Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumWww.Nur-Islam.TLatest imagesRegjistrohuidentifikimi
Radio NurIslami

 

 HISTORIA E SHUAJBIT

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Admin



Numri i postimeve : 187
Join date : 10/07/2008
Location : Gjilan

HISTORIA E SHUAJBIT Empty
MesazhTitulli: HISTORIA E SHUAJBIT   HISTORIA E SHUAJBIT Icon_minitime12.07.08 14:40

KRIMET DHE AUDHURIMET E POPULLIT TE MEDJENIT

Populli i Medjenit ishte njė popull i ulėt,mashrrues dhe i pabesė.Disa nga punėt e tyre tė fėlliqura ishin:
-Mashtrimi nė matje dhe nė peshore,
ngaqė profesioni tyre ishte shitėblerja,ata mashtronin nė peshė ēdokėnd,qė vinte pėr tė blerė.
-Padrejtėsia nė vlerėsimin e mallrave tė tė tjerėve.Kur ata donin tė blinin diēka,i sajonin mallit shumė mangėsi,qė ta merrnin me ēmim mė tė lirė.
Shitėsit u besonin dhe ua shisnin me ēmim mė tė ulėt.Por,kjo ėshtė njė mashtrim dhe padrejtėsi,qė u bėhej njerėzve dhe pa dyshim,kjo vepėr ėshtė e urryer tek Allahu i madhėruar.

-Prerja e rrugės sė udhėtareve.Ata nuk mjaftoheshin me sa thamė,por i plaqkisnin kalimtarėt dhe i grabitnin paratė dhe ēdo gjė me vlerė.

-Adhurimet e tyre.Sikurse edhe popujtė e tjerė para tyre,ata audhuronin idhujt.Qėllimi i tyre kryesor ishte pasuria,kėnaqėsitė dhe grumbullimi i arit dhe i argjentit.Pėr t'i drejtuar nė rrugėn e drejtė,Allahu dėrgoi tek ata Shuajbin.

SHUAJBI A.S THERRET POPULLIN E TIJ NE BESIMIN E NJE ZOTI DHE I NDALON NGA TE KEQIJAT

Shuajbi filloi ta thėrriste popullin nė besimin dhe adhurimin e njė Zoti,si dhe tė ndalonin sė kryeri vepra tė shėmtuara.

Sė pari,i thirri ata nė adhurimin e Allahut si Zot i vetėm,dhe u tha:"O populli im adhuroni Allahun,ju nuk keni Zot tjetėr pėrveē Tij".

Sė dyti,u kėrkoi atyre tė hiqnin dorė nga mashtrimi nė matje dhe peshim duke u thėnė:"Mos mashtroni nė matje dhe peshim!".

Sė treti,i urdhėroi tė jenė tė drejtė nė mardhėniet ndėrmjet njerzėve,dhe u tha:"Mos u bėni padrejtėsi njerėzve nė vlerėsimin e mallrave tė tyre!".

Sė fundi, u kėrkoi tė mos sjellin ērregullime dhe tė heqnin dorė nga plaēkitja e udhėtarėve.

SHUAJBI DEBATON ME POPULLIN E TIJ

Populli i Medjenit nuk iu pėrgjegj thirrjes sė Shuajbit dhe iu drejtua atij me kėto pyetje.O Shuajb pse nuk na lė tė adhurojmė ato qė adhuronin baballarėt dhe gjyshėrit tanė?Dhe pse na urdhėron qė tė braktisim pasurinė?

Shuajbi me pak fjalė iu pėrgjigj:Besimi dhe ndjekja e rrugės sė Allahut ėshtė mė e mirė se pasuria dhe gjithqka e juaja.

Ata nuk besuan nė thirrjen e tij,pėrveē njė grupi tė vogėl,qė pėr kėtė arsye iu nėnshtrua persekutimit dhe dhunės nga populli i shturur i Medjenit.

Shuajbi nuk u bė pesimist nga ajo qė i ndodhi,por vazhdimisht rikujtonte ata pėr dėnimet e popullit tė Nuhut,Lutit,Adit dhe Themudit.Ata bėnin sikur nuk kuptonin dhe thoshin:" O Shuajb ,ne nuk e kuptojmė tė shumtėn e atyre qė thua dhe ne tė konsiderojmė ty tė dobėt nė mesin tonė!".

Por Shuajbi iu pėrgjigj:"Zoti im di gjithēka qė ju beni".

DENIMI I POPULLIT TE MEDJENIT

Shuajbi u mundua me gjithė shpirt ta drejtonte popullin e tij nė rrugė tė drejtė,por ata jo vetėm e refuzuan thirrjen e tij,por e kėrcėnuan atė sė bashku me grupin e tij.Nuk vonoi shumė dhe Shuajbi e braktisi popullin e tij dhe u tha:"O populli im!Vėrtet unė ju kumtova porositė e Zotit tim,ju dhashė kėshilla prandaj nuk kam pse brengosem pėr njė popull qė nuk besoi!".

Dėnimi i tyre ishte njė britmė dhe dridhje e fuqishme,qė i vdiē qė tė gjithė,pėrveē besimtarėve.Jobesimtarėt e padrejtė i kapi britma e tmerri,duke u gdhirė kufoma tė gjunjėzuara.Thuhet se Allahu i madhėruar e denoi popullin e Medjenit me tri lloje dėnimesh:

-Sė pari,nė shtėpinė e tyre erdhi njė dridhje e fuqishme,qė i detyroi tė dilnin prej tyre tė frikėsuar.

-Porsa dolėn,i kaploi njė i nxehtė i madh,

-Mė pas,atyre iu shfaq njė hije ku i thuhej:"Ejani nėn hije qė tė gjeni freski!",por kur ata hynė,ndodhi njė gjėmim i tmerrshėm nga i cili vdiēėn qė tė gjithė.

SHUAJBI DHE POPULLI I EJKES

Pas shkatėrrimit tė popullit tė Medjenit,Allahu e dėrgoi Shuajbin tek populli i Ejkės.Populli i Ejkės jetonte afėr tokės sė Medjenit.Ata vepronin njėlloj si populli i Medjenit.Nisur nga kjo,Allahu ua dėrgoi Shuajbin,qė ti kėshillojė dhe ti udhėzonte nė rrugė tė drejtė.

Edhe populli i Ejkės e konsideronin Shuajbin si gėnjeshtarė.Kur ai u tha:"A nuk keni frikė?Unė jam i dėrguar tek ju,jam i besueshėm!Kini frikė Allahun dhe mė dėgjoni mua!Unė nuk ju kėrkoj shpėrblim,shpėrblimi im ėshtė prej Zotit tė botrave!Matni pa hile,e mos mashtroni nė peshore!Tregohuni tė drejtė nė vlerėsimin e mallrave tė tė tjerėve,e mos bėni shkatėrrime!".

Por fatkeqėsisht ,ata sikurse edhe populli i Medjenit,nuk ia vunė veshin.

Megjithatė,Shuajbi nuk ndaloi sė thirruri popullin e Ejekės nė besimin e njė Zoti,por ata sėrish nuk e dėgjuan.Pėr kėtė arsye,Allahu u dėrgoi atyre pėr shtatė ditė me rradhė nxehtėsi tė padurueshme,e cila i shkatėrroi tė gjithė.

Tregohet se Shuajbi e martoi vajzėn e vet me profetin Musa.Mė pas,sė bashku me gruan e vet udhėtoi drejtė Mekes,nė tė cilėn edhe vidiē nė moshėn 140 vjeē.Varri i tij ndodhet afėr "Xhamisė sė shenjtė " nė Mekke
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://nur-islam.forummotion.com
 
HISTORIA E SHUAJBIT
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» HISTORIA E NUHUT
» HISTORIA E HUDIT
» HISTORIA E MUSAIT

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: FEJA ISLAME - Forumi gjeneral :: Histori te Profeteve-
Kėrce tek: