Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumWww.Nur-Islam.TLatest imagesRegjistrohuidentifikimi
Radio NurIslami

 

 Ndalimi i mashtrimit gjatė shitblerjes

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Admin



Numri i postimeve : 187
Join date : 10/07/2008
Location : Gjilan

Ndalimi i mashtrimit gjatė shitblerjes Empty
MesazhTitulli: Ndalimi i mashtrimit gjatė shitblerjes   Ndalimi i mashtrimit gjatė shitblerjes Icon_minitime12.07.08 14:24

Ebu Hurejre (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) thotė: “Me njė rast, derisa Muhamedi (salallahu alejhi ue selem) ishte nė treg, kaloi afėr njė togu (grumbulli) tė ushqimit (qė ishte pėr shitje), kur e futi dorėn nė tė, atij iu njomėn gishtat (nga lagėshtira). Ai tha: ‘O pronar i ushqimit, ēfarė ėshtė kjo?’ Pronari tha: ‘O i Dėrguar i Allahut, e ka zėnė shiu (ushqimin)’ Ai i thotė: ‘Po t’i kishe vėnė (tė njomat) mbi ushqim qė ta shohin njerėzit.’ Pastaj tha: “Nuk ėshtė prej neve ai qė na tradhton.” Shėnon Muslimi dhe Tirmidhiu.

Koment i hadithit

Mashtrimi ėshtė njė fenomen mjaft i rrezikshėm nė shoqėri. Ai tani te shumė njerėz ėshtė bėrė element i rėndėsishėm nė marrėdhėniet ndėrnjerėzore, madje disa e rendisin atė edhe si aftėsi mjaft tė ēmuar qė duhet njohur mirė, nėse dėshirojmė pėrparim dhe avancim nė punėn qė e bėn, si nė shitblerje, gjatė punės, derisa edhe nxėnėsi kur tė hyjė nė provim bazohet, nė atė qė do tė arrijė tė kopjojė, e jo nė atė qė ka mėsuar.

Allahu i Lartėsuar e ka ndaluar mashtrimin dhe ua tėrhoqi vėrejtjen atyre qė e praktikojnė nė ajetin kuranor:

“Tė mjerėt ata qė peshojnė! Ata qė kur matin prej njerėzve, pėr vete e plotėsojnė, e kur u matin tė tjerėve ose u peshojnė, u lėnė mangėt.” Mutafifin, 1-3.

Kėto ajete, pėrmbajnė kėrcėnime pėr njerėzit qė e lėnė tė mangėt peshoren, por, vallė ēfarė ėshtė gjendja e atyre qė tradhtojnė, vjedhin, keqpėrdorin, mashtrojnė tė tjerėt me qėllim qė ata vetė tė pėrfitojnė?

Hadithi i lartpėrmendur sqaron se si duhet tė jetė praktika e njerėzve gjatė bashkėpunimit tė ndėrsjellė. Sinqeriteti, ēiltėrsia duhet tė jetė bazė nė marrėdhėniet tona me njerėzit, kėshtu qė tė fitohet besimi, lidhja dhe dashuria vėllazėrore. Nė anėn tjetėr tė mėnjanohet ligėsia, mllefi, urrejtja dhe mosbesimi.

Pėr fat tė keq, shumė nga tregtarėt besojnė se pa tradhti, ose sė paku pa gėnjeshtėr, ėshtė e pamundur tė fitohet, prandaj shohim se njerėzit kur e njohin njė person se ėshtė tregtar, atėherė edhe nuk ndiejnė besim ndaj tij. Sikurse, mashtrimi dhe gėnjeshtra janė bėrė pjesė tė kėtij profesioni. Kurse ne e dimė se Muhamedi (salallahu alejhi ue selem) ka qenė tregtar dhe e ka lavdėruar kėtė punė, pastaj shumė nga shokėt e tij si Ebu Bekri, Uthmani, etj., kanė qenė tregtarė tė njohur. Por, tė gjithė kėta nė punėn e tyre kurrė nuk kanė mashtruar e gėnjyer dhe ata kanė arritur tė fitojnė dhe tė bėhen tė pasur.

Vėrtet rreth dispozitave dhe normave qė kanė tė bėjnė me tregtinė nė Islam ka mjaft ēfarė tė thuhet, posaēėrisht rreth mashtrimeve qė janė tė pėrhapura gjatė shitblerjes, por ne nuk do tė zgjerohemi me shpresė se nė ndonjė rast tjetėr do tu qasemi atyre mė gjerėsisht, por nė kėtė vend do tė ndalemi vetėm nė pikėn qė pėrmendet nė hadith, pasi flitet rreth njė shprehje mjaft tė pėrhapur te tregtarėt. Ajo qė ėshtė bėrė zakon te njerėzit qė merren me tregti ėshtė se kur e ekspozojnė mallin nė dyqanet ose edhe nė tezgat e tregjeve, i vėnė pemėt dhe perimet mė tė mira dhe myshteriu vjen tė blejė kualitetin qė po e sheh, kurse shitėsi i vendos nė qese perimet qė janė poshtė dhe qė kanė filluar tė prishen.

Nga ky hadith, mjaft qartė, kuptohet se nė ēfarė kritere duhet tė nisemi, nėse dėshirojmė tė bėjmė marketing rreth mallit qė e kemi nė shitje. Mėnjanimi i hipokrizisė dhe gėnjeshtrės ėshtė esenciale nė kėtė dhe kjo vėrtetohet me pjesėn e fundit tė hadithit: “Nuk ėshtė prej neve ai qė na tradhton.”

Por, nuk do tė thotė se njeriu nėse ka ndonjė mall, i cili nuk ėshtė kualitativ ose ka ndonjė defekt, mos ta nxjerrė atė nė shitje, jo kjo nuk nėnkuptohet nga hadithi nė asnjė formė. Shitėsi ka tė drejtė t’i shesė tė gjitha llojet e mallrave, por nėse ka ndonjė defekt malli, atėherė ai duhet ta ketė parasysh kėtė gjatė vendosjes sė ēmimit dhe t’ia sqarojė mangėsinė atij qė e blen. Ashtu siē e kėshilloi Muhamedi (salallahu alejhi ue selem) kėtė njeri, qė ta vėrė ushqimin e njomur pėrmbi, ta shohin njerėzit defektin dhe kush dėshiron ta blejė tė kuptojė se ēfarė lloji i ushqimit ėshtė duke iu ofruar.

Dobitė nga hadithi

1. Domosdoshmėria e sqarimit tė mangėsive tė mallit qė shitet nga ana e shitėsit.

2. Nėse bėhet ekspozimi i mangėsisė qė tė shihet me sy, nuk ėshtė e domosdoshme tė pėrmendet gjatė shitblerjes ajo, pasi myshteriu ėshtė duke e parė.

3. Ndalimi i mashtrimit dhe tradhtisė gjatė shitblerjes dhe se kėrcėnimin qė e ka bėrė Profeti (bekimi dhe paqja qofshin mbi tė!) rreth personit qė e bėnė atė.

4. Domosdoshmėria e kėshillimit tė ndėrsjellė nga muslimanėt.



Pėrgatiti : Alaudin Abazi

09.02.2007
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://nur-islam.forummotion.com
 
Ndalimi i mashtrimit gjatė shitblerjes
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Ndalimi i zilise (hasedit)

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: FEJA ISLAME - Forumi gjeneral :: Sunnet & Hadith-
Kėrce tek: