Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumWww.Nur-Islam.TLatest imagesRegjistrohuidentifikimi
Radio NurIslami

 

 Fjala e mirė

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Admin



Numri i postimeve : 187
Join date : 10/07/2008
Location : Gjilan

Fjala e mirė Empty
MesazhTitulli: Fjala e mirė   Fjala e mirė Icon_minitime12.07.08 14:33


--------------------------------------------------------------------------------
Shpesh dėgjojmė njerėz tė shqiptojnė njė fjalė qė sapo e dėgjon e kupton se shqiptuesi ėshtė duke thėnė njė fjalė qė tė imponon respekt. Ėshtė njė fjalė qė del thellė nga zemra dhe tė ngjall ndjenjėn e pėrkushtimit pėr atė qė po thuhet. Me tė drejtė Allahu i Madhėruar e ka quajtur “Fjalė tė mirė” dhe e krahason me pemėn qė i ka rrėnjėt thellė nė tokė, si pėr tė na treguar se edhe kjo fjalė nuk ėshtė thjesht shqiptim i disa tingujve nė gjuhėn arabe, por njė fjalė qė pėrmban nė vetvete kuptime tė thella. Kjo fjalė ėshtė shkaku i ekzistencės sė gjithēkaje nė gjithėsi. Pa dashur ta shtojmė kureshtjen se cila na qenka kjo fjalė, do ta paraqesim nė rreshtat e mėposhtėm dhe do tė tregojmė kuptimin e vėrtetė tė saj.

La ilahe il Allah (S'ka tė adhuruar me tė drejtė pėrveē Allahut)
Kjo frazė mohon ekzistencėn e ndonjė tė adhuruari tjetėr me tė drejtė pėrveē Allahut dhe vėrteton se i adhuruar (Zot) me tė drejtė ėshtė vetėm Allahu.

1. Allahu i Madhėruar ka thėnė: "Atėherė, dije se nuk ka Zot (tė adhuruar me tė drejtė) tjetėr pėrveē Allahut." Muhamed, 19.

2. Profeti alejhi selam ka thėnė: "Kush thotė sinqerisht: La ilahe il Allah, hyn nė xhenet.” Hadith sahih nė librin "El xhamiu".

I sinqertė (nė thėnien e kėsaj fjale) ėshtė ai qė e kupton dhe vepron sipas saj, duke i ftuar njerėzit te kjo frazė para ēdo gjėje tjetėr, sepse nė kėtė frazė shprehet teuhidi (besimi nė Zotin njė), e pėr kėtė Allahu i krijoi xhinėt dhe njerėzit.

3. I Dėrguari i Allahut, pasi u bė Profet, qėndroi nė Mekė 13 vjet duke i thirrur idhujtarėt nė Islam e duke u thėnė: “ Thoni: La i lahe il Allah!” Por pėrgjigja e tyre ishte ashtu siē e tregon Kurani: "Ata (idhujtarėt) habiten, ngase u erdhi Profeti nga mesi i tyre, e mosbesimtarėt thanė: “Ky ėshtė magjistar, gėnjeshtar. A mendon ai t'i bėjė zotat Njė Zot? Vėrtet, kjo ėshtė gjė shumė e ēuditshme!” Paria nga mesi i tyre shkoi duke i thėnė njėri - tjetrit: vazhdoni tė jeni tė qėndrueshėm nė adhurimin e zotave tuaj, se kjo ėshtė njė gjė e kurdisur. Ne nuk kemi dėgjuar diēka tė tillė nė popullin (nė fenė) e fundit, kjo nuk ėshtė tjetėr, veēse njė trillim.” Sad, 4-7.

Arabėt e kuptuan kuptimin e kėsaj fraze dhe e dinin se ai qė e thotė kėtė nuk lut askėnd pėrveē Allahut, ndaj dhe nuk i besuan, e pėr ta Allahu i Madhėruar thotė: "Pėr arsye se kur u thuhej atyre: Nuk ka Zot tjetėr pėrveē Allahut, ata e mbanin veten lart. Dhe thoshin: "A do t'i braktisim ne zotat tanė pėr njė poet tė ēmendur?" Jo, (nuk ėshtė siē thonė ata) por ai u solli tė vėrtetėn dhe vėrtetoi tė dėrguarit e parė.” Safat, 35 – 37.

Eshtė pėr t’u habitur se disa muslimanė e thonė me gjuhėt e tyre frazėn "La ilahe il Allah", por e kundėrshtojnė kuptimin e saj me veprat dhe lutjen e tyre qė nuk ia bėjnė Allahut.

4. Ibn Rexhebi ka thėnė: “El ilah ėshtė Ai tė Cilit i kushtohet bindja dhe nuk kundėrshtohet pėr arsye tė autoritetit dhe madhėrisė qė ka, gjithashtu nga dashuria, frika e shpresa ndaj Tij, duke u mbėshtetur tek Ai, duke iu lutur dhe duke kėrkuar ndihmė prej Tij. Mirėpo tėrė kėto aftėsi mirėbėrėse e mbrojtėse nuk i ka askush tjetėr pėrveē Allahut. Prandaj, kush shoqėron ndonjė krijesė nė ndonjė gjė prej kėtyre ēėshtjeve, qė janė atribute tė Allahut, ka shkelur sinqeritetin e vet nė frazėn: La ilahe il Allah (s'ka tė adhuruar mė tė drejtė pėrveē Allahut), dhe i ėshtė robėruar krijesave sipas shkallės sė zhytjes sė tij nė atė robėri.”

5. Fjala: "la ilahe il Allah" i bėn dobi atij qė e thotė kur ai ta zbatojė kuptimin e saj nė jetėn e vet dhe tė mos e rrėzojė atė kuptim me idhujtari, si duke lutur tė vdekurit, ose duke kėrkuar ndihmė prej tė gjallėve qė nuk janė tė pranishėm dhe pėr gjėra qė ata nuk kanė mundėsi tė t’i plotėsojnė.

Profeti alejhi selam ka thėnė: "Kush thotė: "la ilahe il Allah", gjen shpėtim njė ditė prej ditėsh, edhe pse i takon ē't’i takojė (ndonjė ndėshkim nė zjarr) para se tė gjejė shpėtimin." Ky ėshtė hadith sahih.

Fjala me tė cilėn njeriu futet nė fenė islame pėrbėhet nga dy koncepte bazė. Koncepte tė cilat duken qartė qysh nė pamjen e parė tė kėtyre tingujve nė gjuhėn arabe. Fjala “La ilahe” paraqet mohimin e ēdo gjėje tjetėr qė mund t’i shkojė nė mendje njeriut se e meriton adhurimin, duke e pastruar zemrėn nga ēdo adhurim i gabuar. E pasi zemra tė jetė bėrė e gatshme pėr tė futur nė tė adhurimin e saktė, ndjenjė kjo (tė adhurosh) pa tė cilėn zemra nuk mund tė konceptohet, atėherė vjen pjesa e dytė e kėsaj shprehjeje “Il Allah”, ku tregohet pohimi se vetėm Allahu e meriton adhurimin. Pa kėto dy kushte bazė nuk mund tė realizohet edhe qėllimi madhėshtor i kėsaj fjale kaq tė thjesht nė lexim e shqiptim. Nuk ėshtė i drejtė arsyetimi qė mund tė bėjė dikush duke u justifikuar se ai nuk adhuron askėnd, pėrfshirė dhe Allahun, duke e marrė si tė vėrtetė se ėshtė e pamundur tė mos adhurojė askėnd, pėr tė na u arsyetuar se ai e ka zemrėn e pastėr nga adhurimi i idhujve, e automatikisht ėshtė nė rregull, sepse ky nuk e ka zemrėn vetėm tė pastėr nga adhurimi i kotė, por e ka dhe bosh nga adhurimi i Allahut, e automatikisht ky person nuk ia ka dhėnė hakun kėsaj fjale.

Pasi u njohėm me kėtė fjalė, me tė drejtė themi se ajo ėshtė ēelės pėr nė xhenet, pėr nė vendin e pėrgatitur pėr ata qė e njohin dhe i binden Zotit tė tyre. Nuk duhet tė harrojmė se ēdo ēelės ka dhe disa dhėmbėza pėr tė hapur derėn e pėrcaktuar pėr tė, e dhėmbėzat e kėtij ēelėsi qė e hap derėn e xhenetit shkurtimisht mund tė pėrmblidhen nė:

1. Dituria mbi kuptimin e kėsaj fjale, siē u tregua mė sipėr.

2. Bindja e plotė pėr njė pohim tė tillė pa lėnė vend pėr dyshim nė zemrėn tėnde se Allahu ekziston dhe ėshtė i Vetmi qė i meriton tė gjitha llojet e adhurimit.

3. Pranimi i asaj qė kėrkon kjo fjalė.

4. Nėnshtrimi ndaj domethėnies sė kėsaj fjale.

5. Vėrtetėsia nė pranimin e saj.

6. Besimi me sinqeritet duke shmangur ēdo lloj dyfytyrėsie nga zemra jote.

7. Ta duam kėtė fjalė me kuptimin e saj si dhe t’i duam tė gjithė ata qė e duan kėtė frazė qė, siē e pėrmendėm, ėshtė ēelėsi i derės sė xhenetit nėse u pėrmbahemi kėtyre kushteve koncize.

Muhamed Xhemil Zejnu

01.09.2006
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://nur-islam.forummotion.com
 
Fjala e mirė
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Franca drejton shikimin te Financat Islame
» NJE KESHILLE E VOGEL POR E MIRE!
» Mos u brengos , perderisa u ben te mire nerezve

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: FEJA ISLAME - Forumi gjeneral :: Akide/Besim-
Kėrce tek: