ForumWww.Nur-Islam.TPytėsoriLista AnėtarėveGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi
Radio NurIslami

Share | 
 

 Takim i Kėshillit Evropian pėr fetva nė Paris

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Admin


Numri i postimeve : 187
Join date : 10/07/2008
Location : Gjilan

MesazhTitulli: Takim i Kėshillit Evropian pėr fetva nė Paris   14.07.08 19:29

Nė Paris, nga 01. deri mė 05. tė kėtij muaji u mbajt takimi i 18 i rregullt i Kėshillit Evropian pėr fevta, kryesues i tė cilit ishte Shejh Dr. Jusuf Qaradavi.



Krahas raportit nga takimi i 17 i cili u mbajt vitin e kaluar nė Sarajevė, ku ėshtė shėnuar dhjetėvjetori i Kėshillit (Kėshilli ėshtė formuar nė vitin 1997), takimi katėrditor nė Paris ėshtė marrė me ēėshtjet e punėsimit nė kushtet evropiane dhe mundėsive tė implementimit tė sistemit bankar islam, i cili kohėt e fundit ėshtė shumė i pranishėm nė veprimtaritė financiare nė Evropė.

Tema e takimit nė Paris, nė tė vėrtetė, ishte vazhdim i takimit tė Sarajevės ku ėshtė diskutuar pėr pėrparėsitė dhe mangėsitė e integrimit tė muslimanėve nė shoqėritė evropiane.

I formuar t'i ndihmoj muslimanėt tė gjejnė pėrgjigjet e duhura nė shumė pyetje bashkėkohore tė cilat janė specifike pėr jetėn evropiane, Kėshilli Evropian pėr fetva ka rastin qė pas veprimtarisė dhjetėvjeēare tė analizoj punėn e deritashme dhe nė bazė tė asaj pune tė vazhdoj aktivitetet e mėtutjeshme nė integrimin e vlerave tė traditės islame me vlerat pozitive evropiane. Ēėshtja kryesore pėr muslianėt nė Evropė ėshtė si ta ruajnė jetėn familjare, kėshtu qė mos tė humbet identiteti personal e as ndjenja kolektive nė pjesėmarrjen e bashkėsisė muslimane nė shoqėrinė evropiane. Kjo ėshtė e mundshme pėrmes pjesėmarrjes aktive dhe pozitive nė jetėn publike evropiane, sidomos nė botėn e biznesit ku vlerėsohet puna e ndershme dhe pėrmbushja e premtimit.

Takimi i 18-tė i Kėshillit Evropian pėr fetva nė Paris ėshtė i rėndėsishėm sepse nė fetvatė, vendimet dhe rekomandimet nga ky takim mslimanėt kėshillohen qė mes asimilimit dhe izolimit tė zgjedhin integrimin nė shoqėrinė evropiane e cila u ofron mundėsinė tė afirmohen si individ dhe si bashkėsi. Gjithashtu, muslimanėve u rekomandohet qė me anė tė diturisė dhe punės sė tyre tė kontribuojnė nė zhvillimin e shoqėrisė evropiane, dhe me sjelljen e tyre, gjithmonė dhe nė ēdo vend tė jenė shembull i bashkėjetesės dhe tolerancės.

Nė fjalimin e tij pėrfundimtar, shejh Jusuf Qaradavi sėrish u bėri thirrje muslimanėve nė Evropė tė kujdesen pėr veten e tyre, tė ndihmohen mes veti, tė zhvillojnė raporte tė mira me pjesėtarėt e besimeve dhe kulturave tjera. Islami ėshtė fe e bashkėjetesės, respektit dhe ndihmesės. "Pasqyra mė e mirė e islamit pėr tė gjitha kėto ėshtė sjellja e mirė e muslimanit nė ēdo vend dhe nė ēdo kohė", pėrfundoi shejh Dr. Qaradavi.

Muslimanėt nė Evropė duhet tė pėrcjellin ngjarjet nė botė, e sidomos nė lindjen muslimane, por vėmendja e tyre, para sė gjithash duhet tė pėrqendrohet nė pozitėn e tyre nė Evropė, ku banojnė dhe jetojnė.














12.07.2008.islamgjakova.net
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://nur-islam.forummotion.com
 
Takim i Kėshillit Evropian pėr fetva nė Paris
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» A deshironi te kishit nje takim me Alien
» Pse tė vdekurit vijnė nė ėndrrat tona?
» Njė sistem i ri monetar evropian
» Parregullesi me ndėrtesėn e Parlamentit Europian
» Shqiponjė jo shqiptare nė logot e Kėshillit tė Ministrave

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Informacione dhe diskutime te ndryshme :: Lajmet me te reja :: Lajme nga Bota Islame-
Kėrce tek: