Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumWww.Nur-Islam.TLatest imagesRegjistrohuidentifikimi
Radio NurIslami

 

 Tė lėsh atė qė nuk tė pėrket ty

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Admin



Numri i postimeve : 187
Join date : 10/07/2008
Location : Gjilan

Tė lėsh atė qė nuk tė pėrket ty Empty
MesazhTitulli: Tė lėsh atė qė nuk tė pėrket ty   Tė lėsh atė qė nuk tė pėrket ty Icon_minitime12.07.08 14:26

Ebu Hurejra, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, tregon se i Dėrguari i Allahut ka thėnė: “Njė shenjė e perfeksionimit tė dikujt nė Islam ėshtė tė injoruarit e asaj ēka nuk i pėrket.” (Ahmedi, Maliku, Tirmidhiu)

Statusi i kėtij hadithi

Ibn Rexhebi ka thėnė: “Ky hadith ėshtė bazė dhe njė burim shumė i rėndėsishėm pėr sjelljen e mirė nė Islam.”

Muhamed ibn Zejd, njė dijetar i madh i shkollės malikite thotė: “Katėr hadithe pėrfshijnė njė kod perfekt pėr sjelljen. Njė prej tyre ėshtė ‘Kushdo qė beson nė Allah dhe nė tė Dėrguarin e Tij, le tė flasė fjalė tė mira ose le tė heshtė!’ Hadithi tjetėr ėshtė kur Profeti i tha njė personi i cili kėrkoi tė kėshillohej: ‘Mos u zemėro!’ Hadithi i tretė ėshtė: ‘Besimtari dėshiron pėr vėllanė e tij besimtar atė ēka dėshiron pėr vete.’ I katėrti ėshtė hadithi i lartpėrmendur.”

Njė shenjė e pėrsosmėrisė nė islam

Shenjė e pėrsosmėrisė sė dikujt nė besim ėshtė tė injoruarit e asaj qė nuk i pėrket, qoftė kjo e thėnė apo e kryer. Muslimani duhet tė marrė pjesė vet nė gjėrat qė i pėrkasin, siē janė pasuria, e drejta, obligimi dhe gjithēka nėn kontrollin e tij. Tė ndėrhysh nė diēka, do tė thotė tė ndalosh dhe tė kujdesesh pėr gjėra tė cilat dikush tjetėr ėshtė lejuar ta bėjė kėtė.

Sa pėr ēėshtjet qė nuk i pėrkasin ndokujt, ato janė tė tepėrta. Zakonisht, kur dikush ndėrhyn nė tė tilla ēėshtje, gjuha e shkakton njė gjė tė tillė. Muslimanėt janė tė urdhėruar tė flasin vetėm fjalė tė mira, sepse Allahu thotė: “ Nuk ka fjalė qė ai ( njeriu) tė nxjerrė nga goja, veēse pėr tė ėshtė njė vėzhgues pranė tij, i gatshėm (pėr ta shėnuar atė).” Kaf, 18.

Shumė njerėz injorojnė faktin se nė Islam fjalėt konsiderohen vepra. Njerėz tė tillė nuk kujdesen pėr gjuhėn e tyre nga tė shprehurit e sė keqes. Muadh ibn Xhebeli nuk e dinte rėndėsinė e gjykimin pėr fjalėt qė shprehim ndaj pyeti Profetin (alejhi selam): “A do tė mbajmė ne pėrgjegjėsi pėr atė ēka themi?” Profeti u pėrgjigj: “A mundet nėna jote tė tė humbasė ty? Pėr ēfarė tjetėr do tė tėrhiqen zvarrė njerėzit me fytyrė nė tokė pėr nė zjarr e kjo si rezultat i asaj qė ata kanė shqiptuar me gjuhėt e tyre.” (Hasen-sahih nė Irua El Ghalil)

Neveviu thotė nė librin e tij “Rijad es-Salihin”: “ Dije qė ēdokush duhet tė flasė vetėm atė qė tė sjell pėrfitime. Kur e folura dhe heshtja janė tė barabarta nė pėrfitim, atėherė Suneti ėshtė pėr qetėsinė. Kjo sepse tė folurit e shumtė tė ēon nė thėnien e sė keqes, edhe pse fillon me fjalė tė cilat duken sikur nuk janė tė dėmshme. Secili duhet tė qėndrojė nė anėn e sigurtė, vend i cili ėshtė i dėshiruar.”

Kur dikush thotė vetėm fjalė tė mira, ai fiton respekt nė shoqėrinė e tij. Nė tė njėjtėn mėnyrė, nėse ai ėshtė llafazan dhe kureshtar, rezultati ėshtė mosrespektimi dhe nami i keq.

Ky hadith tregon se injorimi i asaj qe s’tė pėrket ėshtė shenjė e perfeksionimit nė besim. Suksesi nė punimin e veprave tė drejta dhe shtimi i veprave tė mira vijnė nga kjo sjellje mė e mirė. Numri i mėkateve do tė pakėsohet nėse cilido do ta ruaj gjuhėn nga tė thėnėt e sė keqes.

Ebu Hurejra thotė: “Nėse e pėrmirėsoni Islamin tuaj, ēdo vepėr e mirė do ė shtohet (shumėfishohet) nga dhjetė deri nė shtatėqind fish si shpėrblim. Nga ana tjetėr, ēdo mėkat regjistrohet sipas peshės qė ka deri kur secili tė takojė Allahun, tė Lartin.” (Muslimi)

Tė njohėsh atė qė nuk tė pėrket ty

E vetmja mėnyrė pėr tė dalluar tė drejtėn nga gabimi ėshtė nėpėrmjet ligjit Islam. Profeti (alejhi selam) i ka quajtur muslimanė tė shkėlqyer ata qė nuk ndėrhyjnė nė atė qė nuk i takon. Kėshtu, vetėm Islami pėrcakton ēfarė i pėrket edhe jomuslimanit. Ngaqė shumė muslimanė nuk mbėshteten nė sheriat qė tė pėrcaktojnė atė qė u takon, ndonjėherė lenė edhe obligimet e tyre, duke menduar se nuk u pėrket. Ndonjėherė nuk pėrfillin rregullat e fesė duke mos kėshilluar vėllezėrit e tyre muslimanė. Pėr tė dalė nga ky konfuzion, duhet tė konsultohemi me sheriatin pėr ta ditur ēfarė supozohet tė bėjmė dhe tė themi.

Pėrfitimet nga ky hadith

1. Ky hadith i inkurajon muslimanet qė ta pėrdorin kėtė nė njė mėnyrė e cila i sjell pėrfitime si nė kėtė botė, ashtu edhe nė tjetrėn.

2. Muslimanėt duhet qė gjithmonė tė merren me gjėra themelore dhe prej tė cilave pėrfitohet dhe duhet t’i shmanget asaj qė nuk sjell pėrfitim dhe nuk e ruan nderin.

3. Ky hadith, gjithashtu, inkurajon muslimanėt qė tė pėrpiqen shumė pėr tė disiplinuar sjelljet e tyre, t’i braktisin mėkatet, ēnderimin dhe ēdo gjė tjetėr qė ka tė bėjė me mosrespektimin.

4. Ky hadith urdhėron nė mosndėrhyrjen nė punėt e tė tjerėve, sepse ndėrhyrjet e pajustifikuara nė ēėshtjet e tė tjerėve shkakton ndarje mes muslimanėve.


Pėrktheu: Manjola Tafa

08.09.2006
[quote]
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://nur-islam.forummotion.com
 
Tė lėsh atė qė nuk tė pėrket ty
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: FEJA ISLAME - Forumi gjeneral :: Sunnet & Hadith-
Kėrce tek: