Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumWww.Nur-Islam.TLatest imagesRegjistrohuidentifikimi
Radio NurIslami

 

 Xhamia e plumbit po kalbet

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Admin



Numri i postimeve : 187
Join date : 10/07/2008
Location : Gjilan

Xhamia e plumbit po kalbet Empty
MesazhTitulli: Xhamia e plumbit po kalbet   Xhamia e plumbit po kalbet Icon_minitime23.07.08 10:28

quajtura "Xhamia e plumbit", objekt i rrallė monumental i kultit islam, nė gjendje tė mjerueshme. Plumbin ia kanė vjedhur dhe njerėzit nuk e shpėtojnė nga faktorėt e natyrės. Ujėrat qė po e kalbin

Drini ėshtė mėkati qė po ia ha trupin prej kohėsh Xhamisė sė Plumbit. E ndodhur pranė lumit, ky objekt kulti me vlerė tė rrallė paraqitet me probleme tė rėnda. Terreni i ulėt i bėn tė pashmangshėm ujėrat qė e rrethojnė xhaminė nga tė gjitha anėt. Pra, drenazhimi i tokės pėrreth ėshtė nevojė urgjente.

Xhamia e plumbit po kalbet Xhamia_e_plumbit_po_kalbet_clip_image002

Dega e Monumenteve tė Kulturės nė Shkodėr si dhe komuniteti mysliman - xhamia vazhdon tė shėrbejė si objekt kulti - janė interesuar vazhdimisht pėr kėtė problem. Projektet e zbatuara kohė pas kohe pėr shkak tė financimeve tė vogla nuk kanė qenė pėr ndėrhyrje radikale dhe pėr pasojė dhe nuk kanė dhėnė rezultat. Ervin Gjini, drejtori aktual i Monumenteve tė Kulturės nė Shkodėr, di qė mė 2002 janė akorduar 2 milionė lekė tė reja pėr sistemin e kullimit tė ujėrave qė rrethojnė monumentin sa herė ka reshje. Projekti parashikonte kullimin dhe derdhjen e tyre nė lumin Drin, por pa efekt. Xhamia "kalbet" sa herė bie shi.

Ndėrhyrjet e tjera kanė konsistuar nė restaurimet e ambienteve tė brendshme qė tė thuash tė vėrtetėn nuk i shtojnė asnjė pikė bukurisė sė monumentit pėrballė sfidės qė i bėjnė plehrat nė sheshin pranė.

Reagimet e komuniteti mysliman dhe tė besimtarėve vetė nuk pijnė mė ujė dhe kanė qenė aq tė shpeshta sa janė bėrė rutinė.

Eljaz Rexhepi, kujdestari i xhamisė qė mban ēelėsat dhe e vė nė dispozicion tė besimtarėve qė kryejnė faljet nė 5 vaktet, thotė se ėshtė bėrė edhe njė "fushatė" shtėpi mė shtėpi pėr t'iu kėrkuar banorėve tė mos hedhin mbeturina aty.

Banorė tė tjerė tė lagjes Qafė, besimtarė qė vijnė e falen nė kėtė xhami, thonė qė njerėzit i hedhin mbeturinat rrotull monumentit sepse rrugėt e kėsaj lagjeje janė aq tė ngushta sa mjetet e pastrimit nuk hyjnė dot, kėshtu qė ėshtė e kotė tė vendosen kazanėt e plehrave.

Thuhet se pėr vitin 2008 do tė investohen pėr restaurime nė objekt 4 milionė lekė. Drejtori Gjini mendon se duhet ndėrhyrė tek dritaret e kapakėt e tyre prej druri dhe tek tamburi i kupolės sė madhe. Kurse pėr drenazhimin e tokės rreth objektit, ai sheh si pengesė edhe disa ndėrtime qė pengojnė ujin tė rrjedhė dhe pėr kėtė do tė duhej ndėrhyrja e inspektoratit ndėrtimor urbanistik.

Dihet qė nga Ministria e Bujqėsisė dhe bordi i kullimit tė ujėrave nė Shkodėr ka2 projekte pėr drenazhimin e tokės rreth Xhamisė sė plumbit, njėri i hartuar nga kėto institucione dhe tjetri nga Drejtoria e Ujėrave dhe Myftinia e Shkodrės. "Janė bėrė studime e sondazhe pėr tė parė ku pengohet kullimi i ujit, ku do tė vendosen tubacionet shkarkues. Projekti parashikon veshjen e tyre me kėmishė betoni dhe ndėrtimin e gropave drenazhuese me inerte qė thithin ujin",- sqaron Gjini. Por kėto projekte nuk dihet nė do tė fillojė ndonjėherė dhe nė do tė zbatohen njė ditė, sepse bashkėpunimi mes dikastereve nė fjalė ėshtė i ngrirė. Zakon i hershėm i institucioneve tona.

Gjendja e tė quajturės "Xhamia e plumbit", shtresat e plumbit prej kohėsh janė hequr e marrė pėr t'u shitur nė vitet nėntėdhjetė - ėshtė e tillė qė nė kohė me reshje, uji arrin deri 80 cm mbi xokolaturėn e xhamisė, dhe shpesh futet brenda saj. Gjithashtu, depozitat e materialeve tė ngurta kanė mbuluar shkallėt e saj qė kanė qenė 9, ndėrsa tani janė 3.

Nga ana tjetėr, drejtori i Monumenteve nė Shkodėr, si pėr t'i quajtur maksimale pėrpjekjet e institucionit tė tij pėr shpėtimin e Xhamisė sė Plumbit, thotė se njė "projekt i madh" pėr rehabilitimin e plotė tė objektit, prej vitesh fle nė sirtaret e Institutit tė Monumenteve tė Kulturės. Nė kėtė projekt thuhet se parashikohet edhe ribėrja e minares e dėmtuar nga rrufeja nė vitin 1967.

Dhe nė fund, nga Elmazi, roja i Xhamisė sė plumbit, mėsojmė edhe njė detaj jo pak tė rėndėsishėm qė autoritetet e fshehin. Tokės qė rrethon xhaminė, kjo pjesė e njė ansambli kulturor tė lashtė, pranė kalasė dhe urės sė vjetėr tė Bahēallėkut, i ka dalė pronari.

Vendi dhe objekti

Xhamia e Plumbit nė Shkodėr ėshtė monument kulture me vlera tė veēanta arkitektonike dhe kulturore. Ėshtė ndėr tė rrallat objekte tė kultit mysliman nė Shqipėri e ndėrtuar sipas stilit osman, ndryshe nga xhamitė e tjera qė janė ndėrtuar sipas stilit arab. E ndodhur nė hyrje tė qytetit, pranė kalasė "Rozafa", xhamia ka shanse dhe e meriton tė tėrheqė mė shumė vizitorė nga ē'ia lejon gjendja aktuale. E shpallur "Monument Kulture" qė mė 1948, i shpėtoi shkatėrrimit tė objekteve tė kultit mė 1967 kur u ndalua predikimi i fesė. Nė dhjetor 1990, aty u mbajt rituali i parė i fesė islame pas periudhės sė ndalimit tė saj. Xhamia e plumbit - vazhdon tė funksionojė si objekt kulti dhe sot, ėshtė ndėrtuar nė vitin 1773 nga Mehmet Pashė Bushatlliu, nė atė kohė vezir i Shkodrės. Kubetė e saj u veshėn tė tėra me shtresa plumbi dhe gurėt pėr ndėrtimin e saj u sollėn dorė mė dorė nga populli. Xhamia ėshtė restauruar mė 1863, mė 1920 dhe mė 1963. Nė vitin 1967 njė rrufe dėmtoi minaren e saj e cila ishte ndėrtuar me gurė tė latuar, ndėrsa shtresat e plumbit prej kohėsh janė vjedhur.



www.shekulli.com

















Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://nur-islam.forummotion.com
 
Xhamia e plumbit po kalbet
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Xhamia te ndryshme

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Informacione dhe diskutime te ndryshme :: Lajmet me te reja :: Lajme nga Bota Islame-
Kėrce tek: