Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumWww.Nur-Islam.TLatest imagesRegjistrohuidentifikimi
Radio NurIslami

 

 Burri im i dashur

Shko poshtė 
AutoriMesazh
muslimone
Antar Fillestar/e
Antar Fillestar/e



Numri i postimeve : 62
Join date : 16/07/2010
Age : 35

Burri im i dashur  Empty
MesazhTitulli: Burri im i dashur    Burri im i dashur  Icon_minitime17.07.10 15:45

Mbase ndonjėherė do mund tė mendosh se ke bėrė njė gabim qė
mė ke zgjedhur pėr bashkėshorte tė jetės.

Me kohė frikohem se dashuria jote do tė shndėrrohet nė urrejtje,
durimi yt do tė kaloje nė zemėrim dhe situata e qetė mes nesh do zbehet.

Burri im i dashur
Ndoshta kur jeta kalon nė fazėn e ndezur me tensione dhe gjen veten
i zėnė me shumė punė, ndodh qė nuk do kesh kohė pėr mua, dhe
kohėn qė do duhet ta kaloje me mua do humbiste. Me njė sinqeritet
do jap aq sa mundem qė tė te bej tė lumtur nė jetė. Por, a nuk ėshtė
e drejtė qė edhe unė tė kem pėrkujdesjen tėnde?

Pra, mė fal dhe mė buzėqesh, ashtu siē e pėrshkruante tė
Dėrguarin sallahu alejhi ue selem, nėna e besimtarėve Aisha radiuallahu
anha. Dhe nė kėtė mėnyrė, shpresoj se do tė mė vlerėsosh pėr virtytet e
tjera qė i kam.

A nuk ka thėnė Allahu nė Kur’an, Ai, i Cili na bashkoi nė martesė dhe
vendosi dashurinė nė zemrat tona: “O ju qė besuat, nuk ėshtė lejuar
pėr ju tė trashėgoni gratė (e tė vdekurve) nė mėnyrė tė dhunshme,
e as t'i shtrėngoni pėr t'u marrė diēka nga ajo qė ju keni dhėnė atyre,
pėrveē nėse ato bėjnė ndonjė imoralitet tė hapur. Ēoni jetė tė mirė me to.
Nėse i urreni ato, bėni durim pse ndodh qė Allahu tė japė shumė tė mira nė
njė send qė ju e urreni.”

Po ashtu i Dėrguari i Allahut s.a. ka thėnė: “Mė i ploti besimtar me iman
ėshtė ai qė ėshtė mė i mirė nė moral kurse mė tė sjellshmit
prej jush janė ata qė janė mė tė sjellshėm ndaj grave tė tyre”. (Tirmidhiu)

Burri im i dashur
Duhet ta dish se nuk ka krijesė njerėzore qė nuk gabon, vetėm Allahu i
Pėrjetshmi ėshtė i Pėrkryeri.
Nuk ėshtė e drejte pėr ty apo pėr mua qė thjesht t’ia marrim gabimet dhe
tė metat njeri-tjetrit nė llogarinė tonė, derisa tė metat tona t’i lėmė
anash.

Do mundohem tė jem njė bashkėshorte besnike ndaj teje, dhe tė dėgjoj
gjithmonė, por shpresoj se do mė falesh dhe harrosh kur gaboj.
I kam lėnė prindėrit dhe vėllezėrit e motrat e dashura qė tė jem me ty.
Dua qė tė ma mbushėsh zemrėn me dashuri. Tė mė dashurosh si njė
rrebesh shiu.

Nuk dyshoj aspak qė tė kam zgjedhur bashkėshort.
E ēmoj devotshmėrinė tėnde ēdo ditė dhe devotshmėria jote tė bėn tė
dukesh si njeriu mė i mirė pėr mua.

Mė kujtohet ngjarja e shoqėruesit tė resulullahut (salallahu alejhi ue sele)
Ali bin thalib (radiallahu anhu) kur ėshtė pyetur nga njė njeri: “E kam njė
vajzė, me kėnd ta martoj? Aliu r.a iu pėrgjigj: ”Ajo duhet ta martoje njeriun qė ka devotshmėri nė zemrėn e tij, nėse ky
njeri e do atė, ai do e shkėlqej atė, por nėse nuk e do, nuk do ta lėndoje
asnjėherė.” Ne fakt ti je ky!

Dashuria jote mė bėn tė ndihem si gruaja mė e lumtur nė botė. Ndoshta kur ndodhemi para njė situate te vėshtirė pėr shkak tė gabimeve
tė mia, dhe nė kėtė moment ti do dėshiroje tė kishe njė grua mė tė mirė.
Tė lutem bėhu i ndėrgjegjshėm, egoizmi dhe moskujdesi yt mund tė te
drejtoje nė sjellje jo tė mira. Tė lutem m’i pėrmirėso gabimet e mia me
butėsi dhe mirėkuptim, mos u bėn i ashpėr ndaj meje.

Nėse sheh ndonje te metė nė anėn time kujtoje mesazhin e Resulullahut
s.a. drejtuar neve: “Le tė mos e urrejė besimtari besimtaren. Nėse
ndonjė gjė nga ajo nuk i pėlqen, ndoshta mund tė i pėlqeje diēka tjetėr”.
(Muslimi)

Burri im i dashur,
Tė lutem tė kėrkosh riskun nė hallall sepse burri duhet tė marr pėrgjegjėsinė mbi familjen e tij tė dashur.
A nuk na ka mėsuar i Dėrguari s.a, kur ka pyetur Muavije ibn Hajde r.a.:
I Dėrguari i All-llahut, ēfarė detyra ka secili prej nesh ndaj gruas sė vet?”
(Pejgamberi) Tha:“Ta ushqesh kur tė ushqehesh vetė, ta veshmbathėsh kur
kėtė e bėnė pėr vete, mos ta mallkosh dhe mos ta lėsh vetėm askund
pėrveē nė shtėpi”.
(Hadith hasen, transmeton Ebu Davudi i cili thotė: “Mos e qorto” e ka
kuptimin: mos i thuaj “All-llahu tė shėmtoftė”) qė do tė thotė se burri
duhet tė pėrmbush nevojat pėr familjen e tij.

Mos u bėn i ashpėr ndaj meje, sepse Resulullahu s.a. nuk ka qene
asnjėherė i ashpėr ndaj grave te tij.

Me kujtohet njė hadith nga Resulullahu s.a: “Kjo botė ėshtė dėfrim
kurse dėfrimi mė i mirė i saj ėshtė gruaja e ndershme”. (Muslimi)

Do mundohem te jem thesari yt me i madh, ashtu si unė e ndjej se ti je
thesari im mė i madh.

A e di shpėrblimin qe do marrėsh nga Allahu ne ahiret?
A e di se cili ėshtė shpėrblimi pėr ata qe sillen drejtė ndaj grave tė tyre?
Shiko me sy, zemėr dhe kuptoje kėtė hadith: ”Ata qe jane te drejte,
ne diten e gjykimit do te marrin fronin prej drite. Ata jane njerėz te drejte,
me deliresine e tyre ndaj grave te tyre dhe njerėzve per te cilet jane
pergjegjes. (Muslimi)

Lus tė jesh njėri prej tyre, dhe unė tė jem mbretėresha nė pallatin tėnd tė
bukur. Po mundohem tė jem thesari yt mė i ēmueshėm ne dynja dhe ne
ahiret. Kur te jesh i lirė, mė mėso me diturinė qe Allahu tė ka falur. Nėse
nuk ke kohė, mė lejo tė pėrfitoj diturinė e Islamit nė ndonjė mėnyrė tjetėr.
Sidoqoftė, unė nuk do harroj pėrgjegjėsinė qė kam si grua, ashtu qė mė
vonė tė jem njė mėsuese pėr djemtė dhe vajzat tua. A nuk ėshtė nėna
mėsuesja e parė pėr djemtė dhe vajzat e saj?
Do dėshiroja t’i mėsonim fėmijėt tanė se bashku ashtu qe te jene bartės te
flamurit dhe te jene ne mesin e mutakineve. Dua te jem njė grua besimtare e
cila do te sjell familjen time ne xhenet!

O Allah i Vetmi qe nuk ke shok, Ti je dėshmitar ne kėtė lidhje martesore,
kam rene ne dashuri me bashkėshortin tim, beje kėtė dashuri ndaj tij ashtu
qe te pėrforcoj dashurinė ndaj Teje, por, lutem po ashtu qe dashuria
ime ndaj tij te mos e kaloj dashurinė ndaj Teje.
Beje kėtė dashuri kuptimplote. Me mbroj zemrėn time ashtu qe te mos te
te harroj kurrė.
Beje kėtė dashuri pėr mua ashtu qe te mos kaloj dashurinė qe ai ka ndaj
Teje, dhe beje shehid pėr hir Tendin, beje dashurinė dhe lutjen e tij ndaj
meje ashtu qe te mos e harroj xhenetin.
Nėse dashuria ime ndaj tij me bėn qe te te harroj, me pėrkujto dhe
me udhėzo, mos me lė me te humburit.

O Allah i mbushur me dashuri, i Cili dhuron butėsi, Ti e di nėse zemrat
tona janė ne pajtueshmėri dhe se mund ta duam njeri-tjetrin.
Na bej robėr te dėgjueshėm ndaj Teje. Na bej qe ta mbrojmė se bashku
ligjin Tėnd. Bėje kėtė lidhje tė fortė. Bėje kėtė dashuri tė pėrhershme.
Na udhėzo nė rrugė tė drejtė. Na i mbush zemrat me dritėn Tėnde e cila
asnjėherė nuk shuhet. Na i zgjero zemrat me iman dhe zbukuroje tė
dorėzuar nė rrugėn Tėnde. Amin ja rabil alemin!


Gruaja yte!
Shkruar nga: Dina Istova
Pėrktheu: Naim Berisha
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Burri im i dashur
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Gruaja dhe Familja ne Islam :: Gruaja (Muslimanja)-
Kėrce tek: