Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumWww.Nur-Islam.TLatest imagesRegjistrohuidentifikimi
Radio NurIslami

 

 Ushtria - lufta dhe gruaja

Shko poshtė 
AutoriMesazh
muslimone
Antar Fillestar/e
Antar Fillestar/e



Numri i postimeve : 62
Join date : 16/07/2010
Age : 35

Ushtria - lufta dhe gruaja  Empty
MesazhTitulli: Ushtria - lufta dhe gruaja    Ushtria - lufta dhe gruaja  Icon_minitime16.07.10 22:20

Ushtria - lufta dhe gruaja



<BLOCKQUOTE class="postcontent restore ">"Nė betejėn e Uhudit, duke shikuar majtas dhe djathtas, e pashė Ummi Umaren si po luftonte."

Muhammedi a.s.


Sipas tė drejtės islame, gruaja nuk ėshtė e obliguar tė shkojė nė luftė e tė luftojė. Pėr meshkujt vlejnė si udhėzim fjalėt:
"Xhenneti ėshtė nėn shkėlqimin e shpatės".
Ndėrsa pėr gruan:
"Xhenneti ėshtė nėn kėmbėt e nėnave."
Nė realitet, gruaja ėshtė krijesė qė punon mė sė shumti dhe mė sinqeritet nė mbrotjen e atdheut. Ajo e pėrgatitė "fuqinė njerėzore" tė njė populli dhe ia dhuron atdheut tė vet. Ato janė krijesa tė cilat nė parzmat e veta ruajnė mundimet qė i sjellin mobilizimet dhe humbjet qė ato i shkaktojnė.
Nė kohėn e tė Dėrguarit a.s. muxhahidėt islam derdhnin gjakun e vet nė mėnyrė tė pakursyeshme, duke flijuar edhe jetėn, me qėllim qė tė bėhen "shehidė", si gjėnė mė tė lartė pas "pejgamberisė" (nubuvvetit).

Ato (gratė) ishin tubuar dhe dėrguan njerėn te i Dėrguari i All-llahut:

"-O i dėrguar i Zotit! Unė jam pėrfaqėsuese e grave. Nuk ka grua tė njohur e tė panjohur qė nuk dėshiron tė dalė para jush. All-llahu ėshtė Rabbi dhe Zoti edhe i burrave edhe i grave. Ndėrsa ti je i Dėrguar i All-llahut, i Dėrguar edhe pėr meshkujt edhe pėr femrat. All-llahu i Lartėsuar, xhihadin e fali si farz pėr meshkujt. Nėse ata e luftojnė armikun dhe nuk mbyten, bėhen gazi. Do tė fitojnė dhurata dhe sevape. Nėse bėhen shehid, nuk do tė llogariten si tė vdekur, por, pėrkundrazi si tė gjallė, do tė shpėrblehen nga All-llahu xh.sh. Ē’kanė femrat tė ngjashme me kėtė aktivitet tė burrave?

I Dėrguari a.s. u pėrgjigj kėshtu:

Duhet t’i respektoni burrat dhe duhet t’i dini detyrat dhe obligimet, e pak kush nga ju e bėn kėtė!"

Njė grua nga familja Kudaa kėrkoi leje nga i Dėrguari a.s. qė ti bashkohet mobilizimit ushtarak. Ai refuzoi. E gruaja i tha:

-Nuk dua tė luftoj. Vetėm dua t’i shėroj tė plagosurit dhe tė sėmurėve t’u jap ujė. Ja, pėr kėtė dua tė marr pjesė. Pejgamberi a.s. iu pėrgjigj kėshtu:

-Do tė lejoja sikur kjo tė mos bėhej traditė dhe sikur tė mos flitej se filan gruaja shkoi nė luftė. Por, megjithatė, ti duhet tė ngelish nė shtėpinė tėnde."

Kėto hadithe flasin se nė kushte normale gruaja nuk ėshtė obliguar tė shėrbejė nė ushtri dhe tė shkojė nė luftė. Por, kjo s’duhet kuptuar se gruaja nė asnjė mėnyrė nuk duhet tė marrė pjesė nė kėsi lloj aktivitetesh.

Sipas juristėve islam, nėse armiku ka shkelė nė vendin e tyre dhe nėse vjen nė pyetje ekzistenca, atėherė edhe gratė, pa marrė parasysh se a ua lejojnė kėtė burrat dhe etėrit, shkojnė nė luftė.

Nė kushte tjera nėse gratė shprehin dėshirėn dhe kėtė ua lejojnė tė afėrmit mund tė marrin pjesė vullnetarisht nė luftė. Gruaja nuk ėshtė luftėtare, prandaj gruaja e armikut nuk vritet nė luftė. Pejgamberi a.s. gjatė dėrgimit tė muxhahidėve nė luftė, u jipte kėto instruksione:

"Shkoni nė emėr tė All-llahut duke u mbėshtetur nė All-llahun dhe nė fenė qė predikon i Dėrguari a.s. Mos i vritni pleqtė e dėrmuar, fėmijėt dhe gratė. Mos e grabitni pasurinė shtetėrore. Bashkojeni prenė. Zbatoni Islamin. Bėhuni tė ndershėm. Bėni tė mira! All-llahu i don ata qė bėjnė vepra tė mira."

Por, nėse gruaja nė mėnyrė ideore ose aktive merr pjesė nė luftė, atėherė (gruaja e armikut) mund tė vritet.

Gruaja nė ushtrinė islame

Nga koha e Pejgamberit a.s. e deri nė ditėt tona, gruaja islame, i ka rritur luftėtarėt mė tė guximshėm dhe trimat mė tė drejtė pėr ushtrinė, dhe, kohėpaskohe edhe vetė ėshtė pjesėmarrėse nė luftė. Nė kohėn e Pejgamberit a.s. gratė dhanė shehidin e parė pėr Islam. Nė periudhėn e "vėshtirė tė Mekkės", gruaja bashkė me tė shoqin u pėrballoi tė gjitha mundimeve. Emigroi nė shtetet e huaja. U pikėllua nga dhembja e madhe e krijuar nga skenat e vdekjes sė burrave gjatė rrethimit tė muslimanėve dhe nga periudha e urisė. Nė bisedat e fshehta politike dhe fetare qė nė fund tė periudhės sė Mekes i bėnė qytetarėt e Medines dhe i Dėrguari a.s. morėn pjesė edhe gratė.

Ajo mori pjesė nė Hixhretin pėr nė Medine dhe mbrojti Islamin gjatė tėrė jetės. Gruaja mori pjesė nė shumė ekspedita tė armatės islame dhe nė transportimin dhe shėrimin e heronjėve, nė bartjen e shehidėve, nė hapjen e varrezave, nė pėrgatitjen e ushqimit, nė sjelljen e ujit, nė ruajtjen e rezervave ushqimore dhe shumė aktivitete tjera. Veē kėsaj, ajo vetė personalisht pėrdori shpatėn dhe shtizėn. Vrau armiq dhe vetė u bė heroinė dhe shehide.

Ummi Umare nga ensarėt mori pjesė nė betejėn e Uhudit. Gjatė njė luftimi, nė radhėt e ushtrisė islame, midis dhjetė vetėve qė gjendeshin pranė tė Dėrguarit a.s. ishte edhe kjo, burri i saj dhe tė dy bijtė. Kjo, me shpatė nė dorė luftoi pranė tė Dėrguarit a.s. Nė kėtė rast vrau njė kalorės tė armikut dhe u plagos edhe vetė, madje nė disa vende. Pejgamberi a.s. thotė:

"Ditėn e betejės nė Uhud, nė ēdo shikim majtas e djathtas, e shikoja Ummi Umaren si luftonte pranė meje."

Ummi Umare mori pjesė nė disa beteja. Kur kuptoi se Pejgamberi i rrejshėm, Musejleme ia vrau djalin, Halidin, ajo u betua se do tė luftojė kundėr tij dhe mori pjesė nė betejėn kundėr murtedėve (renegatėve) nė Jemame nėn komandėn e Halid b. el-Velidit. Nė kėtė luftė ia prenė dorėn dhe kishte marrė dymbėdhjetė plagė. Musejleme u vra nė kėtė luftė dhe kėshtu fjala e Ummi Umares erdhi nė vend. Nė historinė islame ka shumė raste tė ngjashėm me kėtė tė Ummi Umares.

Nuk ėshtė lėndė e kėsaj vepre tė flitet pėr kėtė gjė. Pėr gratė muxhahide tė kohės sė Asri-Saadetit, hadithe transmetuan kėta muhaddithė: Buhari, Muslim, Ebu Davud, Tirmidhi, Ibėn Maxhe, Ebu Nuajm, Abdurrezak dhe Taberani.

Veprat e grave muxhahide nė ushtrinė islame nė periudhėn e mėvonshme gjinden nė faqe tė arta tė historisė. Ende janė tė freskėta kujtimet pėr heroizmin e muxhahideve nė luftėrat ēlirimtare si p.sh. gratė algjeriane.</BLOCKQUOTE>
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Ushtria - lufta dhe gruaja
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Gruaja dhe Familja ne Islam :: Familja ne Islam-
Kėrce tek: