Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumWww.Nur-Islam.TLatest imagesRegjistrohuidentifikimi
Radio NurIslami

 

 Punėsimi nė banka

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Admin



Numri i postimeve : 187
Join date : 10/07/2008
Location : Gjilan

Punėsimi nė banka Empty
MesazhTitulli: Punėsimi nė banka   Punėsimi nė banka Icon_minitime12.07.08 14:29

Falėnderimet dhe lavdėrimet i takojnė vetėm Allahut xhele shanuhu, salavatet qofshin mbi tė Dėrguarin e Tij, Muhamedin salallahu alejhi ue selem, mbi familjen e tij, mbi shokėt e tij dhe mbi tė gjithė muslimanėt qė ndjekin rrugėn e tij deri nė Ditėn e Gjykimit.
Pasi edhe te ne janė pėrhapur bankat qė jetojnė nga kamatat e llojeve tė ndryshme dhe pas pyetjeve tė shumta tė parashtruara nė lidhje me punėsimin nė kėto banka, vendosa tė shkruaja kėtė temė nė lidhje me punėsimin nė kėto banka.
Sė pari, duhet ditur se puna kryesore (dhe e vetme) e kėtyre bankave janė kamatat, apo siē e kanė quajtur mė parė “dhėnia e parave me fajde”. Kjo punė ėshtė e ndaluar nė Islam. Transmeton Muslimi nga Xhabiri, se ka thėnė: “E ka mallkuar Pejgamberi salallahu alejhi ue selem atė qė e merr kamatėn, atė qė ia jep, atė qė e shkruan kėtė marrėveshje, dhe dėshmitarėt dhe ka thėnė: “Tė gjithė ata janė tė njėjtė (nė mėkat).” Muslimi 1598.
Pėr kėtė shkak ėshtė e ndaluar tė punosh nė kėto banka pasi kjo konsiderohet ndihmė nė haram. Allahu i Lartėsuar thotė: “Ndihmohuni mes vete me tė mira dhe nė tė mbara e mosni nė mėkate e armiqėsi. Kini dro dėnimit tė Allahut, se me tė vėrtetė Allahu ėshtė ndėshkues i fortė.” (El Maide, 2)
Dijetarėt kanė thėnė se punėsimi nė kėto banka ėshtė haram edhe nėse dikush punon aty si pastrues, shėrbėtor apo si rojtar. Lexhnetud-daime (Komisioni i Pėrhershėm i Fetvave i Arabisė Saudite) ka thėnė: “Nuk i lejohet njė muslimani tė punojė nė njė bankė e cila punon me kamatė, edhe nėse puna qė do tė kryejė ai nuk ka tė bėjė me kamatė, sepse me kėtė ndihmohet banka nė punėt e veta me kamatė, kurse Allahu i Lartėsuar ka thėnė: “Ndihmohuni mes vete me tė mira dhe nė tė mbara e mosni nė mėkate e armiqėsi.” (El Maide, 2). Kėtė pėrgjigje e kanė nėnshkruar: Bin Bazi, AbduRrezak Afifi, Abdullah ibn Gadejan dhe Abdullah ibn Kaud, 15/41.
Ėshtė pyetur shejh Uthejmini nga dikush, se a ėshtė e lejuar tė punoj nė njė organizatė e cila merret me kamatė, mirėpo unė do tė punoj si shofer ose si rojtar. Shejh Uthejmini ėshtė pėrgjigjur: “Nuk lejohet tė punohet nė ndonjė organizatė qė merret me kamatė, edhe nėse punon si shofer apo rojtar, sepse nėse ti hyn tė punosh nė atė organizatė, kjo tregon se ti je i kėnaqur me punėn e tyre, sepse ai qė e urren njė punė nuk hyn tė bashkėpunojė me ta nė tė mirė tė tyre.” (Fetava Islamije 2/401)
Dhe duke i parė kėto argumente dhe fetva tė dijetarėve, themi se punėsimi nė banka ėshtė haram pa marrė parasysh punėn qė do tė kryejė njė person nė atė bankė.


Pėrgatiti: Eroll Nesimi
13.6.2008
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://nur-islam.forummotion.com
 
Punėsimi nė banka
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: FEJA ISLAME - Forumi gjeneral :: Fikh-
Kėrce tek: