboi ata!

Por,Nuhu nuk pranoi ti dėbonte,sepse dėnimi i Allahut do tė ishte i madh,pasi Ai e kishte dėrguar pėr ti udhėzuar njerėzit nė rrugė tė drejtė,e jo pėr ti dėbuar ata qė ishin futur ne kėtė rrugė.

PERPJEKET E VAZHDUESHME E NUHUT PER THIRRJEN E POPULLIT TE TIJ

Nuhu,gjatė kohės qė qėndroi nė mesin e popullit tė tij,nuk rreshti sė thirruri nė besimin e njė Zoti dhe braktisjen e idhujve.Ai u tėrhiqte vėmendjen atyre tek bukuritė e krijimeve tė Allahut nėpėrmjet paraqitjes sė shembujve tė ndryshėm tė larmishėm.

Pėr kėtė ēėshtje,Nuhu i rrėfehej Zotit duke i thėnė:O Zoti im,unė e thirra popullin tim nė rrugė tė drejtė ditė e natė.Por thirrja ime vetėm ua shtoi largimin.Sa herė qė u bėja thirrje tė pendoheshin,qė tu'a falje mėkatet,ata zinin veshėt,mbulonin kokat me rrobat e tyre dhe vazhdonin me kryeēėsi nė tė tyren.Thirrjen ua drejtoja haptazi,shumė herė edhe fshehurazi.Une u thashė:Kėrkojini falje Zotit tuaj,se Ai vėrtet falė shumė.Ai u lėshon nga qielli shi me bollėk,ju shumon pasurinė dhe fėmijėt,ju bėn tė keni kopshte dhe ju jep lumenj.C'ėshtė me ju qė Allahun nuk e madhėroni ashtu siē e meriton,kur Ai ju krijoi nė disa etapa?A nuk e keni parė se si Allahu krijoi shtatė qiej njėri mbi tjetrin?A e keni vėnė re qė hėnėn e bėri dritė dhe diellin ndriques?!Allahu ju krijoi prej dheu,ju kthen pėrsėri nė tė dhe ju rikrijon sėrish.

NUHU I LUTET ZOTIT PER SHKATERRIMIN E POPULLIT TE TIJ

Nuhu vazhdoi t'i bėjė thirrje popullit tė tij qė tė besojė nė njė Zot,edhe pse hasi nė kundėrshtimin e tyre.Pėr kėtė arsye,tė pasurit filluan ta rrihnin dhe ti bėnin keq,aq sa shpeshherė ia merrnin edhe frymėn duke e lėnė pa ndjenja dhe ai posa vinte nė vete thoshte:"O Zot,mė fal mua dhe popullin tim se ata nuk e dinė tė vėrtetėn."

E kėshtu torturat mbi Nuhun vazhduan tė rriten ēdo ditė e mė shumė,por ai sėrish ngrihej dhe vazhdonte misionin e tij.Kur pa se gjendja nuk po pėrmiresohej,por po keqėsohej dita-ditės dhe se ēdo brez po i vinte mė i keq se paraardhėsit ,ai ngriti duartė dhe iu lut Zotit:"Zoti im,mos lėrė nė tokė asnjė nga jobesimtarėt,sepse nėse ti i lė ata tė gjallė ,do ti devijojnė besimtarėt e tu dhe do tė lindin vetėm breza njerzish tė shturur jobesimtarė."

Allahu i madhėruar e lajmėroi Nuhun se do t'u dėrgonte njė dėnim tė madh dhe se do ti fundoste me njė pėrmbytje tė fuqishme.Ai e urdhėroi Nuhun qė tė ndėrtonte njė anije,qė tė mbante mbrenda saj tė gjithė ata qė besuan fjalėt e tij,si edhe nga njė ēift pėr ēdo lloj kafshe.

NUHU NDERTON ANIJEN

Nuhu e ndėrtoi anijen me ndihmen e tė varfėrve dhe tė vobektėve,qė i besuan fjalėve tė tij.Ndėrkohė,pranė tij kalonin tė pasurit,tė cilėt me mosbesim e pyesnin pėr arsyen e ndėrtimit tė anijes.Nuhu me qetėsi iu pėrgjegj se,Allahu do tė dėrgonte njė pėrmbytje tė fuqishme dhe ai,sė bashku me ata qė kishin ndjekur udhėzimet e tij do tė hipnin nė tė,qė tė shpėtonin.Por jobesimtarėt e pėrqeshnin dhe talleshin me punėt e tyre.Ndėrsa Nuhu ua kthente:Nėse sot ju talleni me ne,sė shpejti edhe ne do tė tallemi me ju.

THIRRJA E NUHUT DJALIT TE TIJ

Porsa ndėrtimi i anijes mbaroi ,Allahu e urdhėroi Nuhun,qė tė ngarkonte nė tė njė ēift prej ēdo lloji kafshe,sė bashku me familjen dhe ata qė i kishin besuar thirrjes sė tij.Numri i tyre arriti deri nė 40 meshkuj dhe femra.Tė gjithė hipėn nė anije,ngase gruaja e tij kishte vendosur nė praninė e dėnimit ndėrsa djalin e tij,Nuhu e ftoi duke i thėnė:O djali im,hip bashkė me ne,e mos u bashko me tė pabesėt.Por djali i tha:Unė do tė ngjitem nė njė kodėr,qė do tė mė mbrojė nga uji."

Kėshtu,ai refuzoi kėrkesėn e tė atit,sepse mosbesimi i kishte verbuar zemrėn dhe mendjen.Nuk vonoi shumė dhe dėnimi i Allahut erdhi.Uji shpėrtheu nga ēdo anė dhe u pėrmbyt ēdo gjė qė ishte nė tokė,pėrveq Nuhut dhe pjestarėve tė anijes.Nė momentet qė Nuhu e pa tė birin tek po mbytej,ndjeu nė zemėr dhembje pėr tė dhe kėrkoi nga Zoti qė ta mbronte.Por Allahu e qortoi Nuhun,duke i kujtuar se tashmė i biri nuk ishte nga familja e tij,sepse ai e mohonte Zotin.Nuhu e kuptoi gabimin qė bėri dhe kėrkoi falje Zotit.

Pra, Allahu i madhėrueshėm e dėnoi popullin e Nuhut dhe i fshiu nga faqja e dheut,ndėrsa ata qė besuan,jetuan mė pas duke e populluar tokėn edhe njė herė
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://nur-islam.forummotion.com
 
HISTORIA E NUHUT
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» HISTORIA E HUDIT
» HISTORIA E SHUAJBIT
» HISTORIA E MUSAIT

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: FEJA ISLAME - Forumi gjeneral :: Histori te Profeteve-
Kėrce tek: