ForumWww.Nur-Islam.TPytėsoriLista AnėtarėveGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi
Radio NurIslami

Share | 
 

 - Mesazhi i hixhretit nga Prim.dr.med.sci.Ali F.Iljazi

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Admin


Numri i postimeve : 187
Join date : 10/07/2008
Location : Gjilan

MesazhTitulli: - Mesazhi i hixhretit nga Prim.dr.med.sci.Ali F.Iljazi   12.07.08 14:44

Allahu i Madhėrishėm nė Kur'anin fisnik urdhėron e thotė: "Ata qė migruan pėr hir tė Allahut e pasi qė u torturuan, atyre gjithsesi do t'u sigurojmė vendbanim tė mirė edhe nė kėtė botė, por shpėrblimi i botės tjetėr ėshtė edhe mė i madh, sikur njerėzit ta dinin (pėr atė shpėrblim)." (En - Nahl, 41)

Me hixhretin historia njerėzore merr kahje tė re, orientim tė ri, shikim dhe perspektivė tė re nė jetė. Situata e pėrgjithshme si dhe pozita e muslimanėve - ekonomike, shoqėrore dhe politike me hixhret ndryshonė.

Vetė fjala nė gjuhėn arabe etimologjikisht ėshtė e lidhur me foljen haxhere - juhaxhiru ose hexhere - jehxhuru qė d.m.th. me dalė, me lėnė, me u largu. Me kėtė term nėnkuptohet migrimi i bashkėsisė sė parė tė vogėl muslimane nga Meka, mjedis nė tė cilin ishte e rrezikuar ekzistenca fizike e tyre, nė Medine qytet nė tė cilin ideja e islamit e gjeti truallin e frytshėm tė zhvillimit tė hovshėm.

Tėrė rrjedha e hixhretit ėshtė dėshmi e intervenimit direkt hyjnor, sepse sipas tė gjitha paramendimeve Pejgamberi s.a.v.s. nuk ka mundur tė dalė i gjallė nga shtėpia e tij nė Meke. Por, para gjithė rojeve, nėn mbikėqyrjen e Allahut ai i qetė dhe pa u diktuar kaloi dhe i sigurt arriti nė Medine. Me ardhjen e tij nė Medine vetėm njė pjesė e hixhretit u pėrfundua, sepse hixhreti - migrimi ishte largim me qėllim kthimi. Pėr kėtė hixhreti ishte proces i gjatė, ngase kthimi triumfues nė Mekė do tė pasoj shumė mė vonė.

Kalimi nė Medine kishte rėndėsi tė shumėfishtė. Islami nė kėtė qytet merr shansin e tij. Nė Medine ky jetėsohet, praktikohet dhe ndėrtohet sistemi jetėsor i bazuar nė principet e tij. Muslimanėt fitojnė lirinė e tyre dhe mundėsinė e zhvillimit tė lirė.

Nė planin praktik islami arrin renesancėn. Fiset e ndara arabe dhe nė armiqėsi, islami i mbledhė rreth njė ideje dhe i bashkon nėn njė flamur. Pas hixhretit shkruhet edhe statuti i parė i shtetit islam, i njohur si traktati i Medinės, nė tė cilin pėr herė tė parė nė historinė e njerėzimit, i jepen tė drejtat nacionale fetare pakicave. Pas hixhretit lindi bėrthama e shtetit tė madh islam tė ardhshėm i cili mė vonė do tė pėrhapet nė tre kontinente dhe e cila me fuqinė dhe shkėlqimin e saj do t'i tejkaloj tė gjitha perandoritė qė ekzistonin nė atė kohė. Pas hixhretit, ēdo gjė pėr islamin lėvizė kah kulminacioni.

Hixhreti paraqet fillimin e epokės islame! Ai ndau tė vėrtetėn nga gėnjeshtra! Me tė islami shndriti me shkėlqim tė plotė! Hixhreti bėhet inspirim i pėrhershėm! Bien idhujt nga pluhuri! Ndėrtohet institucioni i parė fetar, kulturor dhe civilizues - xhamia e Kubbas. Vetė Muhammedi a.s. merr pjesė nė ndėrtimin e saj si punėtorė i rėndomtė! Obligohet muaji i agjėrimit dhe dhėnia e zekatit! Pasojnė lufta e Bedrit, Uhudit, Hendekut, rrethimi i Mekės. Muslimanėt bashkohen, njihen, arsimohen dhe praktikojnė ligjet e Shpalljes.

Muhammedi a.s. nė Medine i vendos themelet e bashkėsisė Islame, shtetin demokratik me tė drejta maksimale tė gjithė qytetarėve. Kėshtu shteti i ri islam mbledh popuj tė ndryshėm, por secilit i garanton tė drejtėn dhe lirinė e plotė.

Nė Medine Muhammedi a.s. punon pa u lodhur. Kur'ani, fjala e Allahut tė Plotėfuqishėm bėhet sistem sipas tė cilit jetojnė Muhammedi a.s. dhe Bashkėsia e muslimanėve tė parė.

Tregon Aliu r.a.: "E kam pyetur Muhammedin a.s. pėr mėnyrėn e jetesės sė tij nė kėtė botė, dhe ai mė ėshtė pėrgjigjur: "Koka e pasurisė sime ėshtė njohja e Allahut xh.sh. Mendja ėshtė themel i fesė sime. Dashuria ndaj Allahut ėshtė mbėshtetja ime. Pėrmendja e Allahut xh.sh. ėshtė biseda ime mė e mirė. Shpresa ndaj Allahut ėshtė thesari im. Brenga ėshtė shoku im. Dituria ėshtė arma ime. K ėnaqėsia ėshtė fitimi im. Mos me qenė i nevojshėm pėr askėnd pėrveē Allahut xh.sh. ėshtė puna ime. Zanati im ėshtė adhurimi. Sinqeriteti ėshtė mbrojtėsi im. Ndėrsa hixhreti im mė i mirė ėshtė vetėm nė namaz."

Allahu i madhėrishėm, nė Kur'anin fisnik pėr Hixhretin, muhaxhirėt dhe ensarėt thotė: " Zoti i tyre iu pėrgjigj lutjes sė tyre (e tha): Unė nuk ia humb mundin asnjėrit prej jush, mashkull qoftė apo femėr. Ju jeni njėri nga tjetri, por ata qė u dėbuan prej shtėpive tė tyre dhe emigruan, u munduan vetėm pse ishin nė rrugėn Time, luftuan dhe u vranė, atyre patjetėr do t'ua shlyej mėkatet e tyre dhe do t'i vejė nė xhennete nė tė cilėt burojnė lumenj. Ai ėshtė shpėrblim nga ana e All-llahut, se mė i miri i shpėrblimeve ėshtė tek All-llahu." (Ali Imran, 195)

"Ėshtė evėrtetė se ata qė besuan, u shpėrngulėn dhe luftuan me pasurinė e shpirtin e tyre nė rrugėn e All-llahut, dhe ata qė strehuan (tė shpėrngulurit) dhe u ndihmuan, tė tillėt janė miq tė njėri-tjetrit (nė ndihmė dhe nė trashėgim). Ata qė besuan por nuk u shpėrngulėn, ju nuk keni pėrkujdes as ndihmė pėr ta derisa tė shpėrngulen edhe ata. E nėse ata kėrkojnė ndihmė prej jush pėr ēėshtjen e fesė, atėherė jeni tė obliguar t'u ndihmoni, pėrveē nėse ėshtė puna kundėr njė populli qė me tė keni marrėveshje (nuk mund t'u ndihmoni nė luftė kundėr atij populli). All-llahu mbikėqyr atė qė veproni." (El - Enfal, 72)

"Po, ata qė besuan, migruan dhe luftuan pėr rrugėn e All-llahut, dhe ata qė strehuan dhe ndimuan, janė besimtarė tė vėrtetė. Atyre u takon falja (e mėkateve) dhe furnizimi nė mėnyrė tė ndershme." (El - Enfal, 74)

"Ata tė cilėt besuan, migruan dhe luftuan me pasurinė dhe veten e tyre nė rrugėn e All-llahut, ata kanė pozitė mė tė lartė te All-llahu dhe vetėm ata janė fatlumė. Zoti i tyre i pėrgėzon ata me mėshirė nga Ai, me disponim ndaj tyre, me xhennete ku ata do tė kenė nimet (hirėsi-mirėsi) tė pandėrprerė. Ata aty do tė jenė pėrjetė tė pasosur e te All-llahu ėshtė shpėrblimi i madh." (Et - Teube, 20-22)

"Ata qė migruan pėr hir tė All-llahut, e pasi qė u torturuan, atyre gjithsesi do t'u mundėsojmė vendbanim tė mirė edhe nė kėtė botė, po shpėrblimi i botės tjetėr ėshtė edhe mė i madh, sikur njerėzit ta dinin (pėr atė shpėrblim)." (En - Nahl, 41)

Nė versetet e cituara Allahu i Madhėrishėm nė vend tė parė pėrmend muhaxhirėt dhe ensarėt tė cilėt besojnė, e pastaj migrojnė pėr hir tė Allahut, dhe tė cilėt mirė veprojnė, tė cilėt luftojnė nė rrugėn e Allahut duke sakrifikuar komoditetin e tyre pėr idenė e islamit dhe mirėqenien e muslimanėve. Me sakrificėn e tyre, shokėt e Muhammedit a.s. treguan se nuk ka sukses pa sakrificė dhe fitore pa luftė qė tė jetojnė ata qė vdesin pėr ideal. Muslimanėt fituan sepse e deshėn vdekjen, njėsoj sa armiqtė e tyre e deshėn jetėn. Kėshtu erdhi te Hixhreti. Hixhreti e solli Bedrin, Uhudin, Hendekun... qė kėrkuan sakrifica, e sakrificat sollėn epokėn triumfale. Triumfi u mundėsoi jetesėn. Jeta krijoi kulturėn. Kultura dhe pėrparimi garantuan zhvillim pa pengesa dhe mbizotėrim tė muslimanėve nė tė kaluarėn por nėse do Allahu edhe nė tė ardhmen. Pėr tė gjitha qė theksuam, hixhreti paraqet njė prej datave mė tė rėndėsishme nė historinė islame, por edhe nė historinė e njerėzimit nė pėrgjithėsi.

Pėr kėtė Allahu i Madhėrishėm tregon kėnaqėsinė e Tij ndaj muslimanėve tė parė, muhaxhirėve dhe ensarėve, dhe gjithė atyre qė pasojnė me vepra tė mira dhe kėnaqėsinė e kėtyre qė do tu pėrgatitė kopshte tė xhennetit dhe qėndrim tė kėndshėm, kur thotė: "All-llahu ėshtė i kėnaqur me tė hershmit e parė prej muhaxhirėve (migruesve) dhe prej ensarėve (vendasve-ndihmėtarė) dhe prej atyre qė i pasuan ata me punė tė mira, e edhe ata janė tė kėnaqur ndaj Tij. Atyre u ka pėrgatitur xhennete, nė tė cilėt rrjedhin lumenj, ku do tė jenė pėrjetė tė pasosur. E ky ėshtė fitim i madh." (Et - Teube, 100)

Pejgamberi a.s. ka thėnė: "Musliman ėshtė vetėm ai njeri qė nga gjuha dhe duart e tij janė tė ruajtur muslimanėt tjerė, ndėrsa muhaxhiri ėshtė ai i cili lė atė qė ka ndaluar Allahu" (Buhariu dhe Muslimi).

Allahu i madhėrishėm thotė: "Ata tė cilėt besuan, ata qė u shpėrngulėn dhe luftuan nė rrugėn e All-llahut, ata meritojnė tė shpresojnė nė mėshirėn e Tij. All-llahu falė shumė dhe ėshtė mėshirues." (El - Bekare, 218)

Nė kohėn e parė tė islamit, hixhreti ėshtė kuptuar si ndryshim i mėnyrės sė deri atėhershme tė jetesės dhe lėrja e gjithė asaj qė simbolizon negativitetin.

Mesazhi i hixhretit tė sotėm do tė ishte lėrja e ēdo gjėje qė na largon nga Allahu dhe hyrje nė vitin e ri hixhri me qėllim qė ndaj Allahut tė bėhemi muslimanė tė denjė dhe mė tė mirė.

Ibn - Kajjimi ka thėnė: "Hixhreti i vėrtetė ėshtė i dyfishtė: hixhreti prej njė vendi nė tjetėr dhe hixhreti si kthim kah Allahu dhe i Dėrguari i Tij."

Hixhreti i parė kryesisht ėshtė i njohur dhe kemi folur pėr tė. Hixhreti i dytė ėshtė esencial dhe nėnkupton qė dashurinė nė vend tjerėve duhet orientuar vetėm nga Allahu, tė jesh rob i Tij - nė vend tjerėve, t'i frikėsohesh vetėm Atij - nė vend tė tjerėve, tė mbėshtetesh vetėm tek Ai - nė vend tė tjerėve dhe t'i drejtohesh vetėm Atij - nė vend tjerėve.

Vėllazėrimi, uniteti, bashkimi, sakrifica, dashuria dhe bashkėjetesa - gjatė tėrė kohės jan ė dhe mbesin mesazh i hixhretit. Shpresojmė se disa prej kėtyre mesazheve tė pėrmendura do tė jenė nxitje qė kėto ditė tė mendojmė shumė pėr kėtė ngjarje vendimtare nė historinė islame dhe tė bėjmė njė komparacion me hixhretin tonė tė para disa viteve kur forcat militare dhe paramilitare serbe dėbuan afro njė milion shqiptarė nga Kosova dhe duke analizuar tė mendojmė pėr ngjashmėrinė dhe dallimin nė mes kėtyre dy hixhreteve, dhe cila ėshtė linja qė i bashkon: besimi i sinqertė dhe i palėkundur nė Allahun e Madhėrishėm, dhe sakrifica e komoditetit tonė pėr idenė qė pėrfaqėsojmė!

Nė punėn tonė nuk duhet harruar vėmendjen nė tre dimensione kohore: tė kaluarėn, tė tashmen dhe tė ardhmen. Ėshtė gabim tė pėrpiqemi ta ndryshojmė gjendjen e tanishme pa marrė mėsim nga e kaluara, m'u sikur qė ėshtė gabim tė ndėrtohet ardhmėria pa njohjen e gjendjes sė tanishme. Andaj nėse dėshirojmė ta pėrmirėsojmė gjendjen e tanishme duhet tė marrim pėrvojė dhe inspirim nga e kaluara e lavdishme, t ė njohim mirė gjendjen e tanishme duke bashkuar kėto dy segmente, duke vėshtruar me vėmendje ardhmėrinė duhet ndėrmarrė masat mė tė mira dhe trasuar rrugėn pėr njė tė ardhme mė tė mirė pėr gjenerata qė vinė.

O Allah i Gjithėdijshėm, na bėnė mė tė mirė se kemi qenė, kalo mbi veprat tona tė kėqija dhe ky vit i ri i Hixhretit le tė jetė i suksesshėm nė pėrpjekjet tona pėr tė arritur kėnaqėsinė Tėnde! Zot i Plotėfuqishėm, na forco nė qėllimin tonė qė ta ndryshojmė gjendjen tonė pėr tė mirė! O Zot Hirėmadh, na jep dituri dhe menēuri tė shohim dhe tė dallojmė tė vėrtetėn nga gėnjeshtra, si dhe tė dallojmė tė mirėn dhe tė keqen! AMIN!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://nur-islam.forummotion.com
 
- Mesazhi i hixhretit nga Prim.dr.med.sci.Ali F.Iljazi
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Ylberi nė legjenda
» Eposi i kreshnikėve
» Enver Hoxha
» Thėnie domethėnėse tė lėna pas vdekjes
» Pėrbindėshi i Prespės

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: FEJA ISLAME - Forumi gjeneral :: Hutbe-
Kėrce tek: