Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumWww.Nur-Islam.TLatest imagesRegjistrohuidentifikimi
Radio NurIslami

 

 Mbreti saudit dhe ai spanjoll ftojnė besimtarėt nė ndėrtim tė njė bote tė qetė

Shko poshtė 
AutoriMesazh
spy
Antar Fillestar/e
Antar Fillestar/e



Numri i postimeve : 30
Join date : 13/07/2008

Mbreti saudit dhe ai spanjoll ftojnė besimtarėt nė ndėrtim tė njė bote tė qetė Empty
MesazhTitulli: Mbreti saudit dhe ai spanjoll ftojnė besimtarėt nė ndėrtim tė njė bote tė qetė   Mbreti saudit dhe ai spanjoll ftojnė besimtarėt nė ndėrtim tė njė bote tė qetė Icon_minitime18.07.08 0:04

Mbreti saudit Abdullah dhe mbreti spanjoll Huan Karlos tė mėrkurėn ftuan tė gjithė besimtarėt nė planetė qė t'i bashkojnė forcat nė ndėrtimin e njė bote tė qetė dhe harmonike.
Mbreti saudit dhe ai spanjoll ftojnė besimtarėt nė ndėrtim tė njė bote tė qetė Mbreti_saudit_dhe_ai_spanjoll_ftojne_besimtaret_ne_ndertim_te_nje_bote_te_qete_clip_image002


"Ka ardhur koha qė tė filloj njė "faqe e re pėr njerėzimin" nė mirėkuptim ndėrfetar i cili mund tė ndihmoj qė bota t'i kthej vlerat e humbura dhe tė del nga konfuzioni i krijuar", tha mbreti saudit nė hapjen e Konferencės pėr dialog e cila u mbajt nė Madrid.

Sipas DPA-sė, ai pėrmendi mossukseset e iniciativave tė kaluara sepse dėshironin t'i "stopojnė religjionet" gjė qė ishte tentim i dėshtuar sepse secili religjion i dedikohet besimit dhe vlerave tė veta pa marrė parasysh se Zoti ėshtė njė. "Pėr tragjeditė njerėzore fajtor nuk janė religjionet, por ekstremizmi", tha ai.

Mbreti spanjoll Huan Karlos tha se dialogu ndėrfetar mund tė ndihmoj nė zgjidhjen e problemeve siē ėshtė terrorizmi, uria, sėmundjet dhe varfėria.

Sekretari gjeneral i Ligės botėrore muslimane, Abdulah al-Turki, ftoi delegatėt qė merrnin pjesė nė kėtė konferencė tė hartojnė propozime konkrete pėr bashkėpunim ndėrfetar.

Nė punimet e konferencės marrin pjesė 250 pjesėtarė musliman, krishterė dhe hebre, si dhe ekspert tjerė pėr dialog ndėrfetar, nė mesin e tyre edhe 15 femra, por edhe pėrfaqėsues tė budizmit, hinduizmit dhe taoizmit.

Organizator i konferencės ėshtė Liga botėrore muslimane, dhe ajo nė njė farė forme ėshtė inspiruar nga takimi i mbretit Abdullah dhe papės Benedikt XVI nė nėntor tė vitit tė kaluar nė Vatikan si dhe me Konferencėn ndėrkombėtare islamike pėr dialog e cila u mbajt muajin e kaluar nė Mekke.

Konferenca nė Madrid ėshtė e mbyllur pėr media ndėrsa komunikata pėrfundimtare do tė publikohet tė premten.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Mbreti saudit dhe ai spanjoll ftojnė besimtarėt nė ndėrtim tė njė bote tė qetė
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Informacione dhe diskutime te ndryshme :: Lajmet me te reja :: Lajme nga Bota Islame-
Kėrce tek: