ForumWww.Nur-Islam.TPytėsoriLista AnėtarėveGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi
Radio NurIslami

Share | 
 

 Obama dhe Mccain nuk i pėrfillin votuesit musliman

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
spy
Antar Fillestar/e
Antar Fillestar/e


Numri i postimeve : 30
Join date : 13/07/2008

MesazhTitulli: Obama dhe Mccain nuk i pėrfillin votuesit musliman   18.07.08 18:43

McCain dhe Obama nuk pėrmendin asgjė sa u pėrket popullatės muslimane me origjinė arabo-amerikane", deklaroi Jana Musleh (18) pėr "The Detroit News", javėn e kaluar.

Katėr muaj para zgjedhjeve nė SHBA, mulsimanėt amerikan ankohen pėr ignorim nga kandidatėt Barack Obama dhe John McCain.



"McCain dhe Obama nuk pėrmendin asgjė sa u pėrket popullatės muslimane me origjinė arabo-amerikane", deklaroi Jana Musleh (18) pėr "The Detroit News", javėn e kaluar. "Ēdo ditė jemi tė diskriminuar. Ata fare nuk pėrmendin ēėshtjet qė janė tė lidhura me ne", shtoi Musleh e cila punon pėr Institutin neutral arabo-amerikan.

Shumė musliman ankohen se dy kandidatėt presidencial pėrmbahen nga takimet publike me imamėt, nė dallim nga kandidatėt nė zgjedhjet e viteve 2000 dhe 2004. Asnjėri prej tyre nuk ka kėrkuar tė paraqitet nė xhami, pėrderisa vizitat e tyre nė kisha dhe sinagoge janė tė shpeshta.

"Ndihem sikurse jam duke humbur betejėn", thotė Eftikhar Saleh, ligjėrues nė Star International Academy nė Dearborn Heights, i cili ėshtė njė ndėr vullnetarėt nė kampanjėn e Obamės. "Frikohen tė flasin pėr islamin sepse nuk dinė ēfarė tė flasin. Dhe nuk dinė ēfarė do tė mendoj opinioni amerikan duke marrė parasysh se ekziston njė frikė e pėrgjithshme se islami nė njėfarė mėnyrė ėshtė religjion i rrezikshėm, andaj edhe nuk dėshirojnė t'i afrohen".

Sot, nė SHBA jetojnė 6-7 milion musliman, duke pėrfshirė 3% e popullatės nė pėrgjithėsi. Studime e realizuara nė vitin 2007 nga ana e Qendrės Pew Research dhe Pew Forums tregojnė se vitet e fundit raportet ndaj islamit janė pėrkeqėsuar.

Muslimanėt ankohen se kandidatėt pėr Shtėpinė e Bardhė largohen nga ata pėr t'i shmangur lidhjet me kėtė pakicė. Njė gjė e cila kontribuoi qė kjo ēėshtje tė diskutohet ėshtė debati negativ i cili kontrolloi garėn pėr nominim nė Partinė Demokratike:, tha Imad Hamad, presidenti regjional i Komitetit arabo-amerikan kundėr diskriminimit.

"Pėr fat tė keq, ata qė i kundėrvihen senatorit Obama tentuan ta shfrytėzojnė kėtė, prejardhjen e tij, ata u munduan ta pėrhapin lajmin se emri i tij ėshtė arab dhe se ai ėshtė musliman. Edhe sot ata e pėrdorin kėtė".

Obama, i cili thotė se ndihet krenar si pjesėtar i kishės, u gjet para kundėrshtarėve mjaft bindės tė cilėt gjatė kampanjės, ku kishte edhe shpifje, e pėrshkruan si musliman i cili e fsheh islamin e tij. Babai i kėtij senatori nga Ilinoisi ėshtė kenias, musliman, pėrderisa nėna e tij ėshtė e bardhė, amerikane e cila nuk e praktikon fenė. I lindur nė Havaje, ndėrsa nga mosha 6 e deri nė 10 vjeē jetoi nė Indonezi me nėnėn dhe njerkun.

"Ishte e gjatė njė kampanjė thashethemesh ku Barack Obama ishte paraqitur si muslian i cili e fsheh islamin e tij", thotė Micahel Fauntroy, shkrimtar dhe profesor nė Universitetin George Mason. Ai vazhdon dhe thotė: "Nė vend se t'i kundėrvihet atyre thashethemeve, ai vendosi t'ju kthej shpinėn".

Muajin e fundit, kampanja e Obamės u kėrkoi falje dy myslimaneve tė cilave nė njė miting u ėshtė ndaluar tė ulen pas tij, pasi qė ato ishin tė mbuluara.

"Sa i pėrket McCainit, ai ėshtė shumė i afėrt me politikėn e administratės sė Bushit, kėshtu qė ka pak gjasa qė do tė ketė pėrkrahjen e tyre", tha Fauntroy. Mc Cain i ka zemėruar muslimanėt sepse ka refuzuar qė terroristėt dhe ekstremistėt tė mos i quaj "islamik". Krahas kėtyre, portparrollėt e dy kampanjave pohojnė se qė tė dy kandidatė i drejtohen tė gjithėve pa marrė parasysh prejardhjen dhe besimin.

"Senator Obama pėrpiqet t'ju shtrij dorėn tė gjithė njerėzve duke mos shikuar nė prejardhjen dhe besimin e tyre", thotė portparoll Dan Leistikow. Ndėrsa Kampanja e McCainit thotė se kandidati republikan "u drejtohet tė gjithė votuesve", dhe se "bashkėsia e muslimanėve nė Michigan ėshtė njė bashkėsi me njė shpirt tė madh biznesi, pjesėtarėt e sė cilės janė pronar tė firmave tė vogla".












18.07.2008.islamgjakova.n
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
Obama dhe Mccain nuk i pėrfillin votuesit musliman
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» barack obama flet per U.F.O
» Pesė teoritė konspirative qė nuk shuhen
» Truprojat e Presidentit Obama 'ALIEN' ?
» Xhindėt
» Shqiptari duke prere femije ne fyt ne emer te all,ahut

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Informacione dhe diskutime te ndryshme :: Lajmet me te reja :: Lajme nga Bota Islame-
Kėrce tek: