Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumWww.Nur-Islam.TLatest imagesRegjistrohuidentifikimi
Radio NurIslami

 

 Tensioni i larte i gjakut

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Admin



Numri i postimeve : 187
Join date : 10/07/2008
Location : Gjilan

Tensioni i larte i gjakut Empty
MesazhTitulli: Tensioni i larte i gjakut   Tensioni i larte i gjakut Icon_minitime12.07.08 14:54


--------------------------------------------------------------------------------
Tensioni i gjakut ėshtė shtypja e gjakut nė muret e enėve tė gjakut (arterieve) nė ēdo pjesė tė trupit. Gjaku rrjedh nėpėr enėt e gjakut pikėrisht sepse gjendet nėn tension tė tillė. Tensioni krijohet me punėn e zemrės si pompė. Gjatė secilės hedhje tė gjakut nga zemra (sistola), tensioni rritet, kurse gjatė derdhjes sė gjakut nė zemėr (diastola), tensioni ulet. Prandaj maten dy vlera tė tensionit tė gjakut, vlera e epėrme (sistolike) dhe vlera e ulėt (diastolike) e tensionit tė gjakut.

Vlera normale e tensionit tė gjakut, e cila mundėson jetė, kurse nuk dėmton sistemin e enėve tė gjakut, ėshtė mesatarisht 120/80 milimetra tė shkallės sė zhivės (mmHg).

Tensioni i lartė i gjakut (TLGJ) ose hipertensioni nė shumicėn e rasteve ėshtė njė sėmundje e trashėgueshme. Moshat e dyta dhe tė treta, mbi 45 vjeē, janė mė tė prekurat nga sėmundja e hipertensionit.
Mbi 50 milionė amerikanė vuajnė nga hipertensioni (njė nė katėr persona). Afrikano-amerikanėt, nė veēanti, kanė rrezikshmėri tė lartė nė vuajtjen nga hipertensioni (njė nė tre persona).
Tension i lartė i gjakut, sipas definicionit, domethėnė vlera e matur e tensionit mbi normalen. Normale konsiderohet vlera e tensionit deri 140/90 mmHg. Por, hipertensioni mund ketė shkallė tė ndryshme, varėsisht nga vlerat e tensionit.

Diagnoza e tensionit tė lartė tė gjakut (hipertensioni) nuk vendoset nė bazė tė vetėm njė matjeje tė tensionit tė gjakut. Po qė se te njė person i caktuar matet mė shumė se tri herė tension mė i lartė se 140/90 mmHg, llogaritet se ai person ka tension tė lartė tė gjakut. Ky ėshtė reflektim i punės sė sforcuar tė zemrės dhe rezistencės sė rritur nė muret e enėve tė gjakut. Si pasojė e kėsaj vjen deri te ngarkimi i pėrhershėm i zemrės si pompė e cila e pėrēon gjakun nėpėr trup dhe dėmtimi i enėve tė gjakut tė tė gjitha organeve nė trup pėr shkak tė tensionit tė ngritur nė muret e tyre. Tensioni i lartė i gjakut pothuajse nė tė gjitha rastet ėshtė sėmundje e baraspeshės sė ērregulluar tė mekanizmave tė shumtė (prej reagimeve emocionale, lodhjes fizike e deri te sistemi autonom nervor i gjėndrave endokrine tė cilat tajitin hormonet noradrenalinė, adrenalinė dhe angiotenzinė). Mekanizmat kontrollues tė cilėt rregullojnė tensionin normal dėshtojnė andaj tensioni ngrihet mbi normalen.

Hipertensioni - vrasės i heshtur Tensioni i lartė i gjakut, fatkeqėsisht, ėshtė sėmundje e heshtur, tinėzake, e cila mundet edhe me vite tė mos tregojė kurrfarė shenje. Sėmundja pėrkeqėsohet gradualisht dhe kjo ndodh gjatė njė periudhe tė gjatė kohore dhe jo brenda pak ditėsh prandaj ėshtė e vėshtirė qė tė kuptohet nga vetė personi qė nė fillim. Vetėm atėherė kur tė manifestohen dėmtimet nė zemėr, tru, veshka apo sy, i hetojmė edhe vlerat e larta tė tensionit tė gjakut. Megjithatė, ka disa simptoma tė hershme qė mund t'i kujtohen ēdo personi me hipertension. Shenjat paraprake tė TLGJ nuk duhen neglizhuar pėr shkak se janė me rrezik jetėsor. Ato janė:
- Dhembja dhe shtypja nė kokė tė cilat janė pasojė e qarkullimit tė forcuar tė gjakut nė arteriet e trurit, i cili nuk mund tė mbrohet mjaft nga tensioni i lartė. Meqė truri ėshtė jashtėzakonisht i ndjeshėm nė ndryshimet nė qarkullim, sepse nevojat e tij pėr oksigjen janė tė mėdha, kurse gjendet i mbyllur nė kockat e kafkės pa mundėsi tė zgjerimit, kjo shtypje nė sipėrfaqen e trurit shkakton kokėdhembje.
- Skuqja e fytyrės ėshtė pasojė e zgjerimit tė shtuar tė enėve tė gjakut tė lėkurės dhe menjėherė nėn lėkurė, pėr shkak tė qarkullimit tė shtuar tė gjakut.- Gjakderdhja nga kapilarėt e vogėl nė hundė ėshtė njė prej shenjave tė para tė tensionit tė lartė tė gjakut. Ndodh pėr shkak tė ndjeshmėrisė sė kapilarėve, tė cilėt nuk arrijnė tė pėrballojnė tensionin e brendshėm dhe prandaj pėlcasin. Nė kėtė mėnyrė krijohen edhe gjakderdhjet nė retinėn e syrit.- Ndonjėherė i sėmuri heton lodhje mė tė lehtė, kryerje tė vėshtirėsuar tė punėve tė pėrditshme dhe dobėsi gjatė koncentrimit. Tė fjeturit e keq dhe lodhja gjithashtu mund tė jenė shenja tė hipertensionit, edhe pse janė jospecifike. Shqetėsimi, puna e shpejtuar e zemrės ose puna jo e rregullt e zemrės, dinė qė nė mėnyrė indirekte tė tėrheqin vėrejtjen pėr tension tė lartė. Simptomet e tjera janė:
- zhurma nė vesh,
- marramendja,
- tė vjellat ose ndjenja e tė vjellit,
· depresioni, pa e ditur shkakun,
· personi nxehet pothuajse pa arsye,
· ndjenja e tė fikėtit.
Shėnim: Shpesh, nuk ka fare simptoma nė persona me hipertension.

Faktorėt qė ndikojnė tek hipertensioni

Ka disa faktorė qė ndikojnė nė tensionin e gjakut si pėr shembull, volumi i ujit nė trup, pėrmbajtja e kripės nė trup, hormonet, niveli i aktivitetit, temperatura, gjendja emocionale si dhe gjendja e veshkave, sistemit nervor dhe enėve tė gjakut.
Nga kėrkimet e shkencėtarit Dahl kemi mėsuar se fajtori kryesor nė shkaktimin e hipertensionit ėshtė kripa. Nė kėta pacientė nėse ndėrpritet sasia e madhe e kripės qė ata marrin nė ushqime edhe hipertensioni zhduket.
Por nė shumicėn e rasteve me hipertension ulja e konsumit tė kripės (sodiumit) nuk mjafton.
Faktorė tė rrezikshmėm pėr hipertension numėrohen edhe:
. Jeta joaktive
. Pirja e duhanit, konsumimi i alkoolit
. Mjedisi me nivel tė lartė stresi
. Dieta joushqyese
. Histori familjare e tensionit tė lartė tė gjakut (trashėgimi familjar)
- Mbipesha trupore
- Lėvizja,ecja e pakėt, etj.
Nė rast se konstatohen kėto shenja, menjėherė duhet kėrkuar ndihma urgjente mjekėsore. Sėmundja mund tė parandalohet vetėm me njė mjekim tė rregullt, mosndėrprerjen e ilaēeve, kontrollin e vazhdueshėm tė tensionit dhe largimin nga situatat stresive.
Hipertensioni mund tė sjellė deri te sėmundjet e rėnda tė enėve tė gjakut-mureve arteriale, apoplekseve, infarktit tė trurit dhe infarktit tė zemrės.

Hipertensioni kryesor (parėsor) gjendet nė pothuajse 95% tė tė gjithė pacientėve me hipertension.
Hipertensioni dytėsor ėshtė tensioni i lartė i gjakut i cili shkaktohet nga njė ērregullim bazė. Pra, rreth 10% e rasteve me hipertension janė rezultat i ndonjė sėmundjeje tjetėr, si p.sh.:
- Sėmundje veshkash, tumor adrenal, ngushtim i aortės,
- Ngushtimi i arterieve tė caktuara
. Ērregullime tė gjendrės mbiveshkore
. Ērregullime tė veshkave
. Pėrdorimi i mjekimeve, ilaēeve apo kemikaleve tė tjera
. Shtatzėnia
. Pėrdorimi i kontraceptivėve oralė, antihistaminės, steroidėve, ilaēeve kundėr depresionit ose ilaēeve antipezmatuese josteroidale
. Ērregullime dhe sindroma tė tjera tė ngjashme.
Nė kėto raste kur sėmundja tjetėr qė shkakton hipertensionin zhduket edhe hipertensioni zakonisht zhduket bashkė me tė.

Hipertensioni ėshtė njė prej sėmundjeve shumė tė rrezikshme gjatė periudhės sė verės. Edhe mė serioze sėmundja bėhet te personat qė paralelisht vuajnė edhe nga sėmundje tė tjera kronike. Pėr tė gjithė kėta tė sėmurė shumė e rėndėsishme ėshtė shmangia e ekspozimit nė diell gjatė pikut tė vapės, pasi mund tė pėsojnė infarkte ose kriza tė rėnda, qė ēojnė nė humbjen e jetės.

Pėrgatiti: Fexhrie Kaēiu
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://nur-islam.forummotion.com
 
Tensioni i larte i gjakut
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: FEJA ISLAME - Forumi gjeneral :: Shendetesi-
Kėrce tek: