Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumWww.Nur-Islam.TLatest imagesRegjistrohuidentifikimi
Radio NurIslami

 

 Llojet e shirkut

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Admin



Numri i postimeve : 187
Join date : 10/07/2008
Location : Gjilan

Llojet e shirkut Empty
MesazhTitulli: Llojet e shirkut   Llojet e shirkut Icon_minitime12.07.08 14:32

Shirku ėshtė dy llojesh:
1. Shirku i madh, i cili e nxjerr njeriun nga feja.
2. Shirku i vogėl, i cili e nxjerr njeriun nga teuhidi i plotė (por nuk e nxjerr nga feja).

Shirku i madh ėshtė qė t`i dedikosh (pėrkushtosh) ndonjė nga ibadetet dikujt tjetėr pėrveē Allahut, ose t`i shoqėrosh Atij dikė nė adhurim (tė adhurosh dikė sė bashku me Allahun).
Allahu i Lartėsuar thotė: “S'ka dyshim se Allahu nuk fal (mėkatin), qė i pėrshkruhet Atij shok (idhujtarinė), e pėrpos kėtij (mėkati) i fal kujt do.” (Nisa, 4
Gjithashtu thotė: “…Thuaj! Unė jam urdhėruar qė tė adhuroj Allahun dhe tė mos i bėj shirk Atij…” (Rra`d, 36)


Llojet e shirkut tė madh

Shirku nė lutje: Tė kėrkosh ndihmė duke e lutur dikė pėrveē Allahut tė Lartėsuar. Allahu i Lartėsuar thotė: “(Idhujtarėt e dinė pėr Allahun pse) Kur hipin ata nė anije (dhe u kėputet lidhja me tokėn e frikėsohen), i luten sinqerisht Allahut, e kur i shpėton ata (dhe dalin) nė tokė, qe, po ata tė njėjtit lusin idhuj!” (Ankebut, 65)

Shirku nė qėllim dhe dėshirė: Allahu i Lartėsuar thotė: “Kush ka pėr qėllim vetėm jetėn e kėsaj bote dhe tė mirat e saj, Ne do t'u plotėsojmė atyre shpėrblimin e veprave tė tyre nė tė dhe atyre nuk do t'u mungojė gjė. Tė kėtillėve nė botėn tjetėr u pėrket vetėm xhehenemi. Ajo qė punuan dhe vepruan ata ka dėshtuar dhe ėshtė asgjėsuar.” (Hud, 15-16)

Shirku nė bindje e pasim: Ky shirk nėnkupton qė ne t`i nėnshtrohemi dhe t`i bindemi dispozitave dhe ligjeve qė i shpikin tė tjerėt, pėrveē Allahut tė Lartėsuar. Allahu i Lartėsuar thotė: “Ata (ēifutėt dhe krishterėt) i morėn rabinėt dhe murgjit e tyre si perėndi tė tyre nė vend tė Allahut (duke i pasuar nė gjėrat qė ata vetė i bėnė tė ligjshme apo tė paligjshme sipas dėshirės)...” (Teube, 31)
Gjithashtu thotė: “A mos vallė ata kanė partnerė me Allahun qė legjislojnė pėr ta njė fe tjetėr nga ajo qė ka shpallur Allahu?” (Shura, 21)

Shirku nė dashuri: Tė duash dikė apo diēka tjetėr siē duhet dashur Allahu i Lartėsuar. Allahu i Lartėsuar thotė: “E nga njerėzit ka tė tillė qė nė vend tė Allahut besojnė idhujt, qė i duan (i madhėrojnė) ata, sikur (qė besimtarėt e vėrtetė e duan) Allahun, po dashuria e atyre qė besuan Allahun ėshtė shumė mė e fortė.” (Bekare, 165)

Shirku i vogėl: Ėshtė rrugė pėr tė arritur te shirku i madh, si syefaqėsia, thėnia e ndonjėrit tjetrit: “Ka ndodhur ajo qė dėshiroi Allahu dhe ti”. Ky lloj shirku nuk tė nxjerr jashtė Islamit, megjithatė tė shpie tek shirku i madh. Allahu i Lartėsuar thotė: “...Kushdo qė shpreson pėr takimin me Zotin e tij, le tė bėjė vepra tė drejta dhe tė mos bėjė shirk nė to.” (Kehf, 110)

Alaudin Abazi
28.9.2007
KLUBIKULTUROR.COM
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://nur-islam.forummotion.com
 
Llojet e shirkut
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Llojet e adhurimeve

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: FEJA ISLAME - Forumi gjeneral :: Akide/Besim-
Kėrce tek: