Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumWww.Nur-Islam.TLatest imagesRegjistrohuidentifikimi
Radio NurIslami

 

 KUJT I JEPET ZEKATI?

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Admin



Numri i postimeve : 187
Join date : 10/07/2008
Location : Gjilan

KUJT I JEPET ZEKATI? Empty
MesazhTitulli: KUJT I JEPET ZEKATI?   KUJT I JEPET ZEKATI? Icon_minitime12.07.08 14:13

Sipas Kur’anit (suretu Tevbe, ajeti 60) tė dhėnat e obligueshme fetare, zekati dhe sadakatul-fitri, mund tė shpenzohen dhe tė shpėrndahen nė njėrėn nga kėto tetė kategori:
1. pėr tė varfėrit,
2. pėr tė ngratėt,
3. pėr punonjėsit (qė e tubojnė),
4. pėr ata qė duhet pėrfituar zemrat e tyre,
5. pėr lirirmin nga robėeria,
6. pėr tė mbyturit nė borxhe,
7. pėr nė rrugėn e All-llahut dhe
8. pėr atė qė ka mbetur nė rrugė.

Kėto kategori nuk mund tė shfuqizohen – abrogohen, po as tė shuhen. Pėr prioritetin e njėrės kategori mbi tjetrėn nė rastin e dhėnė, ėshtė i obliguar tė kujdeset pushteti kompetent islam.
Nė rastet tona, sipas mendimit tė shumicės sė ulemave, mė e rėndėsishmja ėshtė kategoria e shtatė “pėr tė mirėn e pėrgjithshme – pėr nė rrugėn e All-llahut – “fi sebilil-lahi”, qė pėrfshin tė gjitha llojet e arsimit dhe edukimit islam, gjegjėsisht ngritjen dhe zhvillimin e instituteve dhe enteve fetare, qėllimi i tė cilave ėshtė ruajtja dhe avancimi i parimeve islame.
Sipas dispozitave tė fikhut, zekati, parimisht, mund t’u jepet: vėllezėrve, motrave, fėmijėve tė tyre, mixhallarėve, motrave tė babait dhe fėmijėve tė tyre, tezeve dhe dajėve dhe fėmijėve tė tyre. Zekati gjithashtu, mund t’u jepet edhe fqinjve.
Prioritet te dhėnia e zekatit kanė tė afėrmit, pastaj tė familjes sė largėt, fqinjėt, pėrderisa i mbushin kushtet pėr pranimin e zekatit.
Zekati, sipas dispozitave tė Sheriatit, nuk mund t’i jepet:
- jomuslimanit,
- personit qė ka pasuri tė mjaftueshme pėr mirėmbajtje,
- burri gruas po as gruaja burrit,
- brezit ngjitės: babait, nėnės, gjyshes, gjyshit po as edhe brezit zbritės: fėmijėve, nipave...
- personit tė sėmurė mentalisht dhe tė miturit, tė cilėt nuk e kuptojnė rėndėsinė e zekatit. Ndėrkaq, mbikėqyrėsit – tutorėt e tyre mund ta marrin zekatin nė emėr tė tyre,
- borxhliut tėnd, pėr shkak tė pagimit tė borxhit me zekat.

Vėrejtje pėr mosdhėnjen e zekatit:

All-llahu xh.sh. thotw:

“Ja, ju jeni ata qė ftoheni pėr tė dhėnė nė rrugėn e All-llahut (pėr luftė kundėr armikut tuaj), e dikush prej jush bėn koprraci, e kush bėn koprraci, ai bėn kundėr vetvetes, All-llahu s’ka nevojė, e ju jeni tė varfėr (keni nevojė). Po nėse ju i ktheni shpinėn, Ai do t’ju zėvendėsojė me njė popull tjetėr, qė nuk do tė jetė si ju.”
(Muhammed, 38)

“O ju qė keni besuar, a t’ju tregoj pėr njė tregti tė bujshme qė ju shpėton prej njė dėnimi tė dhembshėm:T’i besoni All-llahut dhe tė dėrguarit tė Tij, tė luftoni nė rrugėn e All-llahut me pasurinė tuaj dhe veten tuaj, e kjo ėshtė shumė mė e dobishme pėr ju, nėse jeni qė e dini.”
(Es-Saff, 10-11)

“Ata, tė cilėt bėjnė koprraci me atė qė nga tė mirat e veta u dha All-llahu, tė mos mendojnė kurrsesi se ajo ėshtė nė dobi tė tyre. Jo, ajo ėshtė nė dėm tė tyre. Ajo e mirė me ēka bėnė koprraci, nė ditėn e kijametit do t’u mbėshtillet nė qafėn e tyre. All-llahut i mbesin trashėgim qiejt dhe toka, All-llahu ėshtė i njohur mirė mė atė qė veproni.”
(Ali Imran, 180)
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://nur-islam.forummotion.com
 
KUJT I JEPET ZEKATI?
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Shtyllat e fesė Islame :: Dhenia e Zekatit-
Kėrce tek: