ForumWww.Nur-Islam.TPytėsoriLista AnėtarėveGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi
Radio NurIslami

Share | 
 

 TREGIM-Ēfarė kėrkon lypėsi

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Admin


Numri i postimeve : 187
Join date : 10/07/2008
Location : Gjilan

MesazhTitulli: TREGIM-Ēfarė kėrkon lypėsi   12.07.08 15:02

Allahu i Madhėrishėm nė Kur'anin fisnik urdhėron e thotė:

"Andaj, jepja tė afėrmit atė qė i takon, e edhe tė varfėrit edhe udhėtarit, e kjo ėshtė shumė mė e dobishme pėr ata qė veprojnė pėr hir tė All-llahut dhe tė tillėt janė ata tė shpėtuarit." (Er Rrum, 3

Para disa dite u takova me njė njeri i cili njė pjėse tė jetės sė tij, vitet mė tė bukura tė rinisė i kishte kaluar me njė grup besimtarėsh. Ata kishin autoritetin e tyre dhe mėsuesit e tyre. Nė fillim ēdo gjė ishte ideale, por me kalimin e kohės filloi tė ndiej njė zbrazėti e diē mė vonė edhe nė njė mėnyrė i tradhėtuar.

Nuk e kishte tė qartė se ēfarė po ndodhė. Por, kishte vendosur qė edhe mė tej tė sillet nė kėtė grup besimtarėsh. Sa mė tepėr koha kalonte, shkuarja tek kėta shokė dhe dijetarė bėhej mė pak e kėndshme, mė monotone, bile filloi ngadalė tė mungonte nė namaze tė pėrbashkėta.

Filloi tė ēuditej me vetveten, si ndryshoi kaq shumė, si nuk i sjell mė kėnaqėsi dėgjimi i ligjeratave dhe kėshillave tė autoriteteve tė ditura. Vėrtet ata dijnė shumė, kanė mėsuar shumė gjėra pėrmendėsh, posedojnė gjėra me vlerė, por pėr kėtė shoqėrimi me ata filloi tė zbehej dhe kėnaqėsinė e ndiente nė vetmi.

Duke mė treguar ky njeri pėr kėtė qė i kishte ndodhur, u hap me mua dhe nga ai dėgjova kėtė tregim interesant.

Njėher njė i varfėr erdhi te bukėpjekėsi dhe i tha: "Dėhiroj pak bukė ju lutem". "Sa i menqur je" i tha bukėpjekėsi "vėrtet ke ardhur te bukėpjekėsi i vėrtetė". Bukėpjekėsi mori librin nga tavolina dhe filloi t'i tregoj lypėsit pėr bukėn. I tregonte pėr miellin dhe elbin, pėr grurin dhe krundet. Aq bukur i fliste pėr kėto gjėra sa qė filloi tė mahnitej me vetveten. Kur ngriti kokėn u habit-pos gjurmės sė parė tė buzėqeshjes nė fytyrė, lypėsi nuk buzėqeshi mė.

"Unė kėrkoj bukė" tha lypėsi. "Ah, ah" pėrsėri tha bukėpjekėsi "Vėrtet je i menēur, eja me mua, ta tregoj furrėn time". Filloi ta udhėheq nė shumė koridore, ia tregoi enėn ku pėrgatitej buka duke i thėnė: "Askush nuk ka kėtė kapacitet, kemi tė gjitha llojet e bukės pėr ēdo shije." Mė pas bukėpjekėsi duke hapur dyert impozante tė qelqit tha: "Kjo ėshtė dhoma jonė pėr inspirim". Bukėpjekėsi "ndiente" se te lypėsi kishte lėnė pėrshtypje tė madhe. Por, lypėsi nuk fliste fare. Bukėpjekėsi e "kuptoi" heshtjen e tij. Duke e pėrqafuar lypėsin sikurse tė njihen qė moti dhe si tė ishin vėllezėr i tha: "Edhe mua mė mahnit kjo sikurse ty" Bukėpjekėsi vazhdoi mė tutje: "Njerėzit me kilometra largė vijnė tek unė. Njė herė nė javė punėtorėt e mi grumbullohen rreth meje pėr tė dėgjuar recetat e mia me vlerė tė paēmuar, librin e recetave tė jetės"

Lypėsi ishte ulur ngase nuk kishte zgjidhje tjetėr pėrpos tė dėgjonte bukėpjekėsin e entuziazmuar. "E di ēfarė dėshiron, dėshiron tė mė dėgjon" i tha bukėpjekėsi. "Unė dėshiroj vetem pak bukė" i tha lypėsi.

"Ah, ah" u pėrgjigj bukėpjekėsi "Sa i menqur je" Pėrsėri e pėrqafoi tė varfėrin dhe e dėrgoi nė paradhomėn e furrės. "Atė qė tani do ta them ėshtė shumė me rėndėsi. E sheh kėtė rrugė? Ka shumė bukėpjekėsa, andaj bėhu i kujdesshėm, ata nuk bėjnė bukė tė mirė. E di, njėri brumit i qet dy lugė krip nė vend se t'i qet njė lugė. Tjetri e nxenė furrėn pėr tre shkallė mė tepėr se sa duhet.

I varfėri i llomitur, u nis drejt rrugės. "A nuk dėshiron bukė?" e pyeti bukėpjekėsi. I varfėri u ndal, duke i ulur supet e shikoi dhe u pėrgjigj: "Tani e humba apetitin". "Dėm i madh" tha bukėpjekėsi "Si duket njerėzit nuk dėshirojnė bukė tė vėrtetė"

Ndoshta vėrtet ndonjėher dėshirojmė t'i ndihmojmė dikujt, por duhet tė kemi kujdes qė individit t'i japim atė qė i nevoitet. Njėra ndėr gjėrat mė tė stėrholluara te secili individ ėshtė zemra e tij. Atė qė njeriui e flet, zemra ia kėrkon, pėr atė qė njeriu mallėngjehet pėr atė zemra qanė, pėr atė qė njeriu gjurmon pėr atė zemra kėrkon.

Zemra e secilit njeri ėshtė si ena. Rrallė herė kjo enė mbushet. Kur dikush dėshiron tė bisedoj me ne, zemra i kėrkon pėrgjigje, nuk duhet ta rrefuzojmė. Kur dikush na thėrret nė rrugė ose na shikon nė rrugė duhet qė nė njė mėnyrė t'i pėrgjigjemi. Nuk ėshtė me rėndėsi qė tė tregojmė shumė, ose tė tregojmė gjatė, apo tė tregojmė ēdo gjė qė dijmė. Ajo qė ėshtė e nevojshme ėshtė dashuria dhe kujdesi pėr t'ia mbushur zemrėn e tjetrit. Pra, tjetrit duhet ofruar atė qė kėrkon zemra e tij me kujdes, butėsi dhe sinqeritet.

Muhammedi s.a.v.s. ka thėnė: "Vėrtetė Allahu i Madhėrishėm i ka enėt e Tij nė Tokė. Kėto enė janė zemrat, dhe enėt mė tė dashura te Allahut tė Madhėrishėm janė ato mė tė pastrat, mė tė qėndrueshmet, mė tė stėrholluarat" (Shėnon Taberaniu, transmetuar nga Ebu Utbe el-Havelaniu)

Andaj tė varfėrit jepi bukė e mos ia trego bukurinė e furrės. Ndėrsa zemrės sė pėrvuajtur kėshillė tė bukur dhe mirėkuptim.









Nga boshnjakishtja

pėrktheu dhe pėrshtati dr. Ali Iljazi
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://nur-islam.forummotion.com
 
TREGIM-Ēfarė kėrkon lypėsi
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Thėnje,tregime dhe kėshilla Sufiste
» Interpretimi i ėndrrės
» 10 Shenjat e Ditės sė Fundit - A ka ndodhur ndonjėra?
» Ēfarė do tė bėje ne rast Katastrofe?
» Gjergj Kastrioti - Skėnder Beu

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: FEJA ISLAME - Forumi gjeneral :: Poezi dhe tregime Islame-
Kėrce tek: