Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumWww.Nur-Islam.TLatest imagesRegjistrohuidentifikimi
Radio NurIslami

 

 Pyetėsor ndihmės pėr fejesė pa asnjė ngatėrresė

Shko poshtė 
AutoriMesazh
muslimone
Antar Fillestar/e
Antar Fillestar/e



Numri i postimeve : 62
Join date : 16/07/2010
Age : 35

Pyetėsor ndihmės pėr fejesė pa asnjė ngatėrresė  Empty
MesazhTitulli: Pyetėsor ndihmės pėr fejesė pa asnjė ngatėrresė    Pyetėsor ndihmės pėr fejesė pa asnjė ngatėrresė  Icon_minitime17.07.10 0:15

Pyetėsor ndihmės pėr fejesė pa asnjė ngatėrresė



<BLOCKQUOTE class="postcontent restore ">Pyetėsor ndihmės pėr fejesė pa asnjė ngatėrresė! Se pari nje shpjegim se a lejohet te behen pyetje pastaj tema e larte permendur
Pyetje:
A ėshtė e lejuar pėr njė burrė qė t`i bėj pyetje njė gruaje me tė cilėn dėshiron tė martohet ?
dhe cilat janė kushtet (qė duhen plotėsuar) kur pyesim ?

Pėrgjigje :
Kjo, ėshtė e lejuar pėr tė, porse, kjo bisedė nuk duhet tė jetė nė vetmi dhe si kusht, duhet qė (burri) tė dėshiroj me tė vėrtetė martesėn me tė.

Me All-llahun qėndron suksesi dhe All-llahu dėrgoftė bekime dhe pėrshėndetje mbi Profetin tonė Muhammed (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem), mbi familjen dhe shoqėruesit e tij.

Burimi:
Fetaua Lexhnetil Da`imeh Lil Buhuthil I`lmije Uel Ifta
Vėllimi: 18. Faqja: 51 Fetua nr : 6471

Komisioni i Pėrhershėm pėr Kėrkime Shkencore dhe Fetua, pėrbėhet nga:

Kryetar:
Shejkh Abdul Aziz ibn Abdullah ibn Baz (rahimehull-llah)
Zėvendėskryetar:
Shejkh Abdur-Rezak Afifi (rahimehull-llah)
Anėtar:
Shejkh Abdullah ibn Gudejan (hafidhahull-llah)
Shejkh Abdullah ibn Ku'ud (hafidhahull-llah)--------------------------------------------------------------------------

Pyetėsor ndihmės pėr fejesė pa asnjė ngatėrresė


I gjendur para njė realiteti tė tillė, jam pėrpjekur qė tė pėrpiloj njė pyetėsor tė pėrbėrė nga dhjetė pyetje, tė cilat do ndihmojnė tė rinjtė pėr t’a zbuluar sa mė mirė njėri-tjetrin, para se tė ndėrmarrin hapin e fejesės dhe mė pas tė martesės. Kėto pyetje, unė i eksperimentova tek njė numėr i madh ēiftesh para fejesės dhe para martese. Rezultatet ishin tė kėnaqshme, pasi 80 % e kėtyre ēifteve qė respektuan pyetėsorin para fejese, siguruan njė jetė martesore dhe bashkėshortore tė lumtur dhe pa probleme. Kėtė pyetėsor, unė e kam titulluar “Fejesė pa asnjė ngatėrresė.”

Si djali ashtu dhe vajza, gjatė prezantimit tė tyre, i drejtojnė njėri-tjetrit kėto pyetje:



Pyetja e parė: Cilat janė planet e tua pėr tė ardhmen? Cilat janė ambiciet, si e shikon veten pas pesė, dhjetė apo pesėmbėdhjetė vitesh? Ka tė rinj tė cilėt nuk planifikojnė dot as pėr njė ditė tė vetme, ata jetojnė momentin dhe ēastin. Kur flasim mbi ambiciet dhe planet pėr tė ardhmen, ata ndryshojnė nga njė person tek tjetri. Ambiciet mund tė jenė tė aspektit fetar, social, arsimor etj... Vizioni i qartė mbi tė ardhmen, ėshtė shumė i rėndėsishėm pėr tė garantuar suksesin e martesės.



Pyetja e dytė: Cili ėshtė koncepti juaj mbi martesėn? Ėshtė pėr t’u habitur dhe njėkohėsisht pėr tė ardhur keq, sepse shumica e tė rinjve tė sapomartuar – nga pesėqind ēiftet – u pėrgjigjėn se ata e konceptonin martesėn si diēka ku mund tė plotėsonin kėnaqėsitė dhe nevojat e tyre seksuale. Shumica e tyre ishin martuar vetėm pėr kėtė qėllim. Njė vit nga martesa e tyre, kur kjo nevojė ishte plotėsuar, martesa pėr tė nuk kishte mė vlerė.

Kur kėtė pyetje ua drejtuam vajzave, shumica e tyre u pėrgjigjėn “Lindja e fėmijėve”. Kėshtu, sipas kėtij koncepti, njė ēift qė nuk lindin fėmijė, janė tė destinuar tė divorcohen ose tė jetojnė mes problemeve dhe zėnkave.

Pėrgjigjet e kėsaj pyetjeje, mund tė jenė tė shumta dhe tė ndryshme. Dikush mund t’a konceptojė martesėn si njė institucion tė moralit, qetėsisė shpirtėrore, bashkėveprimit, kėnaqėsisė seksuale etj... Njė pėrgjigje e tillė, tregon qė ky djalė/vajzė, kanė njė koncept dhe kėndvėshtrim tė qartė dhe pėrfshirės mbi martesėn.



Pyetja e tretė: Cilat janė ato cilėsi dhe veti tė cilat i kėrkon tek shoku/shoqja e jetės? Si kėrkon tė jetė ai/ajo?

Kėtė pyetje mund t’ia drejtojė vajza djalit dhe anasjelltas.



Pyetja e katėrt: A e shikon tė rėndėsishme dhe domosdoshme lindjen e fėmijės qė vitin e parė tė martesės?

Ndoshta shumė lexues do tė habiten nga kjo pyetje, pasi u duket e pavend, por nga pėrvoja ime kam zbuluar se shumė martesa kanė dėshtuar pikėrisht nga mosmarrėveshjet e krijuara rreth kėsaj ēėshtjeje. Ka bashkėshortė tė cilat duan fėmijė sa mė shpejt, ndėrkohė qė e shoqja kėrkon njė periudhė kohe, kėrkon t’a njohė mė mirė tė shoqin, kėrkon tė kalojė njė vit ose dy pa fėmijė. Fėrkime dhe konflikte tė kėsaj natyre, mund tė ēojnė nė dėshtimin e martesės. Nėse kėto mosmarrėveshje dhe parime tė ndryshme sqarohen qė para fejesės ose gjatė saj, ne shmangim shumė probleme pas martesore.

Tė gjithė kėto pyetje, synojnė njė prezantim dhe njohje sa mė tė mirė mes djalit dhe vajzės. Aty synojnė qė tė zbulojnė mentalitetin, psikologjinė dhe veset e secilit, gjė e cila duhet tė jetė e qartė para se tė fejohen apo martohen.



Pyetja e pestė: A vuan nga ndonjė sėmundje? A ke probleme shėndetėsore, apo tė meta fizike? Shpesh herė, ndodh qė bashkėshorti tė zbulojė tek e shoqja tė meta fizike, por kjo ndodh vetėm pas martese.

Njė herė, mė erdhi njė burrė i cili kėrkonte tė divorcohej nga e shoqja vetėm pas gjashtė muaj martese. Kur e pyeta mbi shkakun, ai mė tha:”Kur u martuam, zbulova se ajo nuk kishte flokė. Kur u fejuam ajo ishte e mbuluar me shami dhe gjersa u martuam nuk mė tregoi gjė mbi kėtė tė metė.”

Nė njė rast tjetėr, burri ankohej se e shoqja kishte lindur pa mitėr, gjė tė cilėn ajo nuk ia kishte treguar qė nė fejesė.

Tė gjithė kėto, tregojnė se prezantimi dhe njohja mes ēiftit qė do tė martohet, ėshtė shumė e rėndėsishme dhe thelbėsore.

Kur njė nga muslimanėt ishte fejuar, Profeti a.,s e pyeti nėse e kishte parė tė shoqen. Kur ai i tha qė nuk e kishte parė, Profeti a.s i tha:”Shko dhe shihe, pasi kėshtu garanton njė martesė jetėgjatė.”

Sa mė shumė qė djali dhe vajza t’a njohin dhe tė prezantohen me njėri-tjetrin, aq mė shumė do e duan dhe pranojnė njėri-tjetrin.



Pyetja e gjashtė: A je i shoqėrueshėm dhe kush janė shokėt e tu?

Si djali ashtu dhe vajza, duhet t’a dinė tipin e tjetrit. Ka mundėsi qė djali tė jetė i shoqėrueshėm dhe vajza e mbyllur nė vetvete, ose anasjelltas.

Gjithashtu, e rėndėsishme ėshtė tė njihen shokėt, pasi ėshtė normale qė njeriu tė shoqėrohet me tipin dhe llojin qė i pėrshtatet. Profeti a.s thotė:”Njeriu ndjek fenė e mikut dhe shokut tė tij.” Gjithashtu djali duhet tė pyesė mbi shoqet e vajzės tė cilės i ka kėrkuar dorėn.

Kur flasim mbi kėto pyetje, kjo nuk do tė thotė qė si djali ashtu dhe vajza, tė ulen dhe secili t’i drejtojė direkt kėto pyetje njėri-tjetrit. Periudha e fejesės nuk mund tė kthehet nė periudhė hetimi dhe survejimi, pyetje dhe pėrgjigje. Kėto dhjetė pyetje, mund dhe duhet tė bėhen gjatė diskutimit mes djalit dhe vajzės dhe nė mėnyrė indirekte.

Ndodh qė disa familje nuk pranojnė qė vajza e tyre tė ulet dhe tė bisedojė me djalin qė ka kėrkuar dorėn e saj.

Njė herė, mė erdhi njė i ri dhe mė tha:”Unė kam kėrkuar dorėn e njė vajze, por familja e saj refuzojnė qė unė tė ulem dhe tė bisedoj me tė. Ata mė kanė lejuar vetėm t’a shikoj, t’a pėrshėndes dhe tė largohem. Ēfarė duhet tė bėj? Si t’ia pyes kėto dhjetė pyetje pėr tė cilat keni folur ju?”

Unė i thashė:”Ēfarė mendon, qė kėto dhjetė pyetje, t’ia dėrgosh ose me faks ose me email? Nė tė njėjtėn kohė, t’i dėrgoja dhe pėrgjigjet e tua tė kėtij pyetėsori.”

Kėshtu, ai ia dėrgoi pėrgjigjet e pyetėsorit dhe i kėrkoi qė edhe ajo t’u pėrgjigjej tė njėjtave pyetje. Kėshtu, arritėn tė prezantohen dhe t’a njohin njėri-tjetrin me anė tė postės elektronike.

Mua nuk mė intereson si do e zbatosh kėtė ide, duke biseduar direkt, me anė tė faksit, telefonit apo postės elektronike. Pėr mua ėshtė e rėndėsishme qė si djali ashtu dhe vajza, tė mbledhin informacionin e nevojshėm para se tė marrin njė vendim.



Pyetja e shtatė: Si janė marrėdhėniet e tua me prindėrit?

Martesa nuk kėshtė lidhje mes dy personave, por ėshtė lidhje mes dy familjeve. Martesa nuk ėshtė siē pėrshkruhet rėndom nė filma dhe telenovela, ku ēifti me t’u martuar shkėputen nga familja dhe jetojnė tė lumtur.

Kur ēiftit i lind njė fėmijė, pėrveē bashkėshortėve, edhe familjet e tyre dėshirojnė dhe propozojnė emra tė cilėt i shohin tė bukur dhe tė pėrshtatshėm.

Prandaj, vendimi mė i rėndėsishėm nė jetė, ėshtė vendimi pėr martesė.



Pyetja e tetė: Si e kalon kohėn e lirė?

Kjo pyetje zbulon shumė nga karakteri dhe natyra e djalit ose e vajzės. Kjo pyetje zbulon hobin dhe ėndrrat e tij/saj, nėse i pėlqen leximi, dijet, sporti etj...



Pyetja e nėntė: A kontribon materialisht pėr ndonjė shoqatė bamirėse, apo ēdo lloj aktiviteti me natyrė bamirėse?

Me anė tė kėsaj pyetjeje, zbulojmė nėse pala tjetėr ėshtė bujare apo koprace, zemėrgjerė apo dorėshtrėnguar.



Pyetja e dhjetė: Ēfarė mendon nėse prindėrit e tu dhe tė mitė ndėrhyjnė nė jetėn tonė private?

Ndodh qė bashkėshorti tė jetė djalė i vetėm i prindėrve tė tij. Nė shumė raste, kjo bėn qė nėna e tij tė ndėrhyjė nė ēdo detaj tė jetės sė tij, edhe nė atė bashkėshortore.

Ndodh qė edhe vajza mund tė jetė fėmija i vetėm i prindėrve tė saj, ose mund tė jetė vajza e vetme mes disa djemve. Duke qenė fėmija mė i preferuar, prindėrit e saj kėrkojnė tė ndėrhyjnė nė ēdo gjė.

Prandaj, ēėshtje tė tilla ėshtė mirė tė sqarohen qė nė fejesė dhe para martese.

Edhe nėse djali ose vajza e pranojnė ndėrhyrjen e prindėrve tė secilit, duhet sqaruar sasia dhe masa e ndėrhyrjeve.

E rėndėsishme ėshtė qė me kėtė pyetėsor, si djali dhe vajza t’a zbulojnė dhe njohin mė mirė njėri-tjetrin. Me anė tė kėtij pyetėsori secili zbulon kėnvėshtrimin e tjetrin pėrsa i pėrket shumė ēėshtjeve shoqėrore.

Njė herė, mė erdhi njė vajzė dhe mė tha:”Unė ia drejtova personit qė kėrkoi dorėn time kėto pyetje dhe nuk arrita nė njė rezultat tė bindshėm.

Kur e pyeta se ēfarė kėrkon tė bėhej dhe si e shihte tė ardhmen, ai u pėrgjigj:”Nuk e di.”

E pyeta:”Si e koncepton martesėn?” dhe ai u pėrgjigj:”Nuk kam asnjė koncept. Nuk di ēfarė tė them.”

E pyeta:”Cilat janė ato cilėsi dhe veti qė kėrkon tek bashkėshortja jote?” Ai u pėrgjigj:”Nuk mė intereson fare si ėshtė.”

E pyeta:”A e shikon tė domosdoshme lindjen e fėmijės qė nė vitin e parė tė martesės?”

Ai u pėrgjigj:”Si tė duash ti. Pėr mua nuk prish punė, vitin e parė, tė dytė apo tė dhjetė.”

E pyeta:”A vuan nga ndonjė sėmundje fizike?”

Ai u pėrgjigj:”Jo, gjithēka ėshtė nė rregull.”

E pyeta:”A je i shoqėrueshėm?”

Ai u pėrgjigj:”Nuk e di ēfarė do tė thotė i shqoėrueshėm dhe i mbyllur. Jam ky qė mė sheh.”

Nė fund, vajza mė pyeti:”Nuk di se ēfarė t’i them kėtij djali, prandaj erdha tė tė pyes.”

Unė i thashė:”Njė njeri i tillė nuk ka vizion pėr tė ardhmen. Nuk ėshtė e mundur qė tė mos i pėrgjigjet asnjė pyetjeje. Gjithėsesi, vendimi ėshtė nė dorėn tėnde. Nėse dėshiron tė martohesh me njė djalė qė s’ka asnjė vizion pėr tė ardhmen, njė person tė cilin mund t’a komandosh si tė duash, por qė ty tė duket i pėrshtatshėm, nuk ka asnjė problem qė t’a pranosh si bashkėshortin tėnd.”

Ka shumė gra tė cilat e kėrkojnė njė burrė tė tillė. Ka shumė tė tjerė qė nuk e duan njė burrė tė tillė. Ato nuk pranojnė t’a komandojnė burrin, por duan qė burri t’i komandojė.

Njė herė u pyeta:”Kur ėshtė mė mirė pėr ekonominė dhe mbarėvajtjen e njė familjeje, kur ėshtė burri ai qė siguron jetesėn, kur ėshtė gruaja, kur punojnė tė dy bashkė, kur ekonominė e drejton burri, gruaja apo tė dy bashkė?”

Unė i thashė:”Nėse burri dhe gruaja zgjedhin njė nga format e mėsipėrme dhe e pranojnė me dėshirė, atėherė secila prej tyre ėshtė e vlefshme dhe garanton lumturinė bashkėshortore. Nėse burri e pranon qė rrogėn t’ia dorėzojė gruas sė tij dhe tė jetė ajo qė blen dhe shpenzon dhe tė dy e pranojnė kėtė, nuk ka asgjė tė keqe nė kėtė mes. Marrėdhėniet bashkėshortore janė marrėdhėnie dashurie, miqėsie dhe mirėkuptimi.

Pėrveē dhjetė pyetjeve tė mėsipėrme, ekzistojnė dhe pyetje tė tjera tė cilat janė tė njohura nga tė gjithė. Nga kėto pyetje, mund tė zgjedhim:”Ku punon, sa rrogė merr, ku do tė banoni pasi tė martoheni, ēfarė mendon rreth veshjes time (pėr vajzėn), e ke kushte dhe kėrkesa rreth ngjyrės, gjatėsisė dhe llojit tė veshjes, a pranon qė tė vė makiazh nė fytyrė etj...

Selam Alejkum.
Kujto umetin ne dua tua.
</BLOCKQUOTE>
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Pyetėsor ndihmės pėr fejesė pa asnjė ngatėrresė
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: FEJA ISLAME - Forumi gjeneral :: Keshilla Islame-
Kėrce tek: