Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumWww.Nur-Islam.TLatest imagesRegjistrohuidentifikimi
Radio NurIslami

 

 Ligji i sheriatit mbėrrin nė Angli

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Admin



Numri i postimeve : 187
Join date : 10/07/2008
Location : Gjilan

Ligji i sheriatit mbėrrin nė Angli Empty
MesazhTitulli: Ligji i sheriatit mbėrrin nė Angli   Ligji i sheriatit mbėrrin nė Angli Icon_minitime13.07.08 15:43

Sheriati mund tė luaj rol nė disa pjesė tė sistemit ligjor, tha gjykatėsi mė i lartė i Wellsit dhe Anglisė.

Ligji i sheriatit mbėrrin nė Angli Ligji_i_sheriatit_mberrin_ne_angli_clip_image001Lord Phillips


Zotėria e tij Shefi i Drejtėsisė, Lord Philips of North Matravers paraqiti mundėsinė e vendosjes sė gjykatave tė sheriatit nė kėtė vend si dhe mundėsinė pėr tė vendosur sanksione.

Kėshtu qė nė njė fjalim nė Qendrėn Muslimane tė Londrės Lindore, nė Witechapel, ai pohoi se nuk ka arsye pse principet e sheriatit Islam tė mos pėrdoren nė "Ndėrmjetėsim apo forma alternative tė zgjidhjeve tė mosmarrėveshjeve".

Sheriati, njė seri principesh tė cilat udhėheqin praktikimin e besimit tė shumė muslimanėve, si dhe njė mėnyre jetese pėr ta, vuan nga "keqkuptimet e pėrhapura" tek tė tjerėt, shtoi ai.

Lord Philips tha se: "Nuk ka arsye pėrse principet e Sheriatit Islam apo tė ē'do kodi tjetėr fetar, tė mos jenė bazė pėr ndėrmjetėsime apo forma alternative tė zgjidhjes sė mosmarrėveshjeve."

"Por, duhet tė pranohet se, ē'do sanksion i cili nuk pėrputhet me ndėrmjetėsimin do tė zėvendėsohet nga ligjet nė fuqi tė Anglisė dhe Wellsit."

Zotėria e tij Shefi i Drejtėsisė tha se disa prej dėnimeve fizike si fshikullimi me kamxhik, tė gjuajturit me gurė dhe tė prerit e duarve nuk do tė jenė tė pranueshme.

Ai shtoi se: "Nuk do tė ketė kėrkesa pėr aplikime tė tilla nė gjykatat e vendosura nė kėtė vend, kėshtu qė, tė tilla sanksione nuk kanė pėr t'u aplikuar."

"Pėr sa i pėrket ligjeve, ata tė cilėt jetojnė ne ketė vend janė tė drejtuar nga ligjet angleze dhe ato te Wellsit dhe janė subjekt i juridiksionit tė gjykatave tė tyre."

Gjykatėsi tha se Kryepeshkopi i Canterbury, Dr Roėan Williams, ka qenė i keqkuptuar kur u transmetua pėr tė se kishte thėne se muslimanet anglez duhet tė drejtohen sipas Sheriatit. Dr Williams sugjeroi se Sheriati mund tė luaj njė rol ne "aspektet e ligjeve mbi martesėn, rregullimin e transaksioneve financiare dhe strukturave tė autorizuara tė ndėrmjetėsimit si dhe nė zgjidhjen e konflikteve."

Zotėria e tij Shefi i Drejtėsisė i tha audiencės se tij se: "Nuk ėshtė shumė radikale tė pėrqafosh Sheriatin Islam nė kontekstin e mosmarrėveshjeve familjare pėr shembull, ndėrsa vendit tonė do t'i duhet kohė gjersa tė mirėpres sugjerimet e Kryepeshkopit."

Ėshtė e mundur nė kėtė vend, qė ato te cilėt janė duke nisur njė marrėveshje kontraktuale tė bien dakord qė marrėveshja tė kryhet nė bazė tė ligjeve tė tjera pėrveē atyre Angleze.



Nga: David Burrett
Perktheu Vajada Keēi




independent.co.uk
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://nur-islam.forummotion.com
 
Ligji i sheriatit mbėrrin nė Angli
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Informacione dhe diskutime te ndryshme :: Lajmet me te reja-
Kėrce tek: