Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumWww.Nur-Islam.TLatest imagesRegjistrohuidentifikimi
Radio NurIslami

 

 Martesa nė Islam-Pjesa 3

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Admin



Numri i postimeve : 187
Join date : 10/07/2008
Location : Gjilan

Martesa nė Islam-Pjesa 3 Empty
MesazhTitulli: Martesa nė Islam-Pjesa 3   Martesa nė Islam-Pjesa 3 Icon_minitime12.07.08 15:09

Nėse mashkulli ėshtė koprrac dhe harxhon shumė pak pėr bashkėshorten dhe fėmijėt e tij, atėherė asaj (gruas) i lejohet tė harxhojė aq sa ka nevojė pėr veten dhe fėmijėt e saj. Mė lartė pėrmendėm se ajo (gruaja) nuk guxon tė harxhojė pa leje paraprake, mirėpo ky rast ėshtė i veēantė.
Njė herė Hind bint Utbah, gruaja e Ebu Sufjanit erdhi te pejgamberi s.a.v.s. dhe i tha: "O i dėrguar i All-llahut, Ebu Sufjani ėshtė shumė koprrac. Ajo qė ai ma jep, nuk mjafton pėr mua dhe fėmijėn tim, kėshtuqė unė pa dijen e tij marr prej pasurisė sė tij." Pejgamberi s.a.v.s. i tha: "Merer atė qė ke nevojė pėr ty dhe fėmijėn tėnd." [Buhariu dhe Muslimi]
Gruaja muslimane e kupton pėrgjegjėsinė qė Islami ia ka dhėnė asaj, tė pėrkujdeset pėr shtėpinė e bashkėshortit tė saj dhe tė pėrkujdeset pėr fėmijėt e saj, gjithashtu.
Pejgamberi s.a.v.s. nė njė hadith ka thėnė: "Secili prej jush ėshtė bari dhe ju jeni pėrgjegjės pėr ata qė janė nėn pėrkujdesjen tuaj. Sundimtari ėshtė bari pėr popullin e tij, burri ėshtė bari pėr familjen e tij, gruaja ėshtė bari pėr shtėpinė e bashkėshortit dhe fėmijėve tė saj." [Buhariu dhe Muslimi]
Gruaja e vėrtetė muslimane duhet qenė si ajo qė i do fėmijėt e saj dhe pėrkujdeset pėr bashkeshortin e saj. Kėto janė dy karakteristikat mė tė mira qė ndonjė grua mund t'i ketė.
Rreth kėsaj ēėshtje pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: "Gratė qė mė sė miri i kalorojnė deveve janė gratė kurejshite. Ato janė shumė tė dhembshme ndaj fėmijėve tė tyre kur ata (fėmijėt) janė tė vegjėl dhe mė tė kujdesshmet kundrejt bashkėshortėve tė tyre." [Buhariu dhe Muslimi]
Ėshtė nder i madh pėr gruan qė tė pėrkujdeset pėr bashkėshortin e saj mėngjes e mbrėmje dhe ēdoherė tė ketė buzėqeshje nė fytyrė nė raport me tė, buzėqeshje kjo e cila atij mashkulli do t'ia mbushte jetėn me gėzim, harmoni dhe qetėsi shpirtėrore. Muslimanet, shembullin mė tė mirė kanė Aishen r.a. e cila e shoqėronte pejgamberin s.a.v.s. nė haxh, duke u pėrkujdesur pėr tė (pejgamberin s.a.v.s.) mjaft mirė. Ajo e parfumoste atė para se ta veshte ihramin dhe gjente parfumin mė tė mirė qė mundej.
Pėr kėtė ēėshtje Buhariu dhe Muslimi transmetojnė se Aishja r.a. ka thėnė: "E kėrkoja parfumin mė tė mirė pėr pejgamberin s.a.v.s. para se ai e veshte ihramin." [Muslimi, 8/100]
Pastaj Buhariu dhe Muslimi gjithashtu transmetojnė se Aishja r.a. ka thėnė: "Kur pejgamberi s.a.v.s. ishte nė i'tikaf (izolim), ai e vėnte kokėn e tij tek unė dhe unė ia krihja flokėt."
Aishja r.a. i stimulonte gratė muslimane qė tė pėrkujdeseshin pėr bashkeshortėt e tyre dhe qė t'i njohin tė drejtat qė bashkėshortėt e tyre i kanė mbi to. Ajo kėto tė drejta i vlerėsonte si shumė tė rėndėsishme saqė nė njė thėnie tė saj ajo ka thėnė: "Oj gra, nėse do t'i kishit ditur tė drejtat qė burrat e juaj i kanė mbi ju, do t'ia kishit fshirė pluhurin e tyre qė e kanė nė shputa edhe atė me fytyrė." [Ibn Hibban]
Kjo ėshtė njė shprehje gjallėruese pėr ta treguar rėndėsinė e tė drejtave qė gruaja duhet t'i rrepektojė nė raport me bashkėshortin e saj. Aishja r.a. gjithashtu donte t'i tregojė grave muslimane qė arroganca dhe kokėfortėsia nuk duhet tė ekzistojė nė zemrat e tyre, sepse vėrtet kėto dyja janė shkatėrruese tė forta tė jetės bashkėshortore.
Para se tė martohej vajza e Abdul Malikut, e cila posedonte njė menēuri tė rrallė, i tha: "Oj vajza ime, po t'i jap disa kėshilla, tė cilat mund tė tė vlejnė gjatė tėrė jetės:
Ji e gatshme kur ai ėshtė afėr ty dhe bindju atij.
Kontrollohu se a tė vjen era e mirė dhe a dukesh mirė.
Pėrgatitja ushqimin nė kohė dhe mos bėn zhurmė kur ai ėshtė duke fjetur.
Pėrkujdesu pėr pasurinė dhe fėmijėt e tij.
Asnjėherė mos i demasko sekretet e tij dhe mos iu kundėrvepro dispozitave (dėshirave) tė tij.
Ki kujdes, oj bija ime! Duhet tė ta gėzosh kur ai ėshtė i mėrzitur dhe mos trego fytyrė tė keqe para tij kur i ėshtė i lumtur.
Shfaqi atij sa mė shumė rrespekt qė mundesh dhe pajtohu me tė sa mė shumė qė mundesh, kėshtuqė ai do tė ketė dėshirė tė bisedojė dhe tė qėndrojė bashkė me ty.
Dije, oj bija ime, se nuk mund tė arrish asgjė pėrderisa kėnaqėsinė e tij ta vėsh para tėndes! Dhe dhashtė Zoti tė zgjedhė ēka ėshtė mė mirė pėr ty dhe tė tė mbrojė."
Ajo, pastaj, u martua me bashkėshortin e saj dhe martesa e tyre ishte shumė e suksesshme; ajo lindi fėmijė qė u bėnė mbretėr. Kjo kėshillė, nė mėryė tė qartė pėrfshinte thuajse ēdo gjė qė njė vajzė e re do tė duhej tė dinte pėr ta trajtuar bashkėshortin e saj siē duhet.
Nėse ajo ėshtė e pasur, gruaja muslimane nuk lejon qė pasuria e saj ta vėrbojė kundrejt tė drejtave tė bashkėshortit tė saj.
Zejnebja, gruaja e Abdullah ibn Mes'udit r.a. tregon: "Pejgamberi s.a.v.s na tha: Oj gra, jepni lėmoshė, qoftė edhe sa njė pjesė e vogėl prej stolive tuaja!" Ajo mė pastaj tha: "Shkova te Abdullah ibn Mes'udi dhe i thashė: Ti ke pasuri tė vogėl, ndėrsa pejgamberi s.a.v.s. na ka porositur neve qė tė japim lėmoshė, kėshtuqė shko e pyete atė se a ėshtė e lejueshme qė ty tė jap lėmoshė! Nėse lejohet, do tė tė jap nga pasuri ime, e nėse jo, atėherė do t'ia jap dikujt tjetėr." Abdullahu tha: "Jo, shko ti e pyete pėr kėtė punė!" kėshtuqė unė shkova e e gjeta njė grua tė ensarėve aty, e cila poashtu kishte tė njėjtėn pyetje. U turpėruam shumė tė hyjmė pėr shkak se kishim rrespekt, nė ndėrkohė erdhi Bilalli dhe i thamė: Shko dhe
pyete pejgamberin s.a.v.s. se a ėshtė e lejuar qė ne t'i japim lėmoshė bashkėshortėve tanė, por mos i trego se kush tė ka thėnė ta pyetėsh! Bilalli shkoi dhe e pyeti pėr kėtė ēėshtje dhe pyeti se kush i kishte thėnė ta pyeste. Bilalli i tha: Zejnebja dhe njė ensare. Pejgamberi s.a.v.s. i tha: Ato do t'i kenė dy shpėrblime. Njėri ėshtė pėr shkak se dojnė ta mirėmbajnė lidhjen e tyre me bashkėshortėt e tyre dhe shpėrblimi i dytė ėshtė pėr lėmoshėn." [Fet-h el Bari, 3/328]
Gruaja e vėrtetė muslimane ėshtė gjithmonė e kujdesshme pėr tė shprehur falėnderim pėr atė qė All-llahu ia ka dhėnė, gjegjėsisht pėr jetėn e lehtė dhe tė mirė dhe ajo asnjėherė nuk e humb durimin nėse ndeshet me ndonjė vėshtirėsi. Ajo nuk e harron paralajmėrimin qė e ka thėnė pejgamberi s.a.v.s. se shumica e banorėve tė Xhehenemit do tė jenė gra, kėshtuqė ajo (gruaja muslimane) kėrkon strehė tek All-llahu pėr tė mos u bėrė njėra prej tyre.
Buhariu dhe Muslimi kanė transmetuar nga ibn Abasi se pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: "Oj gra, jepni lėmoshė, sepse shumicėn e banorėve tė Xhehenemit i kam parė gra. Tė pranishmit pyetėn: Pse kėshtu o i dėrguar i All-llahut? Ai tha: Sepse ata mallkojnė shumė dhe nuk janė falėnderuese ndaj trajtimit tė mirė qė bashkėshortėt e tyre ua bėjnė."
Kur gruaja muslimane mendon rreth kėtij hadithi, i cili e pėrshkruan fatin e shumė grave nė Ahiret, ajo gjithmonė shikon tė mos bie nė kėtė mėkat, pėrkatėsisht tė mos jetė prej atyre qė nuk e falėnderojnė tė mirė, nė kėtė rast tė mirat qė i vijnė nga bashkėshorti i vet. Pėrveē kėsaj, ajo edhe shpejton qė tė japė lėmoshė, ngaqė pejgamberi s.a.v.s. i porositi tė gjitha gratė ta bėjnė kėtė punė, me shpresė qė kjo/ky (lėmoshė/falėnderim) sadopak t'i shpėtojė asaj qė u tha mė lartė (dmth tė mos jenė prej banorėve tė Xhehenemit). Gruaja muslimane, si pqrditshmėri e merr shembullin mė tė mirė nė rast kur duhet shprehur rrespekt bashkėshortit.
Historia e grave muslimane ėshtė pėrplot me tregime tė kėtilla kur ka tė bėjė me rrespektin qė duhet treguar ndaj bashkėshortit. Njė prej atyre grave ėshtė Esma bint Umejs, e cila ishte migruesja e parė pėr nė Medine. Ajo ishte e martuar me Xhafer ibn Ebu Talibin, pastaj me Ebu Bekrin, pastaj me Aliun, All-llahu qoftė i kėnaqur me gjithė kėta. Njė ditė , djemtė e saj Muhamed ibn Xhaferi dhe Muhamed ibn Ebu Bekri po garonin me njėri-tjetrin, secili prej tyre duke thėnė: "Unė jam mė i mirė se ti dhe babai im ėshtė mė i mirė se ti." Aliu r.a. i tha Esmas: "Gjyko mes tyre oj Esma!" Ajo tha: "S'kam parė mes arabėve njeri mė tė mirė se Xhaferi dhe s'kam parė njeri mė tė matur sesa Ebu Bekri." Aliu r.a. i tha: "Nuk the asgjė pėr mua dhe po tė kishe thėnė diēka mė shumė se ēka the, do tė tė kisha urryer!" Esma ia ktheu: "Kėto janė tre mė tė mirėt e edhe ti je njė prej tyre edhepse je nė vendin e tretė nga ato." [El tabakat el kubra, 7/208-209]
Ėshtė pėr t'u habitur se ēfarė pėrgjigje elokuente i dha kjo gura e menēur atij! Ajo ia dha secilit bashkėshort tė saj (tė mėparshėm) atė qė e meritonin dhe e kėnaqi Aliun r.a., edhepse ai ishte mė i pakėti, ajo prapėseprapė e futi nė grupin e mė tė mirėve.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://nur-islam.forummotion.com
 
Martesa nė Islam-Pjesa 3
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Gruaja dhe Familja ne Islam :: Familja ne Islam-
Kėrce tek: