Pas falėnderimit tė Zotit xh.sh. dhe lėvdatave e pėrshėndetjeve dėrguar Muhammedit s.a.v.s., sot do tė flasim pėr Islamizmin, ēka ėshtė Islamizmi.
Vėllezėr xhematė, shpesh herė kemi dėgjuar nėpėrmjet shtypit apo tubimeve tė ndryshme me intelektual tė cilėt nuk i pėrkasin Islamit tė cilėt fusin huti dhe mbjellin paqartėsi si ideologjia islame, feja Muhammedane, klerikėt muslimanė, priftėrinjtė muslimanė etj. Pėrdorimi i termit Islamizėm ėshtė mė i shpeshtė dhe mė i afėrt me kuptimin pėr fenė Islame. Formulimet tjera janė larg saktėsisė dhe tregojnė shtrembėrim tė emėrtimit tė fesė Islame.
Feja Islame apo Islami nuk ėshtė ideologji, filozofi, doktrinė e as dogmė, por fe e cila ka zanafillėn bashkė me njeriun e parė nė botė, me Ademin a.s. Tri fetė qiellore nuk janė vepra njerėzore, pavarėsisht nga modifikimet qė kanė bėrė njerėzit tė caktuar me burime tė caktuara e sidomos nė Tevrat e nė Ungjill. Feja Islame nuk mund tė quhet ideologji, filozofi apo doktrinė, sepse kėto i formulojnė njerėzit dhe ato vdesin bashkė me themeluesit e tyre, herėt apo vonė.
Feja ka burim hyjnor dhe nuk zhduket pa u zhdukur njerėzimi. Islami nuk ėshtė fe Muhammedane apo Muhammedanizėm sepse themeluesi i fesė Islame nuk ėshtė Muhammedi s.a.v.s. ai ėshtė njeri dhe i dėrguar Profet, ku thotė edhe vetė All-llahu xh.sh. nė Kur'an nė suren Ali Imran, ajeti 144: "Muhammedi nuk ėshtė tjetėr vetėm se i dėrguar. Edhe pėrpara tij pati tė dėrguar."
Vėllezėr besimtar, feja jonė Islame nuk ėshtė dogmė por ėshtė fe e hapur, burimi i sė cilės ēdo ditė e mė tepėr zbėrthehet dhe kuptohet nė pėrputhje me mundėsitė tė cilat i arrin njeriu t'i vej nė shėrbim tė njohjes sė kėtij burimi (Kur'anit) i cili i drejtohet njerėzimit. All-llahu xh.sh. nė ajetin 53 tė sures Fusilet thotė: "Ne do t'ua bėjmė atyre tė mundshme qė t'i shohin argumentet Tona nė horizonte dhe nė veten e tyre deri qė t'u bėhet e qartė se ai (Kur'ani) ėshtė i vėrtetė."
All-llahu xh.sh. nė suren Hud ajeti 7 thotė: "Ai ėshtė i cili krijoi qiejt e token."
Ndėrsa nė suren Rum ajeti 22 thotė: "Nga argumentet e Tij ėshtė krijim i qiejve e i tokės, ndryshimi i gjuhėve tuaja dhe i ngjyrave tuaja. Edhe nė kėtė ka argumente pėr njerėz".
Islami bashkėjeton me gjenerata nė kohė e nė hapėsirė qė 14 shekuj, nė fillim nė Gadishullin Arabik e sot nė mbarė botėn.
Nė Evropė Islami ėshtė i pranishėm prej shekullit tė VIII-tė, kėtė fe nuk e sollėn turqit pėr ta quajtur fe turko-islame, e sollėn vetė arabėt, por nuk ėshtė fe arabe apo arabo-islame, por ėshtė vetėm fe Islame, i dedikohet gjithė njerėzimit, ėshtė fe gjithėnjerėzore, mbinacionale dhe mbishtetėrore, e cila i trajton nė mėnyrė tė barabartė tė gjithė popujt e pėrkatėsive tė ndryshme nacionale, kombi, race apo gjuhe.
Besimtarė tė nderuar! Islami me Kur'anin e shenjtė i garanton njeriut deklarim tė lirė pa pėrdorim tė dhunės.
Allahu xh.sh. nė suren El Bekare, ajeti 256 thotė: "Nė fe nuk ka dhunė. Ėshtė sqaruar e vėrteta nga e kota."
Ēdo diktatorė apo imperatorė, mbretė apo burrėshteti e pėrdorė dhunėn pėr tė mbrojtur ideologjinė e vet, ndėrsa Islami ėshtė fe e cila siguron jetė tė sigurt dhe tė qetė.
Nė suren Isra, ajetin33 All-llahu xh.sh. thotė: "Dhe mos e mbytni njeriun qė All-llahu e ka ndaluar (mbytjen e tij), pėrveē me drejtėsi (qė e kėrkon sheriati)."
Dhe nė fund vlen tė pėrmendet se All-llahu nuk e ngarkon askė pėrtej mundėsive tė veta, ku nė suren El Bekare, ajeti 286 thotė: "All-llahu nuk e obligon asnjė njeri pėrtej mundėsisė sė tij."
Nė fund kėrkojmė nga All-llahu xh.sh. tė na mbrojė neve dhe muslimanėt nė mbarė rruzullin tokėsorė, ta ruajmė dhe ta pėrhapim Islamin tė cilin e ka garantuar vetė All-llahu xh.sh. sepse feja e pranuar te Zoti ėshtė feja Islame.
Xhamia e lagjes mulla jusuf
Gjakovė