ForumWww.Nur-Islam.TPytėsoriLista AnėtarėveGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi
Radio NurIslami

Share | 
 

 DURIMI nga Bedri ef.Kida

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Admin


Numri i postimeve : 187
Join date : 10/07/2008
Location : Gjilan

MesazhTitulli: DURIMI nga Bedri ef.Kida   12.07.08 14:43


--------------------------------------------------------------------------------
Falėnderimi i takon All-llahut tė Madhėrishėm, Atė e falėnderojmė dhe vetėm prej Tij ndihmė dhe falje kėrkojmė. Tek Ai kėrkojmė strehim prej tė kėqijave tona. - Kė e udhėzon All-llahu nuk ka kush e humbė dhe kė e humb Ai, nuk ka kush e udhėzon.
Dėshmoj se All-llahu ėshtė Njė i Vetėm, pa ortak, nuk ka Zot tjetėr pėrveē Tij, si dhe dėshmoj se Muhammedi s.a.v.s. ėshtė rob dhe i Dėrguar i Tij.

"O ju qė besuat, kini frikė All-llahun me sinqeritet tė vėrtetė dhe mos vdisni, pos vetėm duke qenė muslimanė (besimtarė)! "
Ali Imran, 102

"O ju njerėz! Kini frikė Zotin tuaj qė ju ka krijuar prej njė veteje (njeriu) dhe nga ajo krijoi palėn (shoqėn) e saj, e prej atyre dyve u shtuan burrra shumė e gra. Dhe kini frikė All-llahun qė me emrin e Tij pėrbetoheni, ruajeni farefisin (akraballėkun), se All-llahu ėshtė mbikėqyrės mbi ju."
En Nisa', 1

"O ju besimtarė, pėmbajuni mėsimeve tė All-llahut dhe thuani fjalė tė drejta. Ai (All-llahu) iu mundėson tė bėni vepra tė mira, ju shlyen juve mėkatet tuaja, e kush respekton All-llahun dhe tė dėrguarin e Tij, ai ka arritur njė sukses tė madh."
Ahzab, 70-71

All-llahu i Madhėruar i ka urdhėruar robėrit e Tij tė bashkėpunojnė pėr vepra tė mira dhe pėr devotshmėri si dhe i ka ndaluar nga bashkėpunimi nė gjynahe, duke thėnė:

".Ndihmohuni mes vete me tė mira dhe nė tė mbara, e mosni nė mėkate e armiqėsi. Kini dro dėnimit tė All-llahut, se me tė vėrtetė All-llahu ėshtė ndėshkues i fortė."
El Maide, 2

Nga ēdo musliman e muslimane kudo qofshin kėrkohet qė ta bėjnė realitet kėtė bashkėpunim, dhe t'i kushtojnė rėndėsi tė madhe, sepse me lejen e All-llahut, kjo gjė ndikon pozitivisht nė pėrmirėsimin e gjendjes sė mbarė shoqėrisė, duke marrė pjesė tė gjithė sė bashku nė pėrmirėsimin e saj dhe largimin e ēdo tė keqeje, duke e bėrė tė mundshme qė ēdo njėri tė kuptojė rolin dhe pėrgjegjėsisė tė cilėn e ka.
Pėr arritjen e kėtyre rezultateve tė mira nė mėson sureja Asr-Koha, nga thesari i Kur'anit, e cila nė vete pėrmbledh domethėnie tė madhe, duke pėrfshirė kėtu kėshillimin pėr tė mirė i cili ėshtė bashkėpunimi nė tė mira dhe nė devotshmėri. Pra, tė fituarit dhe tė suksesshmit janė ata tė cilėt posedojnė kėto cilėsi tė pėrmendura nė kėtė kaptinė, e ata janė tė shpėtuarit nga ēdo humbje.

"Pasha kohėn! Nuk ka dyshim se njeriu ėshtė nė njė humbje tė sigurt. Me pėrjashtim tė atyre qė besuan, qė bėnė vepra tė mira, qė porositėn njėri-tjetrin t'i pėrmbahen tė vėrtetės dhe qė kėshilluan njėri-tjetrin tė jenė tė durueshėm." El Asr 1 - 3.

Nga kjo kaptinė tė cilėn u munduam ta komentojmė qė nga disa kėshilla tė sė premteve tė kaluara, nėpėrmjėt ajeteve dhe haditheve.
Shpjeguam pėr kohėn, humbjen, besimin, punėt e mira, tė vėrtetėn, moralin dhe sė fundi sot nė pika tė shkurtėra durimin, pėr tė cilin lusim All-llahun qė ky thesar i kėsaj kaptine tė ketė ndikuar nė zemrat tona.

"Dhe ata qė rekomandojnė njėri-tjetrin nė durim"

Durimi (sabri) nė kuptimin Islam, qė nė aq shumė vende Kur'ani e citon , nuk ėshtė asgjė tjetėr pos qėndrueshmėri e patundur nė luftėn pėr tė vėrtetėn dhe pėr mirėsi tė pėrgjithshme.
Pra durimi ėshtė qėndrim paqėsor kundėr gėnjeshtres, tė pavėrtetės e tė keqės dhe luftė e sakrificė pėr tė mirėn, tė vėrtetėn dhe tė drejtėn. Kur'ani mbi tė gjitha e ēmon, e vlerėson dhe e porositė durimin, qėndrueshmėrinė dhe gadishmėrinė pėr sakrificė. Ai (sabri-durimi) kėtė nuk e bėn vetėm pėr atė qė njerėzve t'i ofrojė mundėsi pėr tė fituar sevabe dhe fat pėr botėn e ardhshme, por edhe pėr atė qė tė arrijnė lumturi dhe kėnaqėsi edhe nė kėtė jetė, e cila nuk mund tė arrihet pa pėrpjekje, qėndrueshmėri dhe sakrifica. Durimi nuk ka tjetėr kuptim pos qėndrueshmėrisė dhe gadishmėrisė pėr t'u ballafaquar me tė gjitha sakrificat nė punėn dhe luftėn e pandėrprerė kundėr ēdo tė keqeje tė ēfarėdo lloji, dhe si i tillė vjen nė shprehje atėherė pasi tė pėrdoren tė gjitha mjetet materiale, mendore dhe trupore. Tė thuash se jemi mbėshtetur nė All-llahun e Madhėrishėm duke i pėrbuzur dhe lėnė anash kėta faktorė qė i theksuam nuk ėshtė mbėshtetje e vėrtetė nė ndihmėn e All-llahut tė Madhėrishėm. Ai nė Kur'an thotė:

"O ju qė keni besuar, kėrkoni ndihmė me durim e me tė falur, se vėrtet All-llahu ėshtė me durimtarėt." El Bekare, 153


Sa jemi duke vepruar nė harmoni me kėto fjalė tė All-lahut, secili nė veēanti duhet t'ia shtrojė kėtė pyetje vetvetės. Por rrethanat nė tė cilat jetojmė janė dėshmitarė, se nuk jemi duke vepruar, punuar e jetuar nė harmoni me fjalėt e Zotit xh.sh.
Ne na mbetet qė ta ndryshojmė gjendjen tonė nė tė mirė duke i pėrdorur tė gjitha ato elemente qė i mėsuam mė lartė nga thesari i pashtjerrur i Kur'anit Fisnik.









xhamia e Geces, Gjakovė
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://nur-islam.forummotion.com
 
DURIMI nga Bedri ef.Kida
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Mos u trishto
» Sekretet e Vullnetit
» Heshtja

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: FEJA ISLAME - Forumi gjeneral :: Hutbe-
Kėrce tek: