Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumWww.Nur-Islam.TLatest imagesRegjistrohuidentifikimi
Radio NurIslami

 

 KI KUJDES NGA ARMIKU YT SHEJTANI

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Admin



Numri i postimeve : 187
Join date : 10/07/2008
Location : Gjilan

KI KUJDES NGA ARMIKU YT SHEJTANI Empty
MesazhTitulli: KI KUJDES NGA ARMIKU YT SHEJTANI   KI KUJDES NGA ARMIKU YT SHEJTANI Icon_minitime14.07.08 20:49

KI KUJDES NGA ARMIKU YT SHEJTANI

Ajetet ku permendet shejtani(ne njejes):

Po djalli i bėri qė ata tė dy tė mashtrohen nė atė (pemė ose Xhennetin) dhe i nxori ata nga ajo (e mirė) qė ishin nė te, e Ne u thamė: "Zbritni (dilni), jeni armik i njėri-tjetrit, e ju deri nė njė kohė nė tokė keni vendbanim dhe dėfrim".(BEKARE,36)
O ju njerėz, hani nga ajo qė ėshtė nė tokė e qė ėshtė e lejuar dhe e mirė, e mos shkoni hapave tė djallit se ai ėshtė armik i hapėt i juaji.(BEKARE,168)
O ju qė besuat, hyni nė islamizmin e tėrėsishėm (Pėrqafoni fenė islame nė tėrėsi), e mos ndiqni rrugėn e djallit, sepse ai ėshtė armik i juaji i hapėt.(BEKARE,208)
Djalli ju frikėson nga varfėria dhe ju urdhėron pėr tė kėqija, e All-llahu ju garanton falje (mėkatesh) e begati; All-llahu ėshtė Dhurues i Madh, i Dijshėm.(BEKARE,268)
Ata qė e hanė kamatėn, ata nuk ngrehen ndryshe pos siē ngrehet i ēmenduri nga tė prekurit e djallit. (Bėjnė) kėshtu ngase thanė: "Edhe shitblerja nuk ėshtė tjetėr, por njėsoj edhe kamata!" e All-llahu ka lejuar shitblerjen, ndėrsa ka ndaluar kamatėn. Atij qė i ka aritur kėshillė (udhėzim) prej Zotit tė tij dhe ėshtė ndalė (prej kamatės) atij i ka takuar e kaluara dhe ēėshtja e saj mbetet te All-llahu, e kush e pėrsėrit (pas ndalimit), ata janė banues tė zjarrit, ku do tė mbesin pėrgjithmonė.(BEKARE,275)
E kur ajo e lindi tha: "Zoti im, unė e linda femėr!" Po All-llahu e di mė sė miri atė qė ajo e lindi. E mashkulli nuk ėshtė si femra. "Dhe unė e emėrtova atė Merjeme, e atė dhe pasardhėsit e saj po t'i lė Ty nė mbrojtje prej djallit tė mallkuar.(ALI IMRAN,36)
Vėrtet, ata qė u zbrapsėn prej jush ditėn e ndeshjes sė dy grupeve (besimtarė dhe idhujtarė nė Uhud), ata vetė djalli i shtyri tė rrėshqasin me disa punė tė tyre qė i bėnė, po All-llahu ua fali atyre gabimin; All-llahu ėshtė mėkatfalės dhe i butė.(ALI IMRAN,155)
Po atė (propagandė) e bėri vetėm shejtani qė dėshironte me miqtė e vet (idhujtarėt), t'ju friksojė, po ju mos u frikėsoni prej tyre, frikėsomėnu Mua, nėse jeni besimtar.(ALI IMRAN,175)
Edhe ata qė e japin pasurinė e tyre pėr sy e faqe tė botės, e nuk e besojnė All-llahun as ditėn e mbramė. E ai qė e ka shok djallin, ai pra ėshtė shok i shėmtuar.(NISA,38)
A i vure re ata qė mendojnė se besuan atė qė tė zbriti ty, dhe atė qė zbriti para teje, se si dėshirojnė mes tyre tė gjykojė djalli, e duke qenė se janė urdhėruar qė tė mos e besojnė atė. E djalli dėshiron t'i humbė nė pafundėsi.(NISA,60)
Ata qė besuan luftojnė nė rrugė tė All-llahut, e ata qė nuk besuan luftojnė nė rrugė tė djallėzuar. Luftoni pra miqtė e djallit, s'ka dyshim se intriga e djallit ėshtė e dobėt.(NISA 76)
Madje kur u vjen atyre (munafikėve) ndonjė lajm qetėsues (kur fitojnė myslimanėt) ose shqetėsues (kur dėshtojnė), ata e pėrhapin atė, sikurt'ia linin atė (pėrhapjen lajmit) Pejgamberit dhe pėrgjefgjėsve tė tyre, ata do dinin tė nxjerrin pėrfundime (se si do tė duhej shpallur). Por sikur tė mos ishte dhuntia e All-llahut ndaj jush dhe mėshira e Tij, u, pos njė pakice, do tė ndiqnit rrugėn e djallit.(NISA,83)
Do t'i shmangė (nga e vėrteta), do t'i bėjė tė shpresojnė nė gjėra tė kota; do t'i urdhėroj dhe ata dotė shqyejnė veshėt e bagėtive; do ti urdhėroj dhe ata do tė shėmtojnė krijesat e All-llahut. E kush bėn mik djallin, e jo All-llahun, ai ka dėshtuar sheshazi.(NISA,119)
Ai u premton atyre dhe i bėn tė shpresojnė, por djalli nuk premton tjetėr vetėm se mashtrim.(NISA,120)
O ju qė besuat, s'ka dyshim se vera, bixhozi, idhujt dhe hedhja e shigjetės (pėr fall) janė vepra tė ndyta nga shejtani. Pra, largohuni prej tyre qė tė jeni tė shpėtuar.(MAIDE,90)
Shejtani nuk dėshiron tjetėr, pėrveē se nėpėrmjet verės dhe bixhozit tė hedh armiqėsi mes jush, t'ju pengojė nga tė pėrmendurit Zotit dhe t'ju largojė nga namazi. Pra, a po i jepni fund (alkoolit e bixhozit)?(MAIDE 91)
E pse tė mos pėruleshin kur ju erdhi atyre dėnimi jonė? Por zemrat e tyre ishin ngurosor, po edhe djalli ua hjeshoi atė qė bėnin.(EN'AM,43)
Kur sheh ata se janė thelluar (me tallje) nė ēėshtjet Tona, largohu prej tyre derisa tė kalojnė nė bisedė tjetėr. Nėse djalli tė bėn tė harrosh (e rri me ta), pasi tė bie ndėr mend, mos rri me popullin mizor.(EN'AM 68)
Nga kafshėt (shtėpiake krijoi) edhe aso pėr ngarkim (pėr hipje) dhe aso, prodhimi i tė cilave pėrdoret pėr shtrojė (leshi i tyre ose pėr therrje). Hani nga ajo qė All-llahu ju dhuroi, e mos ndiqni gjurmėt (rrugėt) e shejtanit, pse ai ėshtė armik juaj i hapėt.(EN'AM 142)
Shejtani i nxiti ata tė dy (i mashtroi), qė t'ua zbulojė atyre pjesėt e turpshme qė u ishin tė mbuluara dhe tha: "Zoti juaj nuk ua ndaloi ju dyve atė pemė vetėm qė tė mos bėhi meleqė (engjėj), ose tė mos bėheni prej tė pėrjetshmėve.(ARAF,20)
Atėherė me mashtrim i zbriti (nė nivel tė palakmueshėm). E kur e shijuan pemėn u zbulua vendturpi i tyre dhe filluan tė mbulojnė atė (duke vėnė gjeth mbi gjeth) nga gjethet e (pemėve tė) Xhennetit. Zoti i tyre i thirri (duke u thėnė): "A nuk ua ndalova ju dyve atė pemė dhe a nuk ju thashė ju dyve se shejtani ėshtė armik i haptė pėr ju?!"(ARAF,22)
O bijtė e Ademit, tė mos ju mashtrojė kurrsesi shejtani sikurse i nxori prindėrit tuaj nga Xhenneti, zhveshi prej tyre petkun e tyre qė t'ju dalė nė shesh lakuriqėsia e tyre. Vėrtetė ai dhe shoqėria e tij ju sheh, ndėrsa ju nuk e shihni. Ne i kemi bėrė shejtanėt miq tė atyre qė nuk besojnė.(ARAF,27)
Dhe lexoju atyre tregimin e atij qė patėm dhėnė dituritė Tona, ndėrsa ai u zhvesh prej tyre dhe atėherė atė e shoqėroi shejtani dhe kėshtu ai u bė prej tė humburėve.(ARAF 175)
E nėse tė godet shejtani me ndonjė vesvese, ti kėrko strehim te All-llahu, sepse vėrtet Ai dėgjon e di.(ARAF 200)
Vėrtet, ata qė janė tė ruajtur, kur i prek ndonjė iluzion nga djalli, ata pėrkujtojnė (All-llahun), nga djalli, ata pėrkujtojnė (All-llahun), dhe atėherė shohin (tė vėrtetėn).(ARAF,201)
Dhe kur Ai ju kaploi me njė kotje (gjumė) qė ishte siguri pėr ju nga ana e Tij, ju lėshoi shi nga qielli pėr t'ju pastruar me tė, largoi prej jush shtimet e shejtanit, e qė tė fuqizojė bindjen nė zemrat tuaja dhe t'ju pėrforcoj me tė (me shi) kėmbėt tuaja.(ENFAL 11)
Pėrkujto (Muhammed) kur shejtani u dha guxim pėr veprat e tyre dhe tha: "S'ka kush qė mund t'iu mposhtė sot ju, unė jam mbrojtės Juaji!" E kur u ballafaquan tė dy grupet, ai u tėrhoq prapa e tha: "Unė tėrhiqem prej jush, unė shoh ēka nuk shihni ju, unė i frikėsohem All-llahut. All-llahu ndėshkon shumė ashpėr.(ENFAL 48)
Ai (Jakubi) tha: "O biri im, mos u trego ėndėrrėn tėnde vėllezėrve tu, se po tė bėjnė ndonjė dredhi, s'ka dyshim, djalli pėr njeriun ėshtė armik i hapėt".(JUSUF,5)
E atij pėr tė cilin besonte se ėshtė i shpėtuar i tha: "Mė pėrkujto mua te zotėriu yt". Po djali e vuri nė harresė ta pėrkujtojė te zotėriu i tij, e pėr kėtė mbeti nė burg disa vjet.(JUSUF,42)
Dhe ai tė dy prindėrit e vet i mori lart nė fron (i uli pranė vete), e ata iu pėrulėn atij, e ai tha: "O ati im, kjo ėshtė domethėnia e ėndėrrės sime tė mėparshme. Zoti im kėtė tanimė e bėri realitet, e mua mė dhuroi mirėsi kur mė nxori prej burgut, e juve u solli ngs fshati pasi djalli pat futur pėrēarje ndėrmjet meje dhe vėllezėrve tė mij. Zoti im, me mjeshtėri e butėsi realizon dėshirėn e vet pėr ēka don, vėrtet Ai ėshtė i dijshmi, i urti.(JUSUF,100)
E pasi tė kryhet ēėshtja (tė hyjnė ata tė xhennetit dhe tė xhehenemit nė tė, xhehenemlinjve) djalli (u mban ligjėratėn e shėmtuar), dhe u thotė: "Vėrtet, All-llahu ju pat premtuar premtim tė vėrtetė, e unė ju pata premtuar dhe, qe, nuk zbatova premtimin ndaj jush. Po unė nuk pata kurrfarė pushteti ndaj jush (qė t'ju detyroj), pėrpos qė ju thirra (nė rrugė tė gabuar), e ju m'u pėrgjigjėt; atėherė, pra mos mė qortoni mua, po qortonie veten. Unė nuk mund t'ju shpėtojė juve, e as ju nuk mund tė mė shpėtoni mua. Unė mohoj shoqėrimin tuaj qė mė bėtė mua mė parė (mė adhuruat nė vend tė Zotit)". S'ka dyshim, jobesimtarėt kanė dėnim tė dhembshėm.(IBRAHIM,22)
Dhe atė (qiellin) e kemi ruajtur prej ēdo djalli tė mallkuar.(HIXHR,17)
Pasha All-llahun, Ne dėrguam edhe para teje tė dėrguar ndėr popuj, po veprat e tyre (tė kėqija) ua hijeshoi djalli, se ai ėshtė mik i tyre, e ata kanė njė dėnim tė idhėt.(NAHL,63)
Kur tė lexosh Kur'anin, kėrko mbrojtjen e All-llahut prej djallit tė mallkuar(NAHL,98)
Nėse detyrohesh t'ua kthesh shpinėn atyre (tė afėrme etj.), duke kėrkuar mėshirėn, tė cilėn e shpreson nga Zoti yt (furnizim pėr t'i ndihmuar ata), atėherė thuaju atyre fjalė tė mira (tė lehta).(ISRA,28)
E ti robve tė Mi thuaju: "Le ta thon ata qė ėshtė mė e mira, pse djalli ndėrsen mes tyre, e ėshtė e ditur se djalli ėshtė armik i hapėt i njeriut".(ISRA,53)
Dhe me atė alarmin e zėrit tėnd, mashtroje atė qė mundesh prej tyre, me kalorėsit e kėmbėsorėt tu thirri (bėrtitu) ata, pėrzieju me ta nė pasuri dhe nė fėmijė dhe premtoju atyre, po shejtani nuk u premton tjetėr, pėrveē mashtrim.(ISRA,64)
AI (djaloshi - Jushaė bin Nun) tha: "A e sheh!?" Kur u strehuam te shkėmbi, unė e harrova peshkun dhe pėrveē djallit, nuk mė bėri ksh ta harrojė q tė pėrkujtojė ty atė, dhe ai nė mėnyrė tė ēuditshme mori rrugėn pėr nė det!(KEHF,63)
O babai im, mos adhuro djallin, sepse djalli ėshtė kundėrshtar i Mėshiruesit.(MERJEM 44)
O babai im, unė kam frikė se do tė godet ndonjė dėnim prej tė Gjithmėshirshmit e do tė jesh shok i djallit!"(MERJEM 45)
Por, atė e ngacmoi djalli duke i thėnė: "O Adem, a do tė tė treoj pėr pemėn e pavdekshmėrisė dhe tė sundimit tė pazhdukshėm!"(TA HA 120)
Ka ndonjė nga njerėzit qė kundėrshton nė ēėshtje rreth All-llahut, pa kurrfarė dije dhe ndjek ēdo djall tė mbrapshtė.(HAXHXH 3)
Ne nuk dėrguam para teje asnjė tė dėrguar (me shpallje) dhe asnjė pejgamber (tė dėrguar si vazhdues i shpalljes sė mėparshme), e qė, kur ai (i dėrguari) dėshiroi diē, tė mos iu pat hedhur nė atė dėshirėn e tij djalli, e All-llahu asgjėson atė qė hedh djalli, dhe All-llahu fuqizon argumentet e Veta. All-llahu ėshtė shumė i dijshėm dhe me urtėsi tė madhe rregullon ēėshtjet.(HAXHXH,52)
E pėr a bėrė atė (dyshim) qė djalli e hedh si sprovė pėr ata qė nė zemrat e tyre kanė dyshim (munafikėt) dhe pėr ata, qė i kanė tė zemrat e shtangėta. S'ka dyshim se jobesimtarėt janė nė njė armiqėsi tė pambarim.(HAXHXH 53)
O ju tė cilėt besuat, mos shkoni gjurmėve tė djallit, pse kush ndjek gjurmėt e djallit ai urdhėron pėr tė shėmtuara e tė irituara, e sikur tė mos ishte mirėsia e All-llahut ndaj jush dhe mėshira e Tij, askush prej jush nuk do tė pastrohej kurrė (prej mėkatesh), por All-llahu e pastron atė qė do Ai. All-llahu dėgjon e di.(NUR,21)
Nė tė vėrtetė, pasi e gjeta rrugėn e drejė, ai mė largoi mua prej asaj, e djalli ėshtė ai qė njeriun e humb dhe e lė tė vetmuar.(FURKAN,29)
Madje takova atė dhe popullin e saj se adhurojnė diellin e jo All-llahun, po djalli ua kishte hijeshuar atė veprim tė tyre dhe i kishte shmangur prej rrugės sė drejtė, andaj ata nuk gjejnė udhėzim.(NEML 24)
Ai tha: "Zoti im, unė e ngarkova veten e Ti mė fal mua!" Dhe Ai ia fali, se Ai ėshtė qė fal shumė, ėshtė mėshirues.(KASAS 16)
(I shkatėrruam) Edhe Adin e Themudin, e venbanimet e tyre janė tė qarta pėr ju. Djalli ua pat zbukuruar veprat e tyre dke i shmangur nga e vėrteta, edhe pse e shihni atė.(ANKEBUT 38)
Dhe kur atyre u thuhet: "Pasoni atė qė e shpall All-llahu" ata thonė: "Jo, ne ndjekim atė qė gjetėm te prindėrit tanė!" E edhe sikur djalli t'i kishte thirrur ata nė dėnimin e zjarrtė!(LLUKMAN 21)
Kush mbyll sytė para kėshillave tė Zotit, atij ia shoqėrojmė njė djall qė nuk i ndahet kurrė.(ZUHRUF 36)
E tė mos u pengojė djalli, se ai pėr ju ėshtė armik i hapėt.(ZUHRUF 62)
Nuk ka dyshim se ata qė u kthyen prapa (nė mosbesim) pasi qė u ishte sqaruar rruga e drejtė, djalli ua hijeshoi dhe shpresė tė rrejshme u premtoi.(MUHAMED 25)
Bisedėn e fshehtė e nxit vetėm djalli pėr t'i shqetėsuar ata qė besuan, ndonėse ajo nuk mund t'i dėmtojė ata fare pa dėshirėn e All-llahut, andaj vetėm All-llahut le t'i mbėshteten besimtarėt!(MUXHADELE 10)
Ata i ka nėnshtruar djalli dhe ua ka qitur nė harresė porositė e All-llahut. Ata janė shoqėri e djallit, e dinė se ithtarėt e djallit janė mė tė dėshpruarit.(MUXHADELE 19)
Ata (hipokritėt) janė shembull si djalli, kur i thotė njeriut: "Refuzo besimin!", e kur ai ta ketė refuzuar, ai (djalli) tėrhiqet e thotė: "Unė tėrhiqem prej teje; unė i frikohem All-llahut, Zotit tė gjithėsisė!"(HASHR 16)
Dhe ai (Kur'ani) nuk ėshtė thėnie e djallit tė mallkuar!(TEKWIR 25)
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://nur-islam.forummotion.com
 
KI KUJDES NGA ARMIKU YT SHEJTANI
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Kujdes

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: FEJA ISLAME - Forumi gjeneral :: Tema te ndryshme-
Kėrce tek: