Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumWww.Nur-Islam.TLatest imagesRegjistrohuidentifikimi
Radio NurIslami

 

 Dobitė e namazit tė sabahut (2)

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Admin



Numri i postimeve : 187
Join date : 10/07/2008
Location : Gjilan

Dobitė e namazit tė sabahut (2) Empty
MesazhTitulli: Dobitė e namazit tė sabahut (2)   Dobitė e namazit tė sabahut (2) Icon_minitime12.07.08 14:31

3. Falja e namazit tė sabahut tė largon nga nifaku (hipokrizia)

Dije se mosprania nė namazin e sabahut nė xhami ėshtė cilėsi prej cilėsive tė munafikėve dhe shenjė e njerėzve tė pakujdesshėm. Dhe kjo ėshtė njė gjė e vėrtetė qė nuk mund ta kundėrshtojė askush dhe qė e vėrteton edhe Suneti i Pejgamberit salallahu alejhi ue selem.
Dėgjoje thėnien e Pejgamberit salallahu alejhi ue selem kur thotė: “Nuk ka namaz mė tė rėndė pėr munafikėt sesa namazi i sabahut dhe i jacisė.” Buhariu 657.

Kėto dy namaze janė tė rėndė pėr munafikėt pėr shkak se koha e faljes sė namazit tė jacisė ėshtė nė momentin kur njeriu dėshiron tė pushojė dhe qetėsohet, kurse koha e namazit tė sabahut ėshtė nė momentin e dėshirės sė vazhdimit tė gjumit. Dhe nė kėto dy raste nuk e len njeriu kėnaqėsinė e tij pėrveē besimtarit i cili i frikėsohet Allahut subhanehu ue teala.

Ubej ibn Kabi ka thėnė: “Njė ditė na e fali Pejgamberi salallahu alejhi ue selem sabahun dhe na tha: “A e patė filanin (nė xhami)?” i thanė tė pranishmit: “Jo.” Tha: “Kurse filanin a e patė?” i thanė: “Jo.” Pejgamberi salallahu alejhi ue selem) tha: “Me tė vėrtetė kėto dy namaze janė namazet mė tė vėshtira pėr munafikėt dhe sikur ta kishit ditur ēfarė shpėrblimi kanė, do tė vinit edhe duke u zvarritur nė gjunjė.” Ebu Davudi 554, dhe shejh Albani ka thėnė se hadithi ėshtė hasen, shih: Sahih Sunen ibn Davud 518.

Kurse ibn Omeri ka thėnė: “Nėse njė person nuk e kemi parė nė namazin e jacisė dhe tė sabahut, kemi menduar keq pėr tė.” Transmeton Bezari , shih,Keshful Estar 462-463, dhe shejh Albani ka thėnė se kjo fjalė ėshtė sahih, shih, sahih et-tergib uet-terhib 417.

Shiko pra, o vėlla musliman, a dėshiron tė cilėsohesh me njė cilėsi tė munafikėve?! Sa shumė janė sot qė e kanė lėnė pas dore shkuarjen nė namazin e sabahut, saqė ėshtė bėrė e zakonshme qė ai tė flejė deri sa tė lindė dielli. Llogarite veten tėnde o ti i cili fle nga shpėtimi dhe analizo fjalėt e Pejgamberit salallahu alejhi ue selem, i cili tė ka treguar se kjo vepėr ėshtė prej cilėsive tė munafikėve. E nė qoftė se edhe kjo fjalė nuk tė qorton, atėherė nuk ka qortues pėr ty!

4. Melaiket do tė dėshmojnė pėr ty

Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka thėnė: “Ju pėrcjellin ju melaiket natėn dhe melaiket ditėn dhe mblidhen nė namazin e ikindisė dhe namazin e sabahut, pastaj ngrihen ata tė cilėt kanė qėndruar natėn tek ju dhe i pyet (edhe pse Allahu subhanehu ue teala e di mė mirė se ata) dhe u thotė: “Si i latė robėrit e Mi?” Melaiket do tė thonė: “I lamė ata duke falur namaz dhe kur shkuam tek ata i gjetėm duke falur namaz.” Buhariu 555 dhe Muslimi 632.

Ai qė do t’i pyesė melaiket ėshtė Allahu subhanehu ue teala, kurse melaiket qė janė afėr Allahut subhanehu ue teala do tė dėshmojnė pėr ty para Allahut subhanehu ue teala dhe do tė tregojnė qė ti ke qenė i pranishėm nė faljen e namazit dhe do tė tė lavdėrojnė ty pėr shkuarjen nė namazin me xhemat. Melaiket, tė cilėt janė pa mėkate dhe tė pastėr, janė ata tė cilėt do tė dėshmojnė pėr ty, se je prej njerėzve qė e falin namazin me xhemat. A je ti prej atyre qė do tė dėshmojnė melaiket pėr ty?

Kurse pėrgjigjja e tyre: “I lamė ata duke falur namaz dhe kur shkuam tek ata i gjetėm duke falur namaz”, dhe nuk i kanė treguar veprat e tjera qė kanė bėrė nė mes tė kėtyre namazeve tregon pėr vlerėn e atyre qė falin namazin dhe se namazi ėshtė vepra mė e mirė, sepse pėr tė janė pyetur melaiket dhe pėr namaz janė pėrgjigjur dhe nuk janė pėrgjigjur pėr veprat e tjera.

5. Ai qė e fal namazin e sabahut ėshtė nėn mbrojtjen e Allahut subhanehu ue teala

Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka thėnė: “Ai qė e fal namazin e sabahut ėshtė nėn mbrojtjen e Allahut subhanehu ue teala.” Muslimi 657.
Pra, ėshtė nėn mbrojtjen, sigurinė, mbikėqyrjen e Allahut subhanehu ue teala nė dynja dhe ahiret. Me tė vėrtetė kjo ėshtė njė mbrojtje e madhe. Dhe gjithashtu ėshtė njė nder tė jesh nėn mbrojtjen e Allahut subhanehu ue teala.
O ti qė e ke falur namazin e sabahut me xhemat, ti ke mundėsi ta arrish kėtė gradė dhe kėtė mirėsi, pra mos e lėsho kėtė rast.

6. Shpėtim nga zjarri i xhehenemit

Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka thėnė: “Ai qė i fal dy kohėt (e namazeve) e ftohta, ka pėr tė hyrė nė xhenet.” Buhariu 574 dhe Muslimi 635.
“Dy kohėt e ftohta” janė namazi i sabahut dhe namazi i ikindinė. Namazi i sabahut pėr shkak se ėshtė nė kohėn mė tė ftohtė tė natės, kurse namazi i ikindisė pėr shkak se ėshtė nė kohėn mė tė ftohtė tė ditės.
“Kush i fal kėto dy kohė, do tė hyjė nė xhenet”, pra ai i cili kujdeset qė kėto namaze t’i falė me xhemat, do tė hyjė nė xhenet dhe do tė shpėtojė nga xhehenemi. Kurse atij tė cilit i ikin kėto dy kohė pėr shkak tė gjumit apo punės, ai nuk do ta arrijė kėtė shpėrblim dhe do tė humbė njė shpėrblim tė madh.

Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka thėnė: “Nuk do ta prekė zjarri asnjė njeri i cili ėshtė falur para se tė lindė dielli dhe para se tė perėndojė” (d.m.th sabahun dhe ikindinė) Muslimi 634.
Ky ėshtė njė pėrgėzim i madh pėr ata tė cilėt e falin namazin e sabahut dhe ėshtė gjėja mė e lartė qė mund tė arrijė njeriu, e qė ėshtė tė shpėtojė nga zjarri i xhehenemit. Me tė vėrtetė namazi i sabahut ėshtė siguri dhe shpėtim nga zjarri i xhehenemit.

Kurse kuptimi i hadithit ėshtė se nuk do ta prekė zjarri i xhehenemit atė person qė ka kujdes dhe nuk e lė namazin e sabahut dhe tė ikindisė dhe vazhdimisht e fal. Dhe kjo ėshtė njė shpėrblim i madh qė nuk ka mundėsi tė paguhet me asnjė ēmim, nuk ka mundėsi tė paguhet njė send qė tė shpėton ty prej zjarrit tė xhehenemit.


Pėrktheu: Eroll Nesimi
12.7.2008
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://nur-islam.forummotion.com
 
Dobitė e namazit tė sabahut (2)
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Namazi,te mirat e namazit,pasojat e mosfaljes se namazit
» Kushtet e namazit dhe kohet e namazit
» Falja e Namazit

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: FEJA ISLAME - Forumi gjeneral :: Fikh-
Kėrce tek: