Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumWww.Nur-Islam.TLatest imagesRegjistrohuidentifikimi
Radio NurIslami

 

 Edukimi nė sferėn emocionale dhe sentimentale

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Admin



Numri i postimeve : 187
Join date : 10/07/2008
Location : Gjilan

Edukimi nė sferėn emocionale dhe sentimentale Empty
MesazhTitulli: Edukimi nė sferėn emocionale dhe sentimentale   Edukimi nė sferėn emocionale dhe sentimentale Icon_minitime12.07.08 15:29

Periudha e fėmijėrisė ėshtė periudha e stėrholluar e ndieshmėrisė dhe sentimentalitetit. Pėr kėtė duhet kushtuar kujdes tė veēantė kėtij segmenti tė jetės fėmijėrore. Natyrisht, pėrsėri shembull e kemi Pejgamberin s.a.v.s i cili nė mėnyrė perfekte ka treguar si t'i qasemi fėmijėve tanė, nė mėnyrė qė t'i zgjojmė emocionet e tyre dhe si ta zhvillojmė kėtė cilėsi, sentimentalitetin e stėrholluar nė qenjen e tyre tė re.

Ekzistojnė shumė transmetime nė tė cilat flitet se Pejgamberi, s.a.v.s. ka pasur dėshirė tė luaj me fėmijėt, e posaqėrisht me nipėrit e tij Hasanin e Hysenin, r.a. Kujdesi i tij ndaj tyre ishte aq i madh sa qė nuk ngritej nga sexhdeja pėrderisa ata nuk ngriteshin nga koka e tij.

Fėmiu duhet tė ndiej qė e duam. Kjo vėrehet edhe nė marradhėnjen e bukur ndaj tij. Ėshtė praktikė e gabuar e disa njerzve tanė tė cilėt pohojnė qė fėmijėt e tyre i kanė pėrqafuar vetėm kur ata flinin. Atė nuk e bėnin asnjėherė kur ata ishin zgjuar. Apo nuk e kan pėrqafuar asnjėher para prindėve tė tyre. Pėrkundrazi, fėmiut duhet kushtuar vėmendje edhe kur ėshtė vetėm edhe para tjerėve. Argument mė i mirė pėr kėtė ėshtė hadithi autentik i tė Dėrguarit tė All-llahut, s.a.v.s. tė cilin e transmeton Ebu Hureja r.a qė Pejgamberi, s.a.v.s e ka puthur nipin e tij Hasanin, r.a nė prezencėn e El-Akre'ab Jabiset-Temimiut, r.a. i cili duke parė kėtė i tha: "Unė, vėrtetė i kam dhjetė fėmijė dhe asnjėrin prej tyre se kam pėrqafuar!" I Dėrguari i All-llahut s.a.v.s, e shiqoi i habitur duke i thėnė: "Kush nuk ka mėshirė, as atij nuk do ti mėshirohet!" duke aluduar nė marėdhėnjen tonė mėshiruese dhe tė bukur ndaj mė tė vegjėlve.

Sa kishte kujdes Pejgamberi s.a.v.s. qė mos ta lėndoj asnjė fėmijė, mė sė miri ilustron shembulli tė cilin e sjellė sahabiu i njohur Enes b. Maliku, r.a kur vėllau i tij mė i vogėl Umejri, i cili duke luajtur me njė zog, e mbyti, dhe Pejgamberi s.a.v.s. duke vėrejtur pikėllimin e tij, ju drejtua! "Ebu Um-ejr, ēfarė bėri zogu i vocėrr?" Qartazi, ėshtė qė ne, me siguri, do ta kritikonim kėtė fėmijė, e ndoshta edhe do ta dėnonim pėr atė qė ka bėrė. Fėmiut i mjafton dhembja qė ngordhi zogu, e qė t'i nevoitej edhe leksioni ynė?! Shiqoni veprimin e Pejgamberit s.a.v.s. dhe komunikimi me djaloshin, tė cilin mundohet ta gėzoj duke futur njė dozė tė shpresės dhe ngushėllimit nė zemrėn e tij. Kėtė ka mundur ta bėjė vetėm pedagogu mė i madh i tė gjitha kohėve, nė tė cilin ne duhet tė marrim shembull nė sjelljet tona ndaj fėmijėve, nė mėnyrė qė mos ti lėndojmė ndjenjat e tyre, dhe duke pasuar Pejgamberin s.a.v.s tė futim gėzim nė zemrat e tyre ndonjėherė tė pikėlluara!

Se sa Pejgamberi s.a.v.s ka pasur kujdes pėr brezat mė tė rinjė dhe ndjenjat e tyre shohim nga shembujt e shumtė nga jeta praktike e tij. Pėrmbledhjet e haditheve pėrmendin transmetimet me tė cilat flitet qė Pejgamberi s.a.v.s sė pari fėmijėve mė tė vegjėl u ndante frutat e posa tė pjekura, mė pastaj i ka shpėrblyer ata qė nė vrapim fitonin, por edhe ata qė humbasnin, nė mėnyrė qė tė mos dėshprohen dhe qė tė mos bėjė dallim mes fėmijėve; meshkuj apo femra, e veēanėrisht ishte i kujdesshėm ndaj bonjakėve.

Duke pasuar Pejgamberin s.a.v.s nė kėtė mėnyrė ne do tė mėnjanonim frustracionet tek fėmijėt dhe kjo do tė zhvillohej nė formė tė qetė dhe krenare.

Edukimi intelektual

Asnjė religjion apo ideologji nė historinė e llojit njerėzor nuk ka shprehur dhe afirmuar diturinė dhe pjekurinė intelektuale sikur e bėrė kėtė islami. All-llahu i Madhėrishėm nė versetin e parė tė shpallur Pejgamberit-Muhammedit s.a.v.s, qartė nėnvizon kėtė karakteristikė tė veēantė tė islamit, me tė cilėn ai distancohet nga religjionet dhe mėsimet e mė parshme. Ndryshimi sipas islamit nė mes besimtarėve qė dijnė dhe atyre qė nuk dijnė ėshtė i pa pėrshkruar.

Abdullah b. Abbasi, r.a. duke shpjeguar versetin kur'anor: "All-llahu do t'i ngritė nė shkallė tė larta ata nė mesin tuaj qė besuan dhe tė cilėve u ėshtė dhėnė dituri!" thotė: "dijetarėt kanė pėrparėsi shtatėqind shkallė mbi adhuruesit qė nuk janė tė ditur, dhe distanca nė mes dy shkallėve ėshtė pesqind vjet!"

Duke analizuar versetet e Kur'anit fisnik dhe hadithet e Pejgamberit s.a.v.s tė cilat trajtojnė kėtė lami, arrijmė deri te argumentet e pakontekstueshme qė islami i kushton vėmendje tė veēant kėtij segmenti, andaj, prindėrit duhet tė gjejnė mėnryėn qė nė momentet mė tė hershme tė jetės fėmijėrore t'i futin nė vetėdijėn e tyre dėshirėn pėr dituri, hulumtim, mendim dhe meditim. Prindėrit duhet qė fėmiun e tij ta mėsojnė qė t'i takoj njėrit prej tri grupeve tė njerėzve, qė tė mos mbesin nė grupin e katėrt i cili do tė shkatėrrohet nė kėtė dhe nė botėn tjetėr mu ashtu siē thekson Halid b. Ahmeti. Ai thotė: "janė katėr lloje njerėzish:

-njeriu i cili dinė dhe e di se dinė, ky ėshtė i ditur andaj pasojeni;

-njeriu i cili dinė por nuk e di se dinė, ky ėshtė nė gjumė, zgjojeni;

-njeriu i cili nuk dinė por e di qė nuk dinė, ky ėshtė ai i cili kėrkon udhėzim dhe dituri, udhėzojeni; dhe

-njeriu i cili nuk dinė por nuk e dinė se nuk dinė, ky ėshtė i marrė, largohuni nga ai!"

Dituria, sipas mėsimit islam, nuk ndahet nė islame dhe jo islame. Secila dituri e cila afirmon tė vėrtetėn dhe udhėzon kah All-llahu si Krijues i kosmosit dhe tė gjithė neve ėshtė dituri islame. Pėr kėtė prindėrit duhet tė hulumtojnė afinitetin e fėmiut ndaj lėmisė sė caktuar, dhe kur tė vėrtetojnė cila lėmi mė sė tepėrmi i pėrgjigjet fėmiut tė tij, do ta orientojė nė atė drejtim.

Mėsimi i gjuhėve tė huaja sipas islamit ėshtė i kėshilluar, sepse nė kėtė mėnyrė vie deri te njohuritė e reja, informatat dhe komunikimet e qė ėshtė parakusht qė islami si fjalė univerzale e All-llahut dhe versioni i fundit i shpalljės sė All-llahut t'u transmetohet njerėzve. Pa njohjen e gjuhėve tė huaja, karakteristika misionare e islamit do tė zbehej.

Pejgamberi s.a.v.s kėshtu e kishte urdhėruar Zeid b. Thabitin, r.a. tė mėsoj gjuhėn hebreje, nė mėnyrė qė Pejgamberi, s.a.v.s. tė korespondonte me ata dhe t'u shpjegonte orientimet themelore tė islamit.

Nėse tek fėmiu ynė zhvillojmė vetėdijen e nevojės permanente tė mėsimit, kėshtuqė ai asnjėherė mos tė kėnaqet me atė qė deri nė atė moment ka mėsuar, kemi bėrė hap tė ēmuar lavdėrimi nė zhvillimin e tij, sepse Sofian b. Ujejne, dietar i madh islam, tėrheq vėrejtjen: "njeriu ėshtė i ditur pėrderisa kupton dhe mėson, por kur bėhet i bindur qė dinė dhe nuk duhet mė tej tė mėsoj, bėhet i pa ditur!"

Edukata trupore

Edukata trupore, gjithashtu ka rėndėsi tė veēantė nė jetėn e fėmiut. All-llahu Fisnik u ka bėrė tė dashur fėmijve lojėn, sepse gjatė lojės fėmiu tregohet, forcohet dhe zhvillohet. Gjatė lojės fėmiu relaksohet dhe kėshtu loja, pas mėsimit nė shkollė do t'i mundėsoj pushim duke i dhėnė fuqi dhe nxitje tė re, ndėrsa ndalimi i lojės dhe ngarkesa vetėm me mėsim siē mendon Imam Gazaliu, zvogėlon mendjehprehtėsinė dhe zvogėlon dėshirėn pėr mėsim.

Duke analizuar hadithet e Pejgamberit s.a.v.s vijmė deri te argumentet e pakontekstueshme mbi nxitjen nė forcimin e trupit dhe konstruktit tė fėmiut dhe kėtė e shohim nė katėr elemente: notimi, gjuejtja, dhe kalėrimi.

Pejgamberi s.a.v.s ka nxitur qė fėmijėt tė mėsojnė ēfarė ėshtė e dobishme. Bile edhe kur luajnė ose tė merren me ndonjė hobi, kjo duhet tė jetė e dobishme pėr zhvillimin e tyre dhe shoqėrinė ku jetojnė. Kėshtu nė transmetimin e saktė tė cilin e transmeton Sa'd ebi Vekkasi, r.a. qėndron: "ushtroni gjuajtjen sepse kjo ėshtė e mirė ose: hobi mė i mirė i juaji ndėrsa nė transmetimin tjetėr: loja juaj mė e mirė!"

Imam Taberaniu dhe hafiz Mundhiri pėrmendin transmetimin e mirė nė tė cilin i Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. qartė thekson: "ēdo gjė del nga korniza e dhikrit (pėrmendja e All-llahut) pėrveē katėr gjėrave: gjuajtja precize e njeriut, dresura dhe pėrgatitja e kalit, argėtimi dhe luajtja me familjen e tij, dhe tė mėsuarit e notit!"

Pejgamberi s.a.v.s duke kaluar para tė rinjėve qė ushtronin gjuajtje, siē transmeton Seleme b. el-Akfe'a, r.a. ka thėnė: "gjuani bijtė e ismailit ngase babai juaj ka qenė shigjetar!"

Garat sportive nė mes fėmijėve

Duhet organizuar gara nė mes fėmijėve, nė mėnyrė qė tė zhvillojmė mundėsitė e tyre dhe dėshirėn pėr fitore. Kėtė e ka bėrė i Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. duke dėshiruar tė futė atmosferėn garuese nė mes fėmijve. Kėshtu Abdullah b.Harithi r.a. transmeton se Pejgamberi, s.a.v.s. i ka rradhitur Abdullahun, Ubejdullahun dhe fėmijėt tjerė tė Abbasit r.a. duke u thėnė: "kush i pari arrin tek unė do tė fitojė kėtė dhe kėtė!" Kur ata arrinin te caku, i hipnin nė shpinė dhe gjoks ndėrsa ai merrte dhe i pėrqafonte.

Ėshtė interesant tė pėrmendet qė Pejgamberi s.a.v.s i merrte tė gjithė garuesit duke i pėrqafuar dhe duke u dhėnė dhurata, duke dashur tė tregonte se mė e rėndėsishme ishte qė tė gjithė tė marrin pjesė, qė nė mes tyre tė zotėronte fryma garuese dhe qė nė kėtė mėnyrė nga momentet e hershme tė jetės tė zhvillonin konstruktin e tyre fizik.

Loja e tė rriturve me fėmijėt

Prindėrit duhet tė gjejnė rastin dhe kohėn tė luajnė me fėmijėt e tyre, siē ka bėrė modeli mė i madh i ynė, i Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. me nipėrit e tij Hasanin dhe Hysenin r.a. Kėshtu Omer b. el-Hattabi r.a. transmeton se njė rast erdhi te Pejgamberi, s.a.v.s. dhe e gjeti nė supet e tij Hasanin dhe Hysenin, tė hipur, dhe tha: "ah sa kalėruese e bukur nėn ta!"

Pejgamberi s.a.v.s. nė kėto fjalė tė Omerit, r.a. shtoi: "ah sa janė kalorės tė bukur kėta dy!" Llojshmėria e lojėrave tė Pejgamberit, s.a.v.s. me nipėrit e tij nė mėnyrė eksplicite tregon qė edhe ne tė mendojmė nė domosdoshmėrinė e lojėrave tė ndryshme me fėmijėt dhe nipėrit tanė, nė mėnyrė qė kėta tė forcohen fizikisht dhe psiqikisht.

Luajtja e fėmijve me fėmijėt tjerė

Ndonjėherė prindėrit, pėr arsyna objektive, nuk gjejnė kohė pėr tė luajtur me fėmijėt e tyre. Mirėpo kjo nuk duhet tė jetė arsye qė tė mos i lejojnė tė luajnė me fėmijėt tjerė, nėse kjo lojė do t'i afirmoj vlerat reale dhe tė rezultoj me kondicionin fizik ose zhvillimin e fantazisė fėmijėrore.

Muslimi shėnon transmetimin nė tė cilin shihet qė Aisha r.a. bashkėshortja e Pejgamberit s.a.v.s. e cila ishte tejet e re kur u martua me Pejgamberin s.a.v.s. ka luajtur me shoqet e saja, ndėrsa ai bile edhe e ka nxitur dhe dėrguar asaj shoqe qė tė luajnė me tė!

Dihet, siē transmeton Enesi r.a. qė Pejgamberi s.a.v.s ishte duke luajtur me fėmijėt kur i erdhi Xhibrili dhe pėr herė tė parė ia hapi gjoksin dhe ia pastroi me zemzem.

Duhet theksuar se eksistojnė shumė efekte trupore, shėndetsore, edukative, sociologjike, morale etj. dhe dobi nga lojrat e fėmijėve, dhe prindėrit vetėm duhet ti njohin dhe, sipas propozimeve tė Pejgamberit s.a.v.s. tė veprojnė.

Edukimi shėndetėsor

Islami kujdes tė veēantė i jep shėndetit njerėzor, e posaēėrisht atij fėmijėror, pėr ēka vėrehet edhe nė mekanizmat preventiv tė cilėt janė gjithėsesi tė akomponuar edhe nė vet mėsimin islam.

Nėse analizojmė versetet kur'anore dhe hadithet do tė konstatojmė brengėn mahnitėse tė islamit nė kėtė ēėshtje. Noti, gjuajtja, kalėrimi dhe garimi, tė cilat posaēėrisht i ka potencuar Pejgamberi s.a.v.s. janė shembulli mė eklantant i brengės nė forcimin e gjendjes shėndetėsore tė muslimanit. Nė kėtė ēėshtje secili prind duhet tė gjejė mėnyrėn qė tė zhvilloj kulturėn shėndetsore tė fėmiut tė tij, varėsisht me kėshillat e Pejgamberit s.a.v.s

Kėshtu do ta nxisė fėmiun e tij nė larjėn e dhėmbėve, ashtu siē ka bėrė Pejgamberi s.a.v.s. nė pėrdorimin e misvakut, prerjėn e thojnėve, duhet tėrheq vėrejtjen e rrezikut nga ushqimi i tepėrt, nė konzumimin e ushqimit ulur nė pauzim gjatė pirjes sė ujit, nė shtrirje (gjumė) nė anėn e djathtė dhe pas jacisė, nė zgjim tė hershėm etj. Mirėpo nėse vie deri te paraqitja e sėmundjes Pejgamberi s.a.v.s. ka porositur tretmanin urgjent mjekėsor. Nė transmetimin e Xhabirit r.a. Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: "secila sėmundje e ka ilaēin!" ndėrsa nė transmetimin e ebu Hurejres r.a. qėndron: "All-llahu nuk e ka dėrguar asnjė sėmundje e qė pėr tė nuk e ka dhėnė ilaēin pėrkatės!".

Duke pasuar sunnetin e Pejgamberit s.a.v.s. nė lėmin e e dukimit shėndetėsor, nė mėnyrėn mė tė bukur do ta ruajm shėndetin e fėmijėve tanė dhe tė rregullojmė imazhin e tyre shėndetėsor.

K o n k l u d i m

Edukimi i fėmijėve, vėrtetė, ėshtė tejet i rėndėsishėm dhe njė prej detyrave mė tė rėnda ne jetėn e njeriut. Pėr ēdo punė njeriu pėrgatitet e si tė mos pėrgatitet pėr edukimin dhe aftėsimin e gjeneratave tė ardhėshme?!

Mjerisht shumica nuk janė tė vetėdijshėm pėr kėtė. Andaj duhet zhvilluar vetėdijen e nevojshme tė besimtarėve pėr kėtė detyrė tė rėndėsishme.

Pėr tė gjitha parashikimet qė do t'i pėrgatisim nė kėtė rrugė nuk duhet harruar lutjen qė All-llahu Fisnik tė na ndihmoj nė sferėn e edukimit tė fėmijėve tanė, siē thekson Krijuesi i botėve nė Librin e tij fisnik:

"Zoti ynė, na bėn qė tė jemi tė gėzuar me (punėn) e grave tona dhe pasardhėsve tanė, e neve na bėn shembull pėr tė devotshmit." (El Furkanė, 74)
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://nur-islam.forummotion.com
 
Edukimi nė sferėn emocionale dhe sentimentale
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Gruaja dhe Familja ne Islam :: Edukimi i femijeve ne Islam-
Kėrce tek: