Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumWww.Nur-Islam.TLatest imagesRegjistrohuidentifikimi
Radio NurIslami

 

 HISTORIA E MUSAIT

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Admin



Numri i postimeve : 187
Join date : 10/07/2008
Location : Gjilan

HISTORIA E MUSAIT Empty
MesazhTitulli: HISTORIA E MUSAIT   HISTORIA E MUSAIT Icon_minitime12.07.08 14:41

Priftėrinjėt dhe magjistarėt e kishin paralajmėruar Faraonin se nga populli i Izraelit do tė lindte njė djalė,qė do tė sillte shkatėrrimin e tij.Prandaj,Faraoni urdhėroi qė tė vritej ēdo djalė,qė do tė lindte nga populli i Izraelit.

Populli i Faraonit kėrkoi nga ai qė tė mos bėnte njė gjė tė tillė,ngaqė pėr tė do tė ishte humbje e madhe,sepse ata i shfrytėzonin izraelitėt pėr shėrbime tė ndryshme.Faraoni iu pėrgjigj kėrkesės sė tyre dhe vendosi qė , njė vit tė vriste e vitin tjetėr tė mos vriste.E kėshtu ai vrau shtatėdhjetėmijė fėmijė.Ndodhi qė,vitin nė tė cilin nuk vritej,lindi Haruni,vėllai i Musait dhe vitin tjetėr,pra atė tė vrasjes,lindi Musai.Pas lindjes sė Musait,Allahu i madhėruar e urdhėroi nėnėn e tij qė tė bėnte njė arkė tė vogėl e ta vendoste Musain mbrenda saj dhe mė pas ta lėshonte arkėn nė lumin Nil.Dallgėt filluan ta merrnin arkėn e vogėl sa njė anė nė tjetrėn,derisa zuri vend nė mesin e pemėve tė pallatit tė Faraonit.Motra e Musait,Mirjami, e ndiqte arkėn nga pas,tė mėsonte se ēfarė do bėhej me vėllanė e saj.

Nė kėtė kohė,vajza e Faraonit zbriti nė lumė qė tė lahej.Aty pranė,ajo pa arkėn dhe menjėherė thirri njė ushtarė,tė cilin e urdhėroi ta hapte.Nė arkėn e hapur ishte njė foshnjė e vogėl,qė po qante.Ajo e mori foshnjėn me vete nė pallat.Kur Faraoni e pa ,dyshoi se ky do tė ishte njė nga fėmijėt e izraelitėve dhe urdhėroi qė tė vritej.Por gruaja e tij nuk la qė ta vrisnin,se ndoshta do tė pėrfitonin nga ai,duke kėrkuar qė fėmijėn ta adoptojnė,ngase ata kishin vetėm vajza dhe asnjė djalė.

KTHIMI I MUSAIT TEK NENA E TIJ

Mirjami,motra e Musait,hyri nė pallatin e Faraonit qė tė merrte ndonjė lajm pėr vėllanė e saj dhe gjeti gruan e Faraonit tė mėrzitur e tė pikėlluar.Pyetjes se pse qe e mėrzitur,ajo iu pėrgjigj se Musai nuk pranonte tė pijė nga gjiri i asnjėrės prej grave tė pallatit.

Mirjami i tha asaj,se njihte njė grua,sė cilės ndoshta,Musai nuk do tia refuzonte gjirin.Dhe menjėher ajo lajmėroi nėnėn e saj dhe sė bashku u drejtuan pėr tek pallati i Faraonit.Ajo u gėzua shumė qė pa tė birin dhe filloi ta ushqente dhe tė kujdesej pėr tė.

Ndėrkohė,askush nga familja e Faraonit nuk e dinte se ajo ishte nėna e vėrtet e Musait.

MUSAI VRET NJE NGA EGJIPTIANET

Kur Musai u rrit,ai hipte nė anijet e Faraonit dhe vishej me rrobat e tyre.Nė atė kohė ai thirrej me nofkėn"Djali i Faraonit" dhe Asija,gruaja e faraonit e donte shumė,sikur tė ishte djali i saj.

Njėherė ndodhi historia qė do ju tregojmė mė poshtė:

Musai shkoi nė njė fshat qė quhej"Menef".Nė kėtė fshat,ai hyri nė mesditė,kur nė rrugė s'kishte njeri dhe tė gjittha tregjet ishin mbyllur.Aty pa dy burra qė po pėrlaheshin me njėri-tjetrin.Njėri nga ata ishte egjiptian,ndėrsa tjetri ishte hebre,nga populli i Musait.

Hebreu i kėrkoi mdihmė Musait,i cili pa u menduar mirė iu pėrgjigj kėrkesės sė tij dhe e goditi egjiptianin me grusht.Mirpo, grushti i tij ishte aq i fortė,sa egjiptiani menjėhere gjeti vdekjen.Musai u pendua nga veprimi qė bėri dhe pati frikė nga pėrhapja e lajmit tek egjiptianėt dhe nga hakmarrja e tyre.Por nuk zgjati shumė dhe lajmi u pėrhap nė qytet.Egjiptianėt ngulmonin qė tė hakmerreshin,sepse ai kishte vrarė njė nga njerėzitė e tyre.Pėr kėtė arsye,Musai u largua nga ai qytet dhe emigroi pėr nė Medjen.

ALLAHU DERGON SHPALLJEN PER THIRRJEN E FARAONIT DHE POPULLIT TE TIJ

Nė Medjen,Musai u martua me vajzėn e profetit Shuajb.Pasi qėndroi disa vite nė Medjen,Musai sė bashku me gruan shtatėzėne u drejtua pėr nė Egjipt.Gjatė rrugės,ata u ulėn pėr tė pushuar.Ndėrkohė,Musai pa nga larg njė zjarr tė madh dhe u nis drejt tij,qė tė merrte disa thėngjij pėr tė gatuar diēka.Por pėr ēudi kur mbėrriti pranė vendit,nuk gjeti zjarr tė vėrtet,por dritė qė vinte nga qielli.Musai qėndroi i quditur nga ajo qė ndodhte.Ai dėgjoi njė zė qė e thėrriste:"O Musa! Vėrtet unė jam Zoti yt! Hiqi sandalet,se je nė luginėn e shejntė Tuva! Une tė zgjodha ty,prandaj dėgjo mirė se ē'po tė shpallet!".Pra ishte Allahu i madhėruar qė kishte zbritur njė dritė nė atė vend,duke i thėnė Musait se e kishte zgjedhur si profet.Ai e urdhėroi Musain qė tė shkonte te Faraoni e ta thėrriste nė besimin e njė Zoti tė vetėm,si dhe ti fliste atij butė,qė ti kujtonte madhėshtinė krijuese tė Allahut dhe mirėsitė e tij tė shumta,Si provė pėr tė vėrtetuar se Musai ishte profet i Zotit,Allahu i kishte dhėnė dy mrekulli:e para ishte dora e Musait do tė ndriēonte si llambė;ndėrsa e dyta ishte se shkopi i Musait mund tė kthehej nė gjarpėr,sapo ta lėshonte nė tokė.

Musai i kėrkoi Allahut qė ta ndihmonte,duke e bėrė profet edhe vėllanė e tij Harunin,tė cilin do ta kishte si ndihmės.Zoti ia pranoi kėrkesėn,kėshtu qė edhe Haruni u bė profet.

MUSAI E FTON FARAONIN DHE POPULLIN E TIJ NE BESIMIN E NJE ZOTI

Pasi u kthye nė Egjipt,Musai hyri nė pallatin e Faraonit,sė bashku me tė vėllanė,Harunin,qė ishte ministėr dhe ndihmės i tij.Kur e pa Musain,Faraoni i tha:"Cfarė dėshiron o Musa?"Musai iu pėrgjigj me butėsi e ėmbelsi:"Unė jam i dėrguari i Zotit tė gjithėsisė".Faraoni i tha:"E kush na qenka Zoti yt?"

Musai iu pėrgjigj pa frikė:"Eshtė Zoti i baballarėve,i gjyshėrve dhe i stėrgjyshėve tuaj."

Kur Faraoni i dėgjoi kėto fjalė nga Musai,i tha me mosbesim:"Cfarė faktesh ke pėr kėtė?!. Musai nxori dorėn nga xhepi dhe ajo ndriqoi si tė ishte llampė.

Pastaj hodhi shkopin e vet nė tokė dhe ai u shėndrua nė gjarpėr.Atėher,Faraoni u kthye i nervozuar nga njerėzit dhe u tha:"Ky ėshtė ose magjistar,ose i ēmendur!"Dhe tė nesėrmen,Faraoni e shpalli nė tė gjithė Egjiptin,se ai vetė ishte zotė i njerėzve.Pėr tė sfiduar Musain,Faraoni u bėri thirrje tė gjithė magjistarėve tė Egjiptit,qė tė mblidheshin nė pallatin e tij dhe tė vėrtetonin se magjia e tyre ishte mė e fortė se mrekullia e Musait.Musai e pranoi sfidėn dhe caktuan njė takim.

Ditėn e takimit,nė oborrin e Faraonit kishin ardhur magjistarėt mė tė zotė tė Egjiptit dhe i premtuan atij se do ta mposhnin Musain,ndėrsa Faraoni u premtoi shpėrblim tė madh po tė dilnin fitimtarė.Musai,pa iu trembur syri i lejoi ata qė tė fillonin tė parėt.Magjistarėt hodhėn disa litarė,tė cilėt ju dukėn njerėzve tė pranishėm sikur u kthyen nė gjarpėrinjė,po ky ishte vetėm njė iluzion.

Ndėrkaq,Musai lėshoi shkopin e tij,i cili u kthye nė njė gjarpėr tė vėrtet dhe filloi ti kollufiste litarėt,qė njerėzve u ngjanin si gjarpėrinjė.Kur panė kėtė,magjistarėt e kuptuan se Musai nuk bėnte magji,por ajo ishte mrekulli nga Zoti,ndaj i besuan Musait dhe iu pėrulėn Allahut.Faraoni i zemėruar u tha:"Kush ju dha leje tė besoni?! Po nuk hoqėt dorė nga besimi do tju kryqėzoj!" . Por magjistarėt qė tashmė ishin bėrė besimtarė,i thanė me guxim:" Me kėto prova qė pamė,ne nuk heqim dorė nga besimi dhe i lutemi Zotit tė na falė pėr magjinė,qė ti na detyrove ta bėjmė". Kėshtu pra magjistarėt besuan,ndėrsa Faraoni vazhdoi tė ishte mendjemadh dhe kokėfortė.

Musai nuk rreshti sė thirruri Faraonin nė besimin e njė Zoti.Ai bėri edhe mrekulli tė tjera,duke i kėrkuar Faraonit qė ti lironte izraelitet nga skllavėria,por fatėkeqėsisht e gjithė kjo nuk i vlejti Faraonit,pėrkundrazi,ai vazhdoi nė rrugėn e tij tė humbjes.Tashmė kishte ardhur koha qė Faraoni tė dėnohej pėr padrejtėsitė e tij.

ALLAHU NDESHKON FARAONIN DHE USHTARET E TIJ

Allahu e urdhėroi Musain,qė tė nxirrte nga Egjipti tė gjithė izraelitėt,sepse sė shpejti do tė dėrgonte njė dėnim tė madh mbi Faraonin dhe ushtarėt e tij.

Pas kėtij urdhėri,Musai e mori popullin dhe u drejtua pėr nė bregun e Detit tė Kuq,qė nėpėrmjet tij tė dilnin nė Palestinė.Faraoni dhe ushtarėt e tij i ndoqėn nga pas dhe gati po ia arrinin.Kur mbėrritėn nė bregin e detit,populli i frikėsuar i tha Musait:"Detin e kemi para dhe Faraonin prapa,ēfarė tė bėjmė?!"

...Nė ato ēaste,Musai mori urdhėr nga Allahu qė ta gjuante detin me shkopin qė kishte me vete.Kur i ra bregut tė detit me shkop,para tij u hap njė udhė nė mes tė detit,nėpėr tė cilin populli do tė ecte pėr nė bregun tjetėr.Pas tyre filloi tė ecte edhe faraoni me ushtarėt e tij.Sapo Musai me popullin e tij arritėn nė bregun tjetėr,Allahu e pėrmbyti detin mbi Faraonin dhe ushtarėt e tij.Nė ato momente,Faraoni thirri:"O Musa,unė tė besoj ty dhe Zotin tėnd!"Por Musai iu pėrgjigj:"Tani o Faraon,qė e ke vdekjen para syve?!!!"

Nė kėtė mėnyrė Allahu e mbyti Faraonin me ushtarėt e tij dhe e shpėtoi Musain dhe popullin e tij.Pra,ky ėshtė fundi i ēdo keqėbėrsi qė krenohet dhe mban veten si Zot,qė i vret tė varfėrit, e keqtrajton popullin dhe nuk e kanė frikė Allahun

Pas vdekjes sė Faraonit,Musai qėndroi me popullin e izraelitėve,duke i udhėhequr dhe i kėshilluar derisa vdiē nė moshėn 140 vjeē.Izraelitėt nuk i bėnė atij njė varr dhe peėr kėtė arsye nuk njihet varri i tij.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://nur-islam.forummotion.com
 
HISTORIA E MUSAIT
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» HISTORIA E NUHUT
» HISTORIA E HUDIT
» HISTORIA E SHUAJBIT

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: FEJA ISLAME - Forumi gjeneral :: Histori te Profeteve-
Kėrce tek: