Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumWww.Nur-Islam.TLatest imagesRegjistrohuidentifikimi
Radio NurIslami

 

 Loja - pjesė pėrbėrėse e jetės sė secilit fėmije

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Admin



Numri i postimeve : 187
Join date : 10/07/2008
Location : Gjilan

Loja - pjesė pėrbėrėse e jetės sė secilit fėmije Empty
MesazhTitulli: Loja - pjesė pėrbėrėse e jetės sė secilit fėmije   Loja - pjesė pėrbėrėse e jetės sė secilit fėmije Icon_minitime12.07.08 15:30

Ėshtė mendim i gabuar qė fėmijėt duhet tė luajnė shumė vetėm sa janė tė vegjėl, gjegjėsisht deri para shkuarjes nė shkollė, nga se ky ėshtė ndryshim i rėndėsishėm nė jetėn e fėmijės. Pra, me shkuarjen nė shkollė, fillojnė edhe obligimet e para tė vėrteta, ndarja e parė nga prindėrit, mėnyra e re dhe regjim i ri i jetės, por, edhe pėrpos kėsaj, fėmija mbetet fėmi nė kuptimin e vėrtetė tė fjalės - nė ėndrrat e tij, fantazinė, pa brenga (edhe pse nė njė dozė tė vogėl, nga se obligimet shkollore shumicės i sjellin brenga) dhe nevojėn e madhe pėr lojė.

Nė shumė sisteme tė zhvilluara shkollore nevoja e fėmijės pėr lojė nė tėrėsi respektohet dhe dy - tre vitet e para nė shkollė fėmijėt kryesisht mėsojnė nėpėrmes lojės. Mjerisht, sistemet rigjide komuniste dhe socialiste kanė imponuar respektimin e ashpėr tė rregullave, uniformitetin nė punė, idenė e barazisė nė tė cilat nevojat e ndryshme tė fėmijėve, inovacionet dhe kuptimi pėr punė inovative nuk mundėn tė vijnė nė shprehje.

Ndoshta kėto pėrvoja tė hidhura nga shkolla kanė ndikuar tek tė rriturit tė cilėt sot pengojnė fėmijėt e tyre, duke mos u ofruar liri tė duhur nė zhvillim. Nė anėn tjetėr, ekzistojnė edhe prindėrit tė cilėt pėr sė tepėrmi lėshojnė fėmijėt e tyre dhe pėrsėri, dėmtojnė edukimin e tyre tė drejtė.

Shumica e prindėrve, fatkeqėsisht kanė paragjykim tė keq pėr shkollėn dhe mendimi qė ajo ėshtė ent nė tė cilin ēdo gjė ėshtė e bazuar nė ashpėrsi, punė tė lodhur dhe mėsim. E ēfarė ėshtė mė e keqe, kėto qėndrime pėrcillen edhe tek fėmijėt.

Hulumtimet kanė treguar qė shumica e prindėrve mendojnė qė fėmijėt e urrejnė shkollėn.

Nė pyetjen: pėrse dėshironi tė shkoni nė shkollė? - gati tė gjithė fėmijėt janė pėrgjigjur pėr shkak tė lojės, shoqėrimit dhe mėsimit. Pra, nė shkollė ka lojė dhe duhet tė ketė! Kėtu, assesi nuk arsyetojmė qėndrimet e arsimtarėve tė cilėt mendojnė qė loja nė klasė prishė diciplinėn dhe autoritetin e tyre, dhe mu pėr kėtė nuk e praktikojnė nė mėsim. Atyre u duhet tu jetė e qartė qė loja ėshtė mjet i shkėlqyer edukues dhe qė nė lojė fėmijėt shumēka mund tė mėsojnė mė lehtė dhe mė shpejtė.



RĖNDĖSIA E LOJĖS PĖR FĖMIJĖT
Loja ka rėndėsi sociologjike, psikologjike dhe rol pedagogjik nė zhvillimin e fėmijėve. Roli sociologjik i lojės qėndron nė zhvillimin shoqėror tė fėmijėve nė lojrat kolektive, miratimin e rregullave tė lojės, nderimin e normave tė sjelljes nė lojė, njohja dhe respektimi i lojtarėve tjerė, etj.

Shoqėrimi me tė tjerėt, fėmija komunikon me ata, njoftohet, mėson nga ata, e qė mė vonė do t'i ndihmoj shumė nė komunikim me fėmijėt tjerė, por edhe me tė rriturit. Roli psikologjik i lojės qėndron nė atė qė nėpėrmes lojės fėmija ushtron dhe mprehė perceptimin (vėzhgimin) e tij, zhvillon fantazinė, mendimin, inovacionin, memorien, por paraqet edhe emocionin e tij. Nė lojė fėmijėt mė sė tepėrmi pėrjetojnė gėzimin, kėnaqėsinė, lumturinė, por rrallė edhe hidhėrimin. Loja ndihmon fėmijėt si ventil emocional nė zbrazjen si tė energjisė, ashtu edhe ndjenjave.

Poli pedagogjik i lojės shihet nė zhvillimin e cilėsive pozitive tė personalitetit tė fėmijės; shkathtėsinė, qėndrimin, durimin, gjeturinė, vazhdimsinė, pastaj zhvillimin e frymės garuese, respektimin e tė tjerėve, vetnderimin, si dhe forcimin e cilėsive morale tė personalitetit.

Pėrveē kėsaj, fėmijėt nėpėrmes lojės zhvillojnė dhe forcojnė trupin, e qė kontribon gjendjes mė tė mirė shėndetėsore tė tyre. Kjo posaqėrisht ka tė bėjė me lojrat nė ajėr tė pastėr nė natyrė. Me aktivitete fizike forcohet muskulatura e fėmiut, bėhet shkėmbimi fiziologjik i gazrave nė mushkėri, pėrshpejtohet qarkullimi i gjakut, lirohet tepricė e energjisė. Nė tė kundėrtėn fėmijėt nė shumicėn e rasteve janė hiperaktiv, nervoz dhe tė tėrbuar. Kėtyre lojrave duhet, si kundėrpeshė t'i bashkėngjisim lojėra inovative nė tė cilat do tė nxitet fantazia e fėmijėve dhe inovacionet, duke ndėrtuar ndjenjėn pėr bukurinė dhe pėr inovacionin. Lojrat nė tė cilat fėmija duhet tė mendoj, gjithashtu kanė rol tė rėndėsishėm nė zhvillimin intelektual tė fėmijės.

Lojėrat manipulative nė tė cilat fėmijėt veprojnė - ndėrtojnė, bashkangjesin, jo vetėm qė ushtrojnė motorikėn e bukur, por edhe koordinimin e syrit dhe dorės, reflekset, ndjenjėn pėr barazpeshė, largėsi, etj. Fantazia dhe inovacioni, sikurse nė lojėrat tjera tėrėsisht zhvillohen.



LOJA SI METODĖ TERAPEUTIKE
Shumica e fėmijėve dėshirojnė tė lozin me kukullat dhe figurat e personave tė dashur. Duke luajtur, ata ose flasin me vetveten (duke huazuar zėrin lojės) ose duke ndryshuar ngjyrėn e zėrit, aktron shumė lojėra me tė cilat luan njėkohėsisht, qoftė vetėm ose nė shoqėri me fėmijėt tjerė ose tė rriturit. Fėmijėt kėshtu nė lojė pėrjetojnė nė situata dhe personazhe dhe pavetėdije mund tė japin shumė informata tė cilat prindėrve ose ndonjė personi tjetėr ekspert ti ndihmojnė nė kuptimin e gjendjeve psiqike tė brendshme tė fėmijėve. Psikologėt dhe pedagogėt nė shkolla ndonjėherė shėrbehen me lojė si metodė terapeutike. I japin fėmijės disa kukulla duke i thėnė se njėra prej tyre ėshtė fėmiu, nėna, babi, shoqja e tij dhe fillojnė lojėn. Nė kukullat prindėr pėrlahen, kjo mund tė jetė gjurmė dhe shėnim tė cilin pedagogu ose psikologu nuk mund ta anashkalojė. Fėmijėt gjatė lojės pa vetėdije paraqesin emocionet e tyre, kėshtu, duke vėzhguar fėmijėn pėrderisa luan mund tė kuptojmė shumēka pėr te; si e pranon disfatėn, sa ėshtė i durueshėm, sa ėshtė ambicioz, a ndalet lehtė para pengesės, nervozohet kur nuk ka sukses, a sillet vrazhdė ndaj lojėrave, etj. Pėrveē kėsaj, fėmijėt gjatė lojės imitojnė prindėrit e tyre, vėllezėrit dhe motrat. Imitojnė lėvizjet e tyre, fjalėt, dhe tė folurit nė pėrgjithėsi. Kėshtu mund tė njohim edhe veset e njerėzve qė i rrethojnė, mbi atė si komunikojnė njėri me tjetrin, etj. Nėse fėmiut i pengon ajo qė babai nga puna vjen i padisponuar e qė atėherė ēdo gjė e pengon, ai ndoshta kėtė nė komunikim direkt nuk do ta thotė, por kėtė do ta paraqesė, gjithsesi nė lojė dhe kukullave do t'u thotė qė nuk duhet bėrtitur nė fėmijėt, etj.

Tė gjitha kėtoj janė shkaqe pėr lojė dhe praktikimin e saj maksimal. Natyrisht, duhet pasur kujdes pėr atė qė fėmija mund tė luaj nė pauzėn e mėsimit apo pas kryerjes sė detyrave apo obligimeve tjera shkollore. Lojrat kompjuterike duhet ti largoj (si play station) sepse ato fėmijės nuk i lėnė hapėsirė pėr kohė, dhe ai mund tė kalojė katėr - pesė orė duke luajtur, e mos tė flasim pėr rrezatimin e kėtyre aparateve si dhe efektet e tjera tė dėmshme tė cilat mund tė kenė pėr shėndetin e fėmijės (dobėsimi i tė parit, ērregullime nė mbajtjen e trupit, hipnotizimi me video lojėn, etj.)

Pra, kurdo qė keni rast, luani me fėmiun tėnd, qoftė nė shtėpi ose edhe mė mirė nė natyrė. Mos e ndaloni qė tė luaj me fėmijėt tjerė jashtė shtėpisė (nėse pėr kėtė nuk ka shkak tė arsyeshėma), ose qė shokėt e tij t'i thėrras nė shtėpi.

Duhet tė kėni ndėrmend qė shoqėrimi i fėmijės tuaj me moshatarėt ėshtė mė e rėndėsishme se rregullimi i bukur i banesės. Nėse ju mundon qė pas duhet t'i rregulloni lojėrat, tė fshini dhomėn, etj. Atėherė lėjani fėmijėve, qė ata tė bėjnė kėtė pas lojės.

Mos ia cungoni fėmijės lojėn dhe shoqėrimin pėr tė ruajtur me ēdo ēmim qetėsinė nė shtėpi dhe qė tė gjitha gjėrat me qenė nė vendin e vet.

Fėmiu ka nevojė pėr hapėsirė, liri, lumturi...

Bėhuni pėr fėmijėt autoritet pozitiv nė mėnyrė qė ai mos tė shkojė nė ekstrem dhe mos harroni qė edhe loja ėshtė punė e fėmijės.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://nur-islam.forummotion.com
 
Loja - pjesė pėrbėrėse e jetės sė secilit fėmije
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Gruaja dhe Familja ne Islam :: Edukimi i femijeve ne Islam-
Kėrce tek: