Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumWww.Nur-Islam.TLatest imagesRegjistrohuidentifikimi
Radio NurIslami

 

 KURBAN BAJRAMI DHE THERRJA E KURBANIT

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Admin



Numri i postimeve : 187
Join date : 10/07/2008
Location : Gjilan

KURBAN BAJRAMI DHE THERRJA E KURBANIT Empty
MesazhTitulli: KURBAN BAJRAMI DHE THERRJA E KURBANIT   KURBAN BAJRAMI DHE THERRJA E KURBANIT Icon_minitime14.07.08 20:54

KURBAN BAJRAMI

I Derguari s.a.v.s. ka thene:"Cdo popull i ka festat e veta,e festat e muslimaneve jane dy:Fiter Bajrami dhe Kurban Bajrami".
E ne pasi qe jemi prane nje feste madheshtore te Kurban bajramit vlen qe ti themi disa fjale rreth kesaj feste dhe qka ka te beje me te.
Nga vete fjala Kurban ,kuptojme se kemi te bejme me kurban,qe do te thote sakrifice per hire te Allahut.
Allahu xh.sh ne Kur'an thote:Ne vėrtet te dhamė ty shumė tė mira(kevtherin).Andaj ti falu dhe prejė kurban pėr hirė tė Zotit tėnd!"(El-Keuther:1-2)
"Thuaj:namazi im,kurbani im,jeta ime dhe vdekja ime janė thjesht pėr Allahun Zotin e botėve!"(El-En'am:162)

KURBANI

Kurbani eshte kafshe qe therret per hire te Allahut,gjate diteve te Bajramit.Allahu s.v.t. ne Kur'an thote:"E Devet (therrjen e tyre pėr kurban)ua kemi bėrė prej dispozitave tė Allahut,e ju prej tyre keni dobi,andaj pėrmendeni emrin e Allahut..."(El-Haxh:36)
Me prerjen e kurbanit shprehete devoshmeria ndaj Allahut ,ngase Allahu nuk ka nevoje per ish e as per gjak.E Ai ne Kur'an thote:"Tek Allahu nuk arrin as mishi e as gjaku i tyre,por te Ai arrin bindja e juaj..."(El-Haxh:37)

DISPOZITAT E THERRJES SE KURBANIT

Therrja e kurbanit eshte vaxhib(obligim i domosdoshem) per ata qe kane mundesi,materiale,ngase Pejgamberi a.s. ka thene:"Kush ka mundesi te therr kurban e nuk ther,mos ti afrohet xhamise sone."
Nga kjo nenkuptohet se ai i cili ka mundesi te therr kurban e nuk e ben kete nuk do ti sjelle dobi as falja e namazit te tij(falja e namazit te Kurban Bajramit)pasi qe e ka leshuar nje vaxhib.Po ashtu transmetohet nga Muhafel ibn Selim r.a. se ka thene:Ishim me te Derguarin s.a.v.s. ne arafat e ai tha:"O ju njerez ēdo familje e ka obligim te therre kurban per ēdi vite."

CILAT KAFSHE MUND TE THERREN PER KURBAN

Kafshet te cilat mund te therren per kurban jane:lopet,devet,dhenet dhe dhite.
Per te qene i vlefshem kurbani duhet ti plotesoje keto kushte:lopet duhet te kene me shume se dy vjet,devete me shume se pese vjet,dhenet me shume se gjashte muaj,ndersa dhite me shume se nje vjet.Poashtu Pejgamberi s.a.v.s. ka thene:"Kater lloje te kafsheve nuk mund te therren:kafsha e verber,kafsha e semure,kafsha e gjymte,kafsha e ēalur"
Ne therrjen e nje lope per kurban mund te marrin pjese shtate persona,ne deve dhjete persona,nderkaq delja mund te therret per nje person dhe familjen e tij.Transmeton ibn Abbasi se ka thene:kemi qene me te Derguarin s.a.v.s. ne udhetim kohen e Kurban Bajramit.Nje deve e kei therur per dhjete persona e nje lope per shtate persona.

KUR DUHET THERRUR KURBANI

Transmetohet nga Xhundeb ibn Sufjan el-Bexheli r.a. se ka thene:E kam degjuar Pejgamberin s.a.v.s. duke thene:"Ai io cili e ka therrur kurbanin para se te falet,le ta zevendesoj ate me nje tjeter,ndersa ai i cili nuk e ka therrur ende,le ta therre"

MISHI I KURBANIT

Mishi i kurbanit eshte i preferuar qe te ndahet ne tri pjese:me nje pjesei gezon te varferit,nje pjese te afermeve,kurse pjesen tjeter e ndal per vete.

QKA PREFEROHET TE BEHET NE DITEN E KURBAN BAJRAMIT

Ne diten e Kurban Bajramit eshte e preferuar te behen keto gjera:
1.Te pastrohet trupi
2.Te vishen rroba te reja dhe me te mirat.
3.Diten e Kuran Bajramit eshte e preferuar qe te mos hahet asgje deri sa te therret kurbani dhe te hahet prej mishit te tij.
4.Te falet namazi i Kurban Bajramit.
5.Nderrimi i rruges gjate kthimit ne shtepi(kur te kthehesh nga xhami-falja e namazit te bajramit)
6.Te madherohet Allahu gjate diteve te bajramit.
7.Eshte mire qe ne keto dite te organizohen loja defryese,kfize.shetitje etj.
8.Te urohet Bajrami ndermjet njeri tjetrit.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://nur-islam.forummotion.com
 
KURBAN BAJRAMI DHE THERRJA E KURBANIT
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: FEJA ISLAME - Forumi gjeneral :: Tema te ndryshme-
Kėrce tek: