Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumWww.Nur-Islam.TLatest imagesRegjistrohuidentifikimi
Radio NurIslami

 

 Komentimi i ajeteve 71-72 tė sures Teube

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Admin



Numri i postimeve : 187
Join date : 10/07/2008
Location : Gjilan

Komentimi i ajeteve 71-72 tė sures Teube Empty
MesazhTitulli: Komentimi i ajeteve 71-72 tė sures Teube   Komentimi i ajeteve 71-72 tė sures Teube Icon_minitime12.07.08 14:20

“Besimtarėt dhe besimtaret janė tė dashur pėr njėri-tjetrin, urdhėrojnė pėr tė mirė e ndalojnė nga e keqa, e falin namazin dhe japin zekatin, respektojnė Allahun dhe tė Dėrguarin e Tij. Tė tillėt do t'i mėshirojė Allahu. Allahu ėshtė ngadhėnjyes, i urtė.
Besimtarėve dhe besimtareve Allahu u premtoi xhenete nėn tė cilėt rrjedhin lumenj, nė to do tė jenė pėrgjithmonė dhe (u premtoi) vendbanime tė bukura nė xhenetin e Adnit, edhe njė disponim nga Allahu, qė ėshtė mbi tė gjitha. Ky, pra ėshtė ai shpėtimi i madh.” (Teube, 71-72)
Pasi Allahu i Lartėsuar tregoi pėr munafikėt nė ajetet para kėtyre, pėr cilėsitė dhe natyrshmėrinė e tyre, gjithashtu njoftoi se ajo qė bėjnė munafikėt nuk ėshtė diēka e re pėr besimtarėt e Allahut, njė gjė tė tillė e bėnin edhe popujt qė ishin para tyre, tė cilėt i kundėrshtuan tė Dėrguarit e Allahut, nė ajetet vijuese Allahu i Lartėsuar fillon tė pėrmendė cilėsitė e besimtarėve tė sinqertė, kujdesin dhe dashurinė e tyre ndaj njėri-tjetrit. Allahu thotė: “Besimtarėt dhe besimtaret janė tė dashur pėr njėri-tjetrin, urdhėrojnė pėr tė mirė, e ndalojnė nga e keqa, e falin namazin dhe japin zekatin, respektojnė Allahun dhe tė Dėrguarin e Tij. Tė tillėt do t'i mėshirojė Allahu. Allahu ėshtė ngadhėnjyes, i urtė.”
Besimtarėt janė ata tė cilėt duhen nė mes tyre vetėm pėr hir tė Allahut, janė miq tė njėri-tjetrit, zemrat e tyre janė si njė trup i pėrbashkėt. Allahu nė kėtė ajet thotė: “Besimtarėt dhe besimtaret janė tė dashur pėr njėri-tjetrin”, ndėrsa nė ajetet e mėparshme thotė: “Hipokritėt dhe hipokritet janė si njėri-tjetri”, pėr arsye se zemrat e besimtarėve janė tė lidhura mes tyre, ndėrsa zemrat e munafikėve janė tė pėrēara, kundėrshtohen njėra me tjetrėn.
Besimtarėt janė ata tė cilėt urdhėrojnė pėr punė tė mira, ndalojnė nga e keqja, urdhėrojnė pėr adhurimin e Allahut dhe ndalojnė adhurimin e idhujve dhe tė putave tė ndryshėm.
Imam Taberiu ka thėnė se ēdoherė qė ceket urdhėrimi pėr tė mirė nė Kuran, ėshtė pėr qėllim ftesa nga shirku nė Islam, nga mosbesimi nė iman, ndėrsa ēdoherė qė ėshtė cekur ndalimi nga e keqja, ėshtė pėr qėllim ndalimi nga adhurimi i idhujve dhe i djajve.
Besimtarėt dhe besimtaret falin namazin, i cili ėshtė njė ndėr lidhshmėritė mė tė forta mes Krijuesit dhe krijesės, japin zekatin, i cili ėshtė njė lidhje e fortė qė mban shoqėrinė muslimane, respektojnė Allahun dhe tė Dėrguarin e Tij. D.m.th, epshi i tyre nuk pason tjetėr pėrveēse urdhrat e Allahut dhe tė tė Dėrguarit tė Tij. Besimtarėt e tillė, tė cilėt i kanė kėto cilėsi, nuk kanė ligje tė tjera qė u dorėzohen pėrveē ligjeve tė Allahut, ata nuk kėrkojnė zgjedhje tjetėr, nėse Allahu dhe i Dėrguari i Tij kanė caktuar pėr njė ēėshtje. Me kėto gjėra ata janė tė bashkuar nė metodologjinė dhe rrugėn e tyre, njėsojnė qėllimet e tyre. Tė tillėt Allahu do t’i mėshirojė. Thotė Allahu: “Tė tillėt do t'i mėshirojė Allahu.”
Mėshira qė pėrmendet nė kėtė ajet nuk ėshtė vetėm mėshira nė botėn tjetėr, por ajo sė pari do tė jetė nė kėtė botė, e cila pėrfshin tėrė shoqėrinė qė i ka kėto cilėsi. Allahu ka zbritur mėshirė mbi ta dhe i ka qetėsuar zemrat e tyre. Ai ka zbritur mėshirė mbi ta nė lidhshmėrinė me Allahun dhe zemrat e tyre me mėshirėn e Allahut janė tė mbrojtura nga pėrēarjet dhe mospajtimet. Besimtarėt e besimtaret janė tė kėnaqur me Allahun. Allahu pėr tė gjitha kėto ėshtė i Plotfuqishėm.
Pasi nė ajetet e mėhershme Allahu u premton munafikėve zjarr tė pėrhershėm, besimtarėve u ka pėrgatitur xhenet tė pėrhershėm nėn tė cilat rrjedhin lumenj, vendbanime tė mira nė xhenetin Adn: “Besimtarėve dhe besimtareve Allahu u premtoi xhenete nėn tė cilėt rrjedhin lumenj, nė tė to do tė jenė pėrgjithmonė, dhe (u premtoi) vendbanime tė bukura nė xhenetin e Adnit”, por kėnaqėsia e Allahut ėshtė mbi tė gjitha kėto. Allahu thotė: “Edhe njė disponim nga Allahu, qė ėshtė mbi tė gjitha.”
Kjo ėshtė fitorja mė e madhe: “Ky, pra ėshtė ai shpėtimi i madh.”
E lusim Allahun qė tė na bėjė prej atyre qė duhen, urdhėrojnė pėr tė mirė dhe ndalojnė nga e keqja, respektojnė Allahun dhe tė Dėrguarin e Tij!
E lusim Allahun qė tė na mėshirojė me mėshirėn e Tij dhe tė jetė i kėnaqur me ne!

Shaban Murati
14.9.2007
KLUBIKULTUROR.COM
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://nur-islam.forummotion.com
 
Komentimi i ajeteve 71-72 tė sures Teube
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» KOMENTIMI I ISTIHADES "EUDHU BIL-LAHI MINESH SHEJTANIR-RAXHIM"

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: FEJA ISLAME - Forumi gjeneral :: Kur'an dhe Tefsir-
Kėrce tek: