ForumWww.Nur-Islam.TPytėsoriLista AnėtarėveGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi
Radio NurIslami

Share | 
 

 Tė drejtat e prindėrve

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Admin


Numri i postimeve : 187
Join date : 10/07/2008
Location : Gjilan

MesazhTitulli: Tė drejtat e prindėrve   12.07.08 15:11

Tė drejtat e prindėrve janė mė tė lartat nė pikėpamje tė Islamit, pas kryerjes sė tė drejtave qė i kemi ndaj All-llahut tė Lartėsuar. Kur'ani Famėlartė nė listėn e prioriteteve tė tij, detyrat ndaj prindėrve i vė menjėherė pas detyrave ndaj tė Madhit. Ai i urdhėron ithtarėt e vet qė tė jenė tė sjellshėm ndaj prindėrve dhe t'u binden atyre. Edhe nėse janė tė moshuar e jetojnė me ty, asnjėherė nuk duhet t'u thuash as njė fjalė tė pahijshme e tė neveritshme. Duhet tė jesh i nėnshtruar nė rast se je duke bėrė bisedė me ta dhe gjithmonė tė lutesh qė All-llahu t'i mėshirojė. Duhet t'u bindesh urdhrave tė tyre, duhet tė kujdesesh pėr rehatinė e tyre dhe nuk bėn tė rebelohesh e tė sillesh me arrogancė ndaj tyre. Nė bazė tė njė hadithi thuhet se prindėrit tu janė Parajsa dhe Ferri yt, qė do tė thotė se nėse i trajton prindėrit me mirėsi e sjellje tė mira, mund ta fitosh Parajsėn, e nė tė kundėrtėn, pra, nėse sillesh me arrogancė a nuk u bindesh atyre, mund ta fitosh Ferrin. Njė tjetėr hadith e pėrshkruan njeriun mė fatkeq duke thėnė se ai meqenėse i ka prindėrit e moshuar, ai ka mundėsi t'u shėrbejė atyre e t'i trajtojė me mirėsi dhe nė kėtė mėnyrė t'i fitojė tė mirat e All-llahut tė Lartėsuar, mirėpo ai nuk e bėn kėtė dhe si i tillė ai konsiderohet i dėshtuar. Mosbindja ndaj prindėrve ėshtė mėkat i madh dhe i Plotfuqishmi mund t'ia falė robit tė Vet ēdo mėkat qė dėshiron Ai, nė pėrjashtim tė shirkut dhe mosbindjes ndaj prindėrve.
Fėmijėt gjithmonė janė tė detyruar tė pėrkujdesen pėr prindėrit e vet, po sidomos kur ata janė nė moshė tė thellė e kur nuk kanė mundėsi t'i kryejnė punėt e veta, e nė rast kundėrvajtjeje, ata duhet tė shtrėngohen nga shteti qė t'i mirėmbajnė prindėrit si duhet. Ligji islam i trashėgimisė i bėn prindėrit pjesėtarė tė pronės sė lėnė nga fėmijėt e tyre, kuptohet, nėse vdesin para prindėrve.
Nė mes tė prindėrve, pozita e sė ėmės ėshtė mė e lartė nė krahasim me tė atit nė lidhje me kujdesin dhe bindshmėrinė. Kur'ani Famėmadh nė mėnyrė tė veēantė e nėnvizon pėrkushtimin e nėnave lidhur me dhimbjet e tyre tė shtatzėnisė dhe sakrificat qė i bėjnė ato pėr t'i edukuar fėmijėt e vet.



Argumente nga Kur'ani

1) "Tė pyesin se ē'do tė japin. Thuaj: "Atė qė jepni prej pasurisė jepni pėr prindėrit, jepni pėr tė afėrmit, pėr bonjakėt, pėr tė varfėrit, pėr kurbetēinjtė"! E ēdo tė mirė qė punoni, s'ka dyshim se All-llahu e di!" (Kur'an, 2:215).

2) "All-llahu ju urdhėron pėr (ēėshtjen e trashėgimit) fėmijėt tuaj: pėr mashkullin hise sa pėr dy femra; nėse janė (trashėgimtare) vetėm femra, dy e mė shumė, atyre ju takojnė dy tė tretat e pasurisė qė trashėgohet; nėse ėshtė njė femėr, asaj i takon gjysma; pėr prindėrit, pėr secilin nga ata, ju takon e gjashta nga ajo qė ka lėnė (i vdekuri) nėse ka fėmijė; e nė qoftė se (i vdekuri) nuk ka fėmijė e atė e trashėgojnė (vetėm) prindėrit, atėherė nėnės sė tij i takon njė e treta; nė qoftė se ai (i vdekuri) ka vėllezėr, nėnės sė tij i takon vetėm njė e gjashta, (kjo e drejtė nė trashėgim bėhet) pasi tė kryhet testamenti (vasijeti) qė ka lėnė dhe pasi tė lahet borxhi; ju nuk dini se kush ėshtė mė afėr dobisė suaj, prindėrit tuaj ose fėmijėt tuaj. (Ky pėrcaktim ėshtė) Urdhėr nga All-llahu. Vėrtet All-llahu ėshtė mė i Dijshmi, mė i Urti!" (Kur'an, 4: 11).

3) "Adhurojeni All-llahun e mos i shoqėroni Atij asnjė send! Silluni mirė ndaj prindėrve, ndaj tė afėrmve, ndaj jetimėve, ndaj tė varfėrve, ndaj fqiut tė afėrt, ndaj fqiut tė largėt, ndaj shokut pranė vetes, ndaj udhėtarit tė largėt dhe ndaj robėrve. All-llahu nuk e do atė qė ėshtė kryelartė dhe atė qė lavdėrohet!" (Kur'an, 4: 36).

4) "Zoti yt ka dhėnė urdhėr tė prerė qė tė mos adhuroni tjetėr pos Tij, qė tė silleni nė mėnyrė bamirėse ndaj prindėrve. Nėse njėrin prej tyre, ose qė tė dy, i ka kapur pleqėria pranė kujdesit tėnd, atėherė mos u thuaj atyre as "of - oh", as mos u bė i vrazhdė ndaj tyre, po atyre thuaju fjalė tė mira (tė buta, respektuese)! Dhe nė shenjė mėshire shtrije pranė tyre krahun pėrulės e respektues dhe thuaj: "Zoti im! Mėshiroi ata tė dy, sikurse mė edukuan mua kur isha i vogėl"!" (Kur'an, 17: 23-24).

5) "Ne e kemi obliguar njeriun me punė tė mira ndaj prindėrve tė vet, e nėse ata tė dy pėrpiqen tė shpijnė ty qė tė mė pėrshkruash Mua shok (zot tjetėr) pėr ēka ti nuk di asgjė, atėherė ti mos i respekto ata! Kthimi juaj ėshtė tek Unė, e Unė do t'ju njoftoj pėr atė qė keni vepruar!" (Kur'an, 29: .

6) "Ne njeriun e kemi urdhėruar pėr (sjellje tė mira ndaj) prindit tė vet, sepse nėna e vet atė e barti me mund pas mundi dhe pas dy viteve ia ndau gjininė. (E porositėm) Tė jesh mirėnjohės ndaj Meje dhe ndaj dy prindėrve tu, pse vetėm tek Unė ėshtė kthimi juaj! E nėse ata tė dy tentojnė qė ti tė mė pėrshkruash Mua shok, pėr ēka ti nuk ke kurrfarė fakti, atėherė mos i respekto ata, po nė ēėshtjet e jetės sė kėsaj bote tė kesh mirėkuptim ndaj tyre, e ti ndiqe rrugėn e atij qė ėshtė i kthyer kah Unė, mandej kthimi juaj ėshtė tek Unė, e Unė do t'ju njoftoj pėr atė qė keni punuar!" (Kur'an, 31: 14-15).

7) "Ne e urdhėruam njeriun t'u bėjė mirė prindėrve tė vet, ngase nėna e vet me mundim e barti dhe me vėshtirėsi e lindi, e bartja e tij dhe gjidhėnia e tij zgjat tridhjetė muaj (e ai vazhdon tė jetojė) derisa ta arrijė pjekurinė e vet dhe kur t'i mbush dyzet vjet ai thotė: "Zoti im, mė inspiro mua qė tė falėnderoj pėr tė mirėn Tėnde qė ma dhurove mua dhe prindėrve tė mi, qė tė bėj vepra tė mira qė i pėlqen Ti dhe m'i bėn tė mirė pasardhėsit e mi, unė pendohem te Ti dhe unė jam me muslimanėt!" (Kur'an, 46: 15).



Argumente nga Sunneti

1. Ebu Hurejra (All-llahu qoftė i kėnaqur prej tij!) rrėfen se njė njeri erdhi te Pejgamberi alejhi selam dhe e pyeti: "O i Dėrguari i All-llahut! Kush ėshtė personi ndaj tė cilit kam mė shumė obligime?", e Pejgamberi alejhi selam i tha: "Nėna yte", "e pastaj - tha ai - kush ėshtė?", Pejgamberi alejhi selam pėrsėri i tha: "Nėna yte", "e pastaj - vazhdoi ai - kush ėshtė?", Pejgamberi alejhi selam pėr tė tretėn herė i tha: "Nėna yte", e kur e pyeti pėr tė katėrtėn herė, atėherė i tha: "Babai yt". [Transmeton Buhariu dhe Muslimi]

2. Ebu Hurejra (All-llahu qoftė i kėnaqur prej tij!) rrėfen se Pejgamberi alejhi selam ėshtė shprehur: "All-llahu e poshtėroftė! All-llahu e poshtėroftė! All-llahu e poshtėroftė!", e pastaj njėri prej tė pranishmėve e pyeti pėr kė i thoshte ato fjalė, e ai tha: "All-llahu e poshtėroftė atė njeri qė i gjen prindėrit e vet tė moshuar dhe nuk hyn nė Xhennet!". [Transmeton Muslimi]

3. Muavije ibėn Xhehime (All-llahu e mėshiroftė!) rrėfen se Xhehime erdhi te Pejgamberi alejhi selam dhe tha: "O i Dėrguari i All-llahut! Kam ndėr mend tė vij nė luftė me ty!", pas kėsaj, Muhammedi alejhi selam e pyeti: "A e ke nėnėn gjallė?", ky pohoi, ndėrsa ai i tha: "Atėherė, qėndro pranė nėnės tėnde, sepse Xhenneti gjendet nėn kėmbėt e saj!". [Transmeton Ahmedi dhe Nisai]

4. Xhabiri (All-llahu qoftė i kėnaqur prej tij!) rrėfen se Pejgamberi alejhi selam ka thėnė: "Secili njeri qė i posedon tri gjėrat vijuese, All-llahu do t'ia lehtėsojė vdekjen dhe do ta pranojė nė Xhennet, e ato janė: mėshira ndaj tė pafuqishmėve, ėmbėlsia ndaj prindėrve dhe mirėbėrja ndaj skllevėrve!".
[Transmeton Tirmidhiu]

5. Ibėn Abbasi (All-llahu qoftė i kėnaqur prej tij!) rrėfen se Pejgamberi alejhi selam ka thėnė: "Nuk mund tė ndodhė qė njė bir i dėgjueshėm ndaj prindėrve t'i shikojė ata me ėmbėlsi e All-llahu mos t'ia shkruaj njė haxh tė pranuar pėr atė shikim!". Njėri prej tė pranishmėve pyeti: "O i Dėrguari i All-llahut! A edhe nėse i shikon 100 herė?", kurse ai iu pėrgjigj: "Po! All-llahu ėshtė mė i Madhi dhe mė Mėshiruesi!". [Transmeton Bejhekiu]

6. Esma (All-llahu qoftė i kėnaqur prej saj!) tregon: "Pėrderisa nėna ime ende ishte e paudhėzuar, erdhi tek unė pėr tė mė vizituar kur ne bojkotoheshim nga Kurejshėt, e unė e pyeta tė Dėrguarin e All-llahut alejhi selam se a tė shfaq respekt ndaj saj apo jo, kurse ai mė tha qė t'i shfaq respekt!". [Transmeton Buhariu dhe Muslimi]

7. Ebu Bekri (All-llahu qoftė i kėnaqur prej tij!) rrėfen se Pejgamberi alejhi selam ka thėnė: "All-llahu Fuqiplotė mund t'ia falė tė gjitha mėkatet robit tė Vet, pėrveē mosbindjes ndaj prindėrve dhe pėr kėtė mėkat Ai ia shpejton atij dėnimin qysh prej nė kėtė botė!". [Transmeton Bejhekiu]

8. Ibėn Omeri (All-llahu qoftė i kėnaqur prej tij!) tregon se njė njeri erdhi te Pejgamberi alejhi selam dhe e pyeti: "O i Dėrguari i All-llahut! Kam bėrė njė mėkat tė madh. A ka pendim pėr mua?", pastaj Muhammedi alejhi selam e pyeti: "A e ke nėnėn gjallė?", ky tha se i kishte vdekur, e kur e pyeti se a e kishte tezen gjallė, ai u pėrgjigj pozitivisht, atėherė Pejgamberi alejhi selam i tha: "...atėherė, trajtoje atė me mirėsi!". [Transmeton Tirmidhiu]

9. Ebu Usejd es-Sejidi (All-llahu qoftė i kėnaqur prej tij!) tregon: "Ishim duke qėndruar me Pejgamberin alejhi selam, kur njė njeri nga Benu Seleme erdhi te ai dhe i tha: "O i Dėrguari i All-llahut! A vazhdon bindja ndaj prindėrve pasi tė vdesin sikurqė janė tė gjallė?", e Pejgamberi alejhi selam i tha: "Po! Duhet tė lutesh pėr ta, tė kėrkosh falje te All-llahu pėr ta, t'i zbatosh kėshillat qė t'i kanė dhėnė kur kanė qenė tė gjallė dhe t'i nderosh miqtė e tyre e mos t'i kėpusėsh lidhjet me ta!". [Transmeton ebu Davudi dhe ibėn Maxhe]
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://nur-islam.forummotion.com
 
Tė drejtat e prindėrve
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Zbulohet sekreti i Trekendshit te bermudeve

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Gruaja dhe Familja ne Islam :: Familja ne Islam-
Kėrce tek: