Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumWww.Nur-Islam.TLatest imagesRegjistrohuidentifikimi
Radio NurIslami

 

 Dobitė e namazit tė sabahut (1)

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Admin



Numri i postimeve : 187
Join date : 10/07/2008
Location : Gjilan

Dobitė e namazit tė sabahut (1) Empty
MesazhTitulli: Dobitė e namazit tė sabahut (1)   Dobitė e namazit tė sabahut (1) Icon_minitime12.07.08 14:30

Me tė vėrtetė falja e namazit tė sabahut me xhemat ka shpėrblim tė madh. Ne do tė pėrmendim disa prej dobive tė namazit tė sabahut.

1. Falja e namazit tė sabahut ka shpėrblimin e namazit tė natės

Dihet se namazi i natės ėshtė prej adhurimeve mė tė lavdėruara dhe prej veprave qė mė sė shumti e afrojnė njeriun afėr Allahut tė Lartėsuar dhe ia rrisin njeriut imanin. Gjithashtu ky namaz, duke u vetmuar nė orėt e vona tė natės vetėm me Allahun e Lartėsuar, ėshtė prej Sunetit tė Pejgamberit salallahu alejhi ue selem.

Duke ditur tė gjitha kėto vlera dhe shpėrblime tė namazit tė natės, ne nuk po kemi mundėsi tė ngrihemi pėr t’u falur, duke e lėnė anash kėtė namaz dhe gjithmonė vijnė duke u dobėsuar qėllimet tona, saqė gjymtyrėt tona janė rėnduar e nuk po kanė mundėsi tė ngrihen pėr namaz nate. Si shkak i mosfaljes sė namazit tė natės janė edhe fėmijėt dhe familja, me tė cilėt po merremi mė shumė seē duhet.

O ti qė po kėrkon shpėrblimin e Allahut tė Lartėsuar, dije se falja e namazit tė sabahut me xhemat nė xhami e ka shpėrblimin si tė kesh falur tėrė natėn namaz. Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka thėnė: “Ai qė e fal jacinė me xhemat e ka shpėrblimin si tė ketė falur gjysmėn e natės namaz, kurse ai qė e fal namazin e sabahut me xhemat e ka shpėrblimin si tė ketė falur tėrė natėn namaz.” Transmeton Muslimi, 656.

Sa shans i mirė ėshtė ky, mirėpo a je ti prej atyre qė nuk e humbin kėtė shpėrblim tė madh?
Nuk mbaron kėtu, pasi prania jote nė namazin e sabahut nė xhami ėshtė mė e mirė sesa tė falesh tėrė natėn. Nėse dėshiron argument pėr kėtė, atėherė lexo kėtė ngjarje.

Transmeton Ebi Bekr ibn Sulejman ibn Ebi Hathmete, se Omer ibn Hatabi, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, njė mėngjes nuk e kishte parė Sulejman ibn Ebi Hathmeten nė namazin e sabahut nė xhami. Omeri shkoi nė treg, kurse shtėpia e Sulejman ibn Ebi Hathmetes ishte rrugės, nė mes xhamisė dhe tregut. Ai shkoi afėr shtėpisė sė tij dhe i tha Umu Sulejmanit (nėnės sė Sulejmanit): “Nuk e pashė Sulejmanin nė xhami nė namazin e sabahut.”
Ajo i tha: “E ka zėnė gjumi sepse ka falur shumė namaz nate.”
Omeri i tha: “Tė fal namazin e sabahut nė xhami ėshtė mė e dashur pėr mua sesa tė fal tėrė natėn namaz nate.” Transmeton Maliku me sened tė vėrtetė, 291.

Shiko pra, o vėlla musliman, se si nuk e ka pranuar Omeri arsyetimin e njė njeriu pėr mospraninė e tij nė namazin e sabahut nė xhami, edhe pse arsyetimi i tij ishte se ai e kishte kaluar tėrė natėn duke falur namaz nate duke qėndruar para Allahut tė Lartėsuar. E si do tė pranohet arsyetimi i disa personave tė cilėt e kalojnė natėn duke shikuar filma, seriale apo duke ndjekur epshet e tyre?!


2. Prania nė namazin e sabahut ėshtė shkak qė Allahu i Lartėsuar t’i ndriēojė ata me njė ndriēim tė plotė nė Ditėn e Gjykimit

Transmetohet se Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka thėnė: “Ata tė cilėt shkojnė (shpeshtojnė shkuarjen) nė xhami nėpėr errėsirė i pėrgėzoj me njė ndriēim tė plotė nė Ditėn e Gjykimit.” Transmeton Ebu Davudi (561) dhe shejh Albani ka thėnė se ky hadith ėshtė sahih. Shih Sahih Ebi Davud, 525.

Fjalėt “Shkojnė (shpeshtojnė shkuarjen) nė xhami” kanė pėr qėllim ata tė cilėt shkojnė shpesh nė xhami dhe e bėjnė shprehi tė vazhdueshme tė qenėt nė namazet me xhemat e jo ata tė cilėt shkojnė ndonjėherė nė xhami.

Dije se e mira shpėrblehet me tė mirė. Allahu i Lartėsuar thotė nė librin e Tij: “A mund tė jetė shpėrblimi i veprės sė mirė diē tjetėr pos sė mirės!” (Er-Rahman, 60)

Kur ti ke dalė nė errėsirė pėr ta falur namazin e sabahut ndėrkohė qė tė gjithė njerėzit janė duke fjetur nė shtretėrit e tyre, shpėrblimi yt nė Ditėn e Gjykimit do tė jetė njė ndriēim i plotė, sepse ti i je nėnshtruar Allahut tė Lartėsuar dhe i je drejtuar Atij. Nuk ka mirėsi mė tė madhe dhe pėrgėzim mė tė madh sesa ky pėrgėzim; kur njerėzit do tė jenė nė Ditėn e Gjykimit nė errėsirė, ti je qė do tė kesh ndriēim tė plotė. Pra, vėlla shpejto dhe arrije kėtė mirėsi dhe mos u vono!


Pėrktheu: Eroll Nesimi
4.7.2008
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://nur-islam.forummotion.com
 
Dobitė e namazit tė sabahut (1)
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Namazi,te mirat e namazit,pasojat e mosfaljes se namazit
» Kushtet e namazit dhe kohet e namazit
» Falja e Namazit

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: FEJA ISLAME - Forumi gjeneral :: Fikh-
Kėrce tek: