Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumWww.Nur-Islam.TLatest imagesRegjistrohuidentifikimi
Radio NurIslami

 

 Si t'i kapėrcejnė bashkėshortėt problemet e pesė viteve tė martesės?

Shko poshtė 
AutoriMesazh
muslimone
Antar Fillestar/e
Antar Fillestar/e



Numri i postimeve : 62
Join date : 16/07/2010
Age : 35

Si t'i kapėrcejnė bashkėshortėt problemet e pesė viteve tė martesės? Empty
MesazhTitulli: Si t'i kapėrcejnė bashkėshortėt problemet e pesė viteve tė martesės?   Si t'i kapėrcejnė bashkėshortėt problemet e pesė viteve tė martesės? Icon_minitime16.07.10 22:22

Si t'i kapėrcejnė bashkėshortėt problemet e pesė viteve tė martesės?



<BLOCKQUOTE class="postcontent restore ">Banesa ėshtė njė nga problemet e pesė viteve tė para tė martesės.Ilaēi i saj ėshtė durimi, ekonomizimi i shpenzimeve dhe dashuria.

Nė fillim tė martesės, secili nga bashkėshortėt mendon se ėshtė dhuratė nga Zoti pėr palėn tjetėr dhe, kur dėgjojnė pėr njė problem apo kontradiktė midis dy bashkėshortėve tė tjerė, habiten.Por, me kalimin e viteve ,pothuaj tė njėjtat probleme ndodhin edhe me ta .Mosmarrėveshjet bashkėshortore shfaqen, ky ėshtė ligj i jetės.Sekreti qėndron nė mėnyrėn se si tė trajtohen kėto probleme, me qėllim qė jeta bashkėshortore tė kthehet nė njė spektėr tė bukur shumėngjyrėsh, me gjithė kontradiktat qė ekzistojnė.

Le ta dijė gruaja,se ēelėsi i zemrės sė bashkėshortit ėshtė i lidhur me harmoninė qė do tė krijojė ajo me nėnėn e tij.


Problemi: Ndryshimi i karaktereve
Tė qenurit tipa tė ndryshėm personaliteti, shkakton shumė probleme midis bashkėshortėve.

Zgjidhja

1- Mos kėmbėngulni pėr gjėra tė vogla qė janė shkaqe pėr kontradikta.

2- Tė evitohet mėrzitja nga ekzistenca e ndryshimeve nė zakone dhe nė karaktere.

3- Bashkėshortėt tė pėrqendrohen nė gjėrat e pėrbashkėta qė kanė midis tyre.

4- Tė pėrpiqen qė tė shfaqin vetitė mė tė mira kundrejt tjetrit.

5- Procesi i njohjes sė partnerit nuk duhet tė konsiderohet si sfidė, por punėt duhen lėnė tė rrjedhin vetė nė mėnyrė natyrale.

6- Tė jenė optimistė, nė mėnyrė qė gjithnjė tė presin sukses dhe jo dėshtime.


Problemi: Ndėrhyrja e vjehrrės

Ndėrhyrja e vjehrrės ėshtė mė e madhe nė kėtė kohė, sepse lidhja nėnė bir vazhdon tė jetė ende e fortė.

Zgjidhja

1- Nusja duhet tė tolerojė ndėrhyrjet e vjehrrės dhe tė flasė me qetėsi, nė mėnyrė qė tė gjejnė njė zgjidhje tė pėrshtatshme.

2- Respekti dhe dashuria e ndėrsjellė midis nuses dhe vjehrrės e bėn burrin tė lumtur dhe tė qetė.

3- Le ta dijė gruaja se ēelėsi i zemrės dhe i dashurisė sė burrit tė saj rri fshehur nė zemrėn e nėnės sė tij. Ndaj, kush dėshiron ta zotėrojė burrin e vet, le tė mbėrrijė nė zemrėn e nėnės sė tij.

4- Moslajmėrimi i familjes pėr problemet dhe mosmarrėveshjet intime mes bashkėshortėve.


Problemi: Mosinteresimi i burrit pėr gruan e tij

Mosinteresimi i burrit pėr gruan e tij ndodh kur ai nuk i vlerėson dhe nuk i respekton ndjenjat e saj, por mendon vetėm tė pėrmbushė dėshirat e veta dhe tė realizojė vetveten.

Zgjidhja:

1- Burri duhet ta dijė se shpėrfillja e gruas bie nė kundėrshtim me Islamin, sepse Profeti Muhamed (a.s.), ka thėnė: "Secili prej jush ėshtė pėrgjegjės pėr njerėzit qė ka nėn kujdes", prandaj ai duhet ta kuptojė kėtė pėrgjegjėsi tė madhe qė ka kundrejt gruas dhe familjes sė tij.

2- Dialogu midis bashkėshortėve, shkėmbimi i mendimeve, besimi i ndėrsjellė tek njėri-tjetri dhe ndarja e ndjenjave tė pėrbashkėta largon shpėrfilljen.

3- Gruaja duhet t'i flasė hapur burrit dhe tė kuptojė shkaqet e neglizhencės sė tij. Nėse nuk zgjidh gjė nė kėtė mėnyrė duhet t'i drejtohet vetėm njė specialisti, pėr t'u konsultuar.

4- Burri duhet ta konsiderojė gruan si shoqen e jetės sė tij dhe jo thjesht pėr tė plotėsuar nevojat, pėr tė mbajtur shtėpinė dhe fėmijėt.Interesi kujdesi dėshira pėr tė bashkėbiseduar nga ana e bashkėshortit, krijon tek ajo njė ndjenjė stabiliteti, qetėsi shpirtėrore dhe kėnaqėsi.


Problemi: Dituria e pakėt rreth marrėdhėnieve bashkėshortore

Me kėtė problem nėnkuptohet mosnjohja e mėnyrave tė sjelljes gjatė marrėdhėnieve intime midis bashkėshortėve.

Zgjidhja

1- Bashkėshortėt duhet tė flasin hapur me njėri-tjetrin pėr natyrėn dhe pėrmasat e problemit.

2- Duhet pėrcaktuar shkaku i problemit, me qėllim qė tė gjendet njė zgjidhje pėr tė. Kėshtu p.sh. nėse gruaja vuan nga depresioni, ajo duhet tė vizitohet tek njė mjek.

3- Nėse ajo bėhet nervoze para periodave, burri duhet ta kuptojė dhe ta mbėshtesė.

4- Nė pėrgjithėsi, bashkėshortėt duhet tė informohen, tė marrin njė kulturė mė tė gjerė nė lidhje me kėto ēėshtje dhe tė jenė nė kontakt tė vazhdueshėm me njėri-tjetrin, nė mėnyrė qė tė mos kenė nevojė t'i drejtohen njė pale tė tretė.

5- Bashkėshortėt duhet ta thonė ē'ndiejnė, nė mėnyrė qė tė bien dakord pėr zgjidhjen dhe mekanizmat e trajtimit tė problemit.


Problemi: Shpenzimet e tepėrta

Shpėrdorimi i parave dhe i mosnjohjes sė mėnyrės pėr tė kursyer, shpeshherė shkakton kontradikta midis bashkėshortėve.

Zgjidhja

Kėto janė disa mėnyra kursimi, qė do tė ndikojnė nė pėrmirėsimin e buxhetit shtėpiak:

1- Zbatimi i parimit tė pėrparėsive dhe renditjes sė kėrkesave sipas rėndėsisė.

2- Diskutimi i pėrjavshėm me gratė pėr nevojat e tyre, duke pėrcaktuar cilat janė ato mė parėsore, nė mėnyrė qė tė shihet mundėsia e kombinimit .

3- Kėnaqja me gjėrat qė ndodhen, duke mos blerė plaēka me ēmimet mė tė larta dhe duke mos krijuar nevoja tė reja.

4- Tė kuptuarit se Islami e ka ndaluar shpėrdorimin dhe shpenzimet e tepėrta, sepse Allahu (xh.sh.) ka thėnė: "Hani e pini, por mos e teproni, sepse Ai nuk i do shpėrdoruesit".


Problemi: Kontradikta familjare

Me kontradikta familjare nėnkuptohen mosmarrėveshjet qė ndodhin midis familjes sė burrit dhe asaj tė gruas pėr shkaqe tė ndryshme, si dasma, festa, emri i fėmijės sė lindur etj, gjė qė ndikon nė tendosjen e marrėdhėnieve ndėrmjet burrit dhe gruas.

Zgjidhja:

1- Mosinformimi i familjeve pėrkatėse pėr mosmarrėveshjet qė lindin midis bashkėshortėve, pėr arsye se ato mund tė shkaktojnė kontradikta midis dy familjeve.

2- Pėrpjekja e familjarėve pėr tė toleruar ose pėr tė mbyllur njė sy pėr problemin, nė mėnyrė qė ai tė mos ndikojė negativisht nė lidhjen bashkėshortore.

3- Familjet e tė dy bashkėshortėve duhet tė pėrpiqen maksimalisht qė t'u vėnė fre mosmarrėveshjeve dhe tė merren vesh me njėri-tjetrin pėr tė gjetur zgjidhjet e pėrshtatshme.

4- Parandalimi i kontradiktave familjare qė ndikojnė nė marrėdhėniet bashkėshortore. Nėse tė dyja familjet kanė probleme me njėra-tjetrėn, nėna ta nxisė vajzėn qė tė tė ketė marrėdhėnie tė mira me tė shoqin, dhe jo ta bėjė qė tė largohet nga bashkėshorti familjeve dhe tė largohet nga i shoqi.


Problemi: Streha bashkėshortore

Me kėtė problem nėnkuptohet mungesa e njė banese tė pėrshtatshme pėr ēiftin dhe lėvizjet e shumta nga njė apartament nė tjetrin, gjė qė shkakton njė gjendje psikologjike tė paqėndrueshme.

Zgjidhja:

Burri duhet tė sigurojė njė banesė tė pėrshtatshme pėr gruan e vet, me prindėrit e tij ose, mė vete. Banesa duhet tė ketė tė gjitha mjetet dhe aksesorėt qė u nevojiten fėmijėve dhe gruas, me kusht qė tė jenė tė pėrshtatshėm pėr tė bėrė njė jetė bashkėshortore tė qėndrueshme, tė qetė dhe normale, siē thotė Allahu (xh.sh.): "Ato (gratė), sipas mundėsisė suaj i vendosni nė ndonjė vend ku banoni ju" (Et-Talak:6).Niveli I kushteve varion nė bazė tė mundėsive ekonomike qė ai ka. Bashkėshortėt duhet ta caktojnė banesėn ku do tė jetojnė pasi tė jenė menduar mirė rreth madhėsisė sė saj, rreth numrit tė dhomave, etj. Kjo bėhet nė mėnyrė qė tė stabilizohen dhe tė mos detyrohen tė ndėrrojnė shtėpi herė pas here. Nėse burri nuk i ka mundėsitė financiare pėr tė realizuar ato ēka ėndėrron gruaja e tij, duhet ta lajmėrojė atė dhe t'i premtojė se kjo gjendje do tė jetė e pėrkohshme, dhe se ai do tė punojė pėr t'i siguruar asaj gjithēka qė e bėn tė lumtur.


Problemi: Konflikti se kush ėshtė mė dominant

Me kėtė konflikt nėnkuptojmė, pėrpjekjet e secilit prej bashkėshortėve nė kėtė kohė, pėr tė evidentuar veten dhe personalitetin e tij, duke cėnuar tjetrin.

Zgjidhja:

Shumė nga bashkėshortėt kujtojnė, se kanė tė drejtėn absolute pėr tė vendosur dhe shohin se kėtu shprehet fuqia e tyre. Ndėrkohė, shumė gra mendojnė se administrimi i shtėpisė dhe edukimi i fėmijėve, duhet tė jetė vetėm nėn kontrollin e saj, dhe kėtu shohin forcėn e tyre. Ky mendim ėshtė i gabuar tek tė dyja palėt dhe mund tė shkaktojė probleme pa fund. Disa nga zgjidhjet e kėsaj situate po i japim si mė poshtė:

1- Pjesėmarrja e pėrbashkėt e bashkėshortėve nė marrjen e vendimeve, ashtu siē ka vepruar i Dėrguari i Allahut (a.s.) me gratė e veta dhe siē na urdhėron Allahu i madhėruar: "Kėshillohu me ato pėr njė ēėshtje dhe, nėse vendos, mbėshtetju Allahut!"

2- Elasticiteti nė marrėdhėniet midis bashkėshortėve, i cili ėshtė vela e bashkėveprimit. Pa elasticitet nuk do tė ketė bashkėveprim.Pjesėmarrja e pėrbashkėt i zgjidh ēėshtjet dhe njėkohėsisht e ruan familjen.

3- Me qėllim qė ky konflikt tė marrė nuance zbutėse, duhet qė pėrgjegjėsitė tė ndahen midis bashkėshortėve me mirėkuptim. Kjo mund tė ndikojė nė bindjen e palės kėmbėngulėse


Problemi: Shtrėngimi i pėrkohshėm i shpenzimeve

Me kėtė problem nėnkuptojmė uljen e sasisė sė shpenzimeve pėr shtėpinė nga ana e burrit, me qėllim sigurimin e sė ardhmes, gjė qė mund tė shkaktojė probleme financiare ndėrmjet bashkėshortėve.

Zgjidhja:

1- Bashkėshortėt duhet tė bien dakord nė pika tė caktuara pėr tė sistemuar pėrparėsitė e shpenzimit, sepse nuk ėshtė e arsyeshme qė tė jetohet nė njė gjendje tė vėshtirė materiale pėr tė siguruar tė ardhmen. Organizimi dhe sistemimi i nevojave parėsore ėshtė i domosdoshėm pėr buxhetin familjar.

2- Burri duhet tė shpenzojė pėr gruan dhe fėmijėt, aq sa t'u sigurojė njė jetesė normale dhe ndėrkohė tė kursejė nga rroga diēka pėr tė ardhmen. Me planifikim tė mirė dhe duke llogaritur buxhetin familjar problemi zgjidhet.

3- Bashkėbisedimi dhe mirėkuptimi midis bashkėshortėve evitojnė lindjen e problemeve. Nėse burri ia sqaron gruas arsyet e kursimit nuk do tė lindin probleme.


Problemi: Gruaja nuk ka shumė kohė pėr burrin

Ndodh qė gruaja interesohet shumė pėr fėmijėt dhe nuk i kushton kohėn e duhur burrit. Kjo dukuri e bėn burrin xheloz, e mėrzit atė dhe shkakton probleme midis bashkėshortėve.

Zgjidhja:

1- Gruaja duhet ta organizojė kohėn e saj nė mėnyrė tė tillė qė t'i kushtojė njė kohė tė veēantė burrit tė vet, tė ulet me tė, tė dalė shėtitje me tė, me qėllim qė ai tė ndjehet I vlerėsuar.

2- Burri duhet ta ndihmojė herė pas here gruan e vet nė kujdesin ndaj fėmijėve dhe tė jetojė nė mėnyrė qė ta kuptojė se kujdesi pėr fėmijėt kėrkon kohė, por nuk ėshtė e vėrtetė se ai ėshtė i lėnė pas dore.


Problemi: Dyshimi dhe xhelozia

Dyshimi dhe xhelozia janė tė shpeshtė nė vitet e para tė jetės bashkėshortore dhe secili partner nė njė farė mėnyre e ruan tjetrin.

Zgjidhja:

Hapat qė duhet tė ndjekin bashkėshortėt pėr tė kapėrcyer kėtė problem janė:

1- Duhet tė pyesėsh veten se ē'tė bėn tė dyshosh? A ke ndonjė gjė tė prekshme apo jo?

2- Nėse nuk ke ndonjė gjė tė prekshme, atėherė kėto mendime negative janė rrjedhojė e ndonjė ērregullimi nė personalitetin tėnd, prandaj duhet tė pyesėsh veten:

- A e ke provuar njė eksperiencė negative tė ngjashme nė familje kur ishe i vogėl?

- A ke parė ndonjė film televiziv qė tregon historinė e njė tradhėtie?

- A ke lexuar ndonjė tregim tradhėtie?

- A ke dėgjuar nga ndonjė shok/shoqe pėr tradhėtinė bashkėshortore?

- Pyetjet e mėsipėrme kanė krijuar tek ty mendime negative.

- Mendimet negative prodhojnė dyshime dhe ndjenjė shqetėsimi.

- Ndjenjat e dyshimit dhe tė shqetėsimit do tė krijojnė njė sjellje shkatėrrimtare pėr familjen.


Dhjetė hapa pėr tė larguar dyshimet nga jeta bashkėshortore:

1- Shmangia e mendimeve negative.

2- Besimi i ndėrsjellė tek njėri-tjetri.

3- Sinqeriteti dhe transparenca nė marrėdhėnie bashkėshortore i largojnė dyshimet.

4- Ngushtimi i rrethit tė kontradiktave bashkėshortore.

5- Ballafaqimi ėshtė metodė e shkėlqyer.

6- Mos e pėrdor metodėn e fajėsimit!

7- Shih nga kėndvėshtrimi i tjetrit!

8- Mundohu t'i kuptosh shkaqet e sjelljes!

9- Mos e bėj tė kaluarėn terren pėr dyshime!

10- Beso tek vetja!



Pėr tė shmangur xhelozinė nė jetėn bashkėshortore

1- Sinqeriteti dhe transparenca

2- Argumentimi mbi bazėn e arsyes,llogjikės dhe gjakftohtėsisė.

3- Moszgjidhja e problemit nga ana e burrit duke shkaktuar probleme tė tjera.

4- Kur lindin ndjenjat e xhelozisė do tė ishte shumė mirė sikur bashkėshortėt tė uleshin dhe tė shprehnin ndjenjat e tyre pėr kėtė ēėshtje, pa akuzuar, pa nėrtitur dhe pa poshtėruar njėri-tjetrin.


Problemi: Vėshtirėsia pėr tė arritur harmoninė

Me kėtė problem nėnkuptojmė vėshtirėsitė qė ka ēdo palė pėr t'u pėrshtatur me tjetrin.

Zgjidhja:

1- Karakterizimi I bashkėshortėve nga inteligjenca dhe shpirti i butė islam pėr tė pranuar qortimet. Ta dijnė bashkėshortėt se pėrsėritja e fjalėve si "mė kupto, nuk e more vesh qėllimin tim, mundohu tė mė kuptosh", janė tregues tė dėshirės pėr mirėkuptim.

2- Zgjedhja e temave tė veēanta pėr diskutim nga politika, ekonomia, shoqėria, edukimi etj, qė i jep mundėsi gruas tė zbulojė mėnyrėn e arsyetimit tė burrit.Diskutimi i ēėshtjeve duke pėrdorur shprehje si "jam dakord me mendimin tėnd", "jam dakord me ty deri nė njė farė pike", "nuk jam dakord me ty nė kėtė pike

3- Po ashtu, duhet tė ketė harmoni edhe nė marrėdhėniet intime dhe, palėt duhet tė gjejnė mėnyrėn qė ua plotėson mė mirė kėtė nevojė.


Problemi: Vonesa e lindjes

Me kėtė problem nėnkuptohet padurimi nga vonesa e lindjes dhe frika nga steriliteti.

Zgjidhja:

1- Bashkėshortėt duhet ta dinė se vonesa e lindjes nuk do tė thotė patjetėr se ka sterilitet. Ajo ėshtė gjė shumė e zakonshme, pėr tė cilėn nuk duhet tė shqetėsohen. Bashkėshortėt qė nuk kanė jetė tė ngarkuar dhe qė nuk kanė fėmijė, nuk duhet tė bėjnė kontroll mjekėsor pa kaluar njė vit nga njė jetė e rregullt ēifti e pandėrprerė nga udhėtime tė gjata tė burrit ose nga shkaqe tė tjera.

2- Disa kėshilla pėr gruan: Ruaje peshėn e pėrshtatshme, mos e pi duhanin, mos e neglizho dhimbjen nė zonėn e legenit, mos iu dorėzo ankthit dhe depresionit, por mundohu t'i kontrollosh kėto gjendje.


Problemi: Pėrvoja e pakėt nė administrimin e pėrgjegjėsive

Mungesa e pėrvojės pėr tė administruar pėrgjegjėsitė e reja tė martesės ėshtė burim problemesh.

Zgjidhja:

1- Bashkėshortėt duhet tė informohen mė shumė pėr pėrgjegjėsitė e reja qė i presin, duke lexuar pėr to nėpėr libra, nė internet etj.

2- Frekuentimi i seminareve dhe dėgjimi i kasetave qė flasin pėr mėnyrėn e pėrmbushjes sė kėtyre pėrgjegjėsive.

3- Pėrfitimi nga pėrvoja e njerėzve tė afėrm dhe e shoqėrisė pėr pritjen e pėrgjegjėsive tė reja.

4- Trajnimi nė praktimin e vazhdueshėm tė kėtyre pėrgjegjėsive, derisa hap pas hapi tė kthehen nė rutinė.

5- Ta durojnė njėri-tjetrin, derisa tė mėsohen t'i kryejnė detyrat ashtu siē duhet.
</BLOCKQUOTE>
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Si t'i kapėrcejnė bashkėshortėt problemet e pesė viteve tė martesės?
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Gruaja dhe Familja ne Islam :: Gruaja (Muslimanja)-
Kėrce tek: